Liban, 400 të plagosur në tensionin mes protestuesve dhe policisë

Liban, 400 të plagosur në tensionin mes protestuesve dhe policisë

Protesta në Liban

LIBAN- Policia libaneze sulmoi me gaz lotsjellës dhe ujë drejt qindra protestuesve antiqeveritarë në qendër të qytetit të Bejrutit të shtunën.

Dmonstratat me muaj të gjatë janë kthyer shumë të dhunshme, pranë ”Sheshit të Dëshmorëve”.

Protestuesit u panë  duke hedhur molotovë, gurë dhe fishekzjarre drejt policisë dhe duke ndriçuar me lazer në rrugë.

Më shumë se 80 njerëz u shtruan në spital dhe 140 u trajtuan në vendin e ngjarjes, sipas Kryqit të Kuq të Libanit.

Sipas CNN, demonstratat mbi njërën nga krizat më të këqija ekonomike filluan në mes të tetorit dhe çuan në dorëheqjen e kryeministrit Saad Hariri, i cili tani po udhëheq vendin në një rol kujdestar.

Protestat kanë filluar që nga 18 janari, por kryesisht ishin paqësore.

Ata shpërthyen në dhunë këtë javë ndërsa demonstruesit filluan të shkatërronin xhamat e bankave dhe bankomateve.

Protestuesit janë zhgënjyer gjithnjë e më shumë pasi vendi nuk ka qenë në gjendje të krijojë një qeveri të ligjshme për më shumë se tre muaj.

Sistemi bankar është shembur i gjithi, por qytetarët libanezë kanë një kufi mujor tërheqjeje me vlerë rreth 200 dollarë.

Monedha e vendit ka humbur 60% të vlerës së saj në muajt e trazirave, pasi çmimet rriten dhe njerëzit nuk kanë mundësi të paguajnë faturat e tyre të rregullta.

Ministri i brendshëm i Libanit Raya Haffar El Hassan u detyrua të kërkojë falje pasi forcat e sigurisë sulmuan gazetarët në protesta të mërkurën, duke thënë se oficerët ishin nën stres dhe po përpiqeshin të vazhdonin me muajt e demonstratave.

Anëtarët e stafit të “MTV i Libanit” dhe “Al Jadeed TV”  u plagosën gjatë përleshjeve në Beirut,  ndërsa po mbulonin protestat jashtë kazermave Helou, që i përkasin Forcave të Sigurisë së Brendshme.

Saad Hariri, i cili aktualisht po udhëheq vendin në një rol kujdestar pasi dha dorëheqjen si kryeministër në fund të tetorit, lëshoi ​​një deklaratë duke dënuar dhunën.

"Konfrontimet, zjarreve dhe aktet e sabotimit në Beirut janë një skenë e çmendur, e dyshimtë dhe e papranueshme që kërcënon paqen civile dhe paralajmëron për pasojat më të rënda. Beirut nuk do të jetë një arenë për mercenarë dhe politika të qëllimshme për të goditur paqen e lëvizjeve popullore", ka thënë Hariri.

Protesta në Liban

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali