Përballë jehonës ndërkombëtare që ka marrë investimi i planifikuar në Zvërnec, ku përfshihet edhe dhëndri i Presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, kryeministri Edi Rama doli në një konferencë të gjatë me gazetarë të mediave europiane për të dhënë sqarime mbi projektin që ka nxitur protesta masive në vend. Në një takim që zgjati gati dy orë në godinën e qeverisë, Rama këmbënguli se ende nuk ekziston një projekt i miratuar dhe se nuk është dhënë asnjë leje ndërtimi për zhvillimin në zonën e mbrojtur të Zvërnecit.
“Nëse dikush thotë se ka një leje ndërtimi. Po, ka një proces. Po, ka një kompani. Sigurisht që ka një kompani. Por fakti që ka një kompani nuk do të thotë se ka një projekt”, tha Rama.
Rama pati një komunikim të tensionuar, me gazetarët e Brukselit.
Rama: Vini këtu me kokën e mbushur me gënjeshtra që u kanë bllokuar trurin.
Gazetarja: Jo jo unë e kam trurin në rregull...
Rama: Trurin e keni në rregull, problemi është sa i hapur është ai për faktet. Keni ardhur e bindur se ka një projekt që është anuluar.
Shkëmbimi i replikave me të, lindi pasi gjatë pyetjes, gazetarja përmendi një anulim të projektit.
“Kurrë s’kam thënë që kemi anuluar projektin, s’ka pasur kurrë. Po punohet për projektin, çfarë ka këtu për të mos u kuptuar. Faktet janë të mërzitshme, por gënjeshtrat janë shumë joshëse. Që ta anulosh duhet ta kesh një projekt, përndryshe çfarë do të anulosh”, tha Rama.
Për protestat masive që janë futur tashmë në ditën e tyre të 9-të, Rama tha se janë të nxitura nga faktorë të jashtëm e se shumë shpejt qeveria do të bëjë publike faktet.
“Ka aktorë që po përpiqen ta shfrytëzojnë duke përdorur atë që quhet depërtim dhe ka të tjerë që po përpiqen ta përdorin për axhendën e tyre që ka të bëjë me Shqipërinë si një vend interesant për t’i dhënë energji politikëbërjes së tyre. Kemi shumë të dhëna për këtë, do të bëjmë publike faktet. Vetëm faktet. Ka një aktor dashakeq që është Irani, e dimë me fakte”, tha Rama.
I pyetur nëse protestat masive cënojnë rrugën e integrimit europian të Shqipërisë, Rama u përgjigj kështu.
“S’ka të bëjë fare, tregon që jemi si çdo vend i BE-së”, tha kryeministri.
Ndërsa në fund një mesazh e kishte për protestuesit.
“Nëse jeni vërtet të shqetësuar për Zvërnecin, hajde të flasim”, tha Rama.
Më herët kryeministri iu përgjigj edhe senatorit demokrat Bernie Sanders, i cili e konsideroi projektin i dhëndrit të Presidentit Donald Trump dhe vëllezërve nga Katari është një katastrofë për mjedisin.
Në përgjigjen publike ndaj tij Rama theksoi se Shqipëria nuk është një sfond për beteja politike të huaja. Sanders, një figurë e njohur e demokratëve, është një nga zërat më kritikë ndaj Presidentit Trump.
Kryeministri Edi Rama njoftoi tërheqjen nga Ligji për investimet Strategjike, i kritikuar në mënyrë të përsëritur nga BE, ndërsa së fundmi kërkesa për shfuqizimin e tij ka ardhur dhe nga zërat e protestuesve që pas kundërshtimeve për projektin turistik në Zvërnec, mblidhen çdo ditë poshtë zyrës së tij.
“Tashmë nuk na duhet më një ligj për investime strategjike sepse kapitali po hyn dhe investuesit e mëdhenj po vijnë dhe në fakt nuk duan t'ja dinë për lehtësira. Duan natyrisht status të mbrojtur e kështu me radhë, por nuk kemi probleme me këtë. Kam përshtypjen që është pjesë e kuadrit negociator dhe po punojmë tashmë për një ligj të ri për investimet kështu që po punojmë me Bashkimin Evropian për këtë”, deklaroi Rama duke iu përgjigjur një pyetje të një prej mediave europiane me të cilat ai zhvilloi këtë të martë një konferencë të gjatë shtypi në mjediset e kryeministrisë.
Rama megjithatë mbrojti efeket positive që sipas tij ka sjell ky ligj. “Kurrë nuk ka qenë i padrejtë për të thënë këtë gjë fillimisht dhe shumë njerëz që flasin për këtë as nuk e dimë për ç' flasin. Ligji për investime strategjike na ka ndihmuar të sjellim në këtë vend më në fund disa investime që përndryshe nuk do të kishin ndodhur”, u shpreh kryeministri.
Ligji u miratua në vitin 2015, me një afat 3-vjeçar, me në fokus investimet në sektorë prioritar si turizmi, energjia, transporti, bujqësia apo zonat teknologjike, dhe afati i tij është shtyrë 6 herë, me argumentin se ka interes nga investitorët vendas dhe të huaj. Aktualisht ai parashikohet të qëndrojë në fuqi deri në fund të këtij viti.
Komisioni Evropian i ka kritikuar në progres raportet për Shqipërinë zgjatjet e afatit të këtij ligji, për shkak të shqetësimeve për ndikimet e mundshme negative mjedisore, veçanërisht në zonat e mbrojtura.
Protesta për Zvërnecin po shfrytëzohet nga Irani, u tha kryeministri Rama gazetarëve të BE, teksa shtoi se për ta mbështetur këtë, do të publikohen faktet.
“Ka aktorë që po përpiqen ta shfrytëzojnë duke përdorur atë që quhet depërtim dhe ka të tjerë që po përpiqen ta përdorin për axhendën e tyre që ka të bëjë me Shqipërinë si një vend interesant për t’i dhënë energji politikëbërjes së tyre. Kemi shumë të dhëna për këtë, do të bëjmë publike faktet. Vetëm faktet. Ka një aktor dashakeq që është Irani, e dimë me fakte. S’kam thënë asnjëherë që Irani e shpiku, po them që Irani u hodh menjëherë në këtë histori. Jemi në luftë kibernetike prej disa vitesh tashmë”, tha Rama.
Më tej tha se ka një sulm të madh për të vrarë këtë projekt, të cilin ai nuk do ta lejojë të ndodhë.
“Është një sulm i madh për të vrarë një projekt para se të lindë. Këtë nuk e lejoj, nuk do të ndodhë”, shtoi kryeministri.
Protesta paqësore për Zvërnecin është e dobishme për jetën demokratike për sa kohë mbetet e tillë, u tha kryeministri Rama gazetarëve të BE. Madje, u shpreh se i duket argëtuese, por në vijim të gjithë do të nxjerrin mësimet e tyre.
“Është e dobishme për jetën tonë demokratike për sa kohë mbetet e paqtë. Më duket argëtuese kur duan të shajnë gjithkënd ka të bëjë me mua. Është argëtuese me meme-t dhe ka shumë fëmijë që u duket bukur të jenë aty. Për sa kohë është kështu është mirë, pastaj ndodh përballja me realitetin. Të gjithë ne do të nxjerrim mësimet tona sesi të merremi më tej me edukimin, transparencën e me radhë”, tha Rama.
Nga konferenca me gazetarët, kryeministri Rama u dërgoi një mesazh protestuesve që prej 9 ditësh ‘derdhen’ përpara kryeministrisë. Ai pati mesazhe si për ata që i urojnë vdekjen, ashtu edhe për ata që janë vërtet të shqetësuar për Zvërnecin.
“Mesazhi im, varet sepse ka shumë njerëz të ndryshëm që protestojnë në rrugë. Ka shumë që bërtasin vdekje Edi Ramës! Mesazhi im për ta është vazhdoni se më shtohet jeta! Ka të tjerë njerëz që duke qenë se kanë lidhje me grupime, ambicie politike, ka njerëz që vijnë se janë të shqetësuar, nëse jeni vërtet të shqetësuar, le të flasim. Kur them të flasim, përgjigjja e tyre është që nuk flasim kurrë me të se është një djall që na ndryshon këtë fuqi. E kam këtë fuqi, por nuk është fuqia ime, por e fakteve”, tha Rama.
Ndryshe nga Zvërneci për të cilin ka marrëveshje pronësie, për Sazanin s’ka ende një tillë. Kryeministri Rama u tha gazetarëve të BE se Sazani nuk po shitet dhe as nuk ka pasur përpjekje për ta blerë. Edhe nëse do të kishte, garantoi Rama, alternativa nuk do të pranohej sepse ishulli u përket shqiptarëve.
“Ishulli i Sazanit nuk ka nevojë për një projekt pikë së pari, ka nevojë për një marrëveshje. S’kemi marrëveshje për ishullin e Sazanit sepse po negociojmë prej 2 vitesh. Kurrë s’kanë kërkuar ta blejnë ishullin. Edhe po të kërkonin, kurrë nuk na ka shkuar ndonjëherë nëpër mend alternativa për të shitur ishullin. Marrëveshja ka të bëjë me sipërmarrjen e përbashkët mes investuesit dhe Shqipërisë. Ishulli u përket shqiptarëve, Republikës së Shqipërisë. Aty ku do të ndërtohet, do të ketë pronësi të objektit. Po negociojmë. E kuptoni pse jam... si ta them... nuk jam as i zemëruar, i frustruar deri në kockë sepse sheh gjithë këto foto, ishulli i Sazanit i ndërtuar me kulla Trump, këtej thuhet turp t’i vijë Edi Ramës! Është krejt e kundërta, po negociojmë. Shteti shqiptar do të fitojë prej kësaj. Për ishullin nuk kanë ende asnjë skicë të paraqitur sepse nuk kanë asnjë marrëveshje”, tha Rama.
Gjatë konferencës nuk munguan as tonet e ironisë. Në një moment, një gazetare irlandeze i kërkoi kryeministrit Edi Rama një dedikim në librin “The Albanian Files”, një botim mbi arkitekturën dhe transformimin urban të Shqipërisë, me parathënie të vetë Ramës dhe kontribute nga 60 studio arkitekturore ndërkombëtare. Në mesazhin e tij, kreu i qeverisë shprehu simpatinë për irlandezët dhe ironizoi akuzat që i janë bërë gjatë debatit për projektin në Sazan, duke iu referuar vetes si “vrasës flamingosh”.
" A dëshironi një dedikim? Do jua shkruaj nga një vrasës flamingosh. Për mua irlandezët janë nga njerëzit që jo vetëm që më pëlqejnë por po të zgjeidhja në një jetë tjetër do të isha irlandez. Askush nuk do të çuditej pse jam kokëfortë sepse do ta merrnin të mirëqenë” tha Rama duke shkëmbyer batuta me gazetaren dhe duke e nënshkruar librin me këto fjalë 'Për lulen time irlandeze, nga një vrasës flamengosh” "Sigurohu që bashkëshorti ta kuptojë, duket shumë e dyshimtë" shtoi ai
Asnjë projekt nuk do të jetë në kundërshtim në natyrën, tha kryeministri Rama para gazetarëve të BE, ndërsa përmendi rrjetet e interesuara të hoteleve për investimin në Zvërnec.
“Qëkur keni parë në Europë projekte që vijnë si grusht kundër natyrës? Mendoni që Cheval Blanc dhe Bernard Arnault do të vrasin flamingot? Mendoni që Rosewood Hotel do të vijë këtu për të shitur ‘Mojito’ në mes të betonit? Mandarin Oriental do të dojë të lidhet me diçka që është e shëmtuar? Hotelet Aman do të vijnë të qëndrojnë mes bunkerësh?”, tha Rama.
Gjatë konferencës për shtyp me gazetarët e huaj, kryeministri Edi Rama ironizoi gjithashtu akuzat që e lidhin herë me George Soros e herë me Kushner, ndërsa theksoi se qëllimi i tij është të tërheqë investime në Shqipëri dhe se vendi nuk duhet të bëhet pjesë e përplasjeve politike në SHBA.
"Kur Jared Kuchner dhe Ivanka Trump erdhën këtu, nuk ishte ende e qartë nëse Donald Trump do të shkonte në burg apo në Shtëpinë e Bardhë. Për mua, ata ishin investues amerikanë që pyesnin nëse mund të kishin një shans për të investuar në Shqipëri. Nuk ishin familja e Donald Trumpit, sepse Trump asokohe mund të shkonte në burg sepse përballej me shumë akuza. Por nuk më takonte mua të merresha me këtë. Nga njëra anë më thonë që jam njeriu i Sorosit, nga ana tjetër i Kuchnerit , pa gjejeni kush jam? Unë jam kryeministri i Shqipërisë që dua që të vijnë e të investojnë këtu e të jenë miq të këtij vendi. Nuk mendoj se Shqipëria duhet të jetë ushqim për betejat politike në SHBA. Unë dua që cdo projekt të jetë i bazuar në fakte. Afro 25% më shumë natyrë e gjelbërim është ajo që do të sillet nga projekti sepse këto janë objektivat që kemi., Kushdo që më merr për të mirëqenë gabohet" tha Rama.
Në një konferencë me gazetarët europianë, kryeministri Edi Rama foli për lajmet që kanë qarkulluar se projekti në Zvërnec është pezulluar. Ishte një gazetare rumune që e pyeti Ramën nëse projekti është anuluar apo pezulluar, por shefi i qeverisë u kujdes të thotë se ende nuk ka një projekt dhe nuk ka çfarë të pezullohet.
Rama: Nuk është anuluar, se s’ka pasur kurrë një projekt për tu anuluar. Vini këtu me kokën e mbushur me gënjeshtra që u kanë bllokuar trurin.
Gazetarja: Jo jo unë e kam trurin në rregull...
Rama: Truri e keni në rregull, problemi është sa i hapur është ai për faktet. Nuk është ne rregull. Kemi të tjerë këtu dhe duhet të më thonë nëse kam thënë në fillim që e kemi anuluar projektin, atëherë më duhet të shohim regjistrimin. Keni ardhur e bindur se ka një projekt që është anuluar. Ajo tha që unë thash në fillim që projekti është anuluar. Po talleni me mua apo çfarë. Ajo që në fillim thasë që projekti është anuluar. Seriozisht e keni? Kurrë s’kam thënë që kemi anuluar projektin, s’ka pasur kurrë. Po punohet për projektin, çfarë ka këtu për të mos u kuptuar. Faktet janë të mërzitshme, por gënjeshtrat janë shumë joshëse.
Që ta anulosh duhet ta kesh një projekt, përndryshe çfarë do të anulosh. Ju nuk shihni asnjë ndryshim mes, nuk ka projekt dhe projekti është anuluar. Prandaj e bëra këtë pyetje, sepse doja që ju ta qartësoni, mos këmbëngulni. Gjyshja ime thoshte që të bësh gabim është njerëzore, të këmbëngulësh në gabim është djallëzore.
Gazetarja: Projekti tani është i pezulluar..
Rama: Po si mund të pezullohet kur nuk ekziston? Çfarë projekti është pezulluar
Në konferencën me gazetarët e BE, kryeministri Rama u pyet nëse është i shqetësuar për zgjerimin e protestës kundër investimit në Zvërnec. Kryeministri tha se Shqipëria është një vend i lirë dhe e konsideron diçka të mirë që protesta të zhvillohet pa pengesë, ndërsa rikujtoi 21 janarin.
“Pikë së pari, ky është një vend i lirë. Unë vetëm kam qenë pjesëmarrës në protesta dhe e njoh shijen e momentit kur e ke të vështirë të protestosh, e di edhe shijen e gjakut kur protesta ndodh në një mjedis jo të lirë. Në këtë bulevard, jo një shekull më parë, por vetëm më pak se 20 vjet më parë, apo më saktë, në 2011, 4 protestues u vranë me armë sulmuese që i kishin vënë në shënjestër pikërisht nga kjo ndërtesë. Për mua, është një epokë ndryshe, një moment ndryshe në histori. Është vërtet diçka shumë e mirë që njerëzit të mund të protestojnë pa asnjë problem, edhe pse mund të duket gjëja më e vogël, por nuk është kështu, është një tjetër arritje e kësaj dekade, një arritje për të cilën shqiptarët kanë luftuar për një kohë të gjatë. E dyta, kjo protestë është provokuar nga një akt i shëmtuar dhune nga një roje sigurie kundër një protestuesi në kufirin e tokës, vendit për të cilin po flasim që prej një jave apo më shumë tashmë, për të cilin morëm masa më të ashpra dhe më të shpejta. Roja është arrestuar, drejtori i policisë së Vlorës u shkarkua dhe njësia e policisë që ishte në terren dhe nuk ndërhyri menjëherë për të ndalur rojën, është vënë nën hetim. Kompanisë së sigurisë i është hequr licenca. Akti i dhunës ndezi ndjenjat, u bë virale dhe çeli rrugën për ngritjen e pikëpyetjeve mbi zhvillimin, pronën, projektin. Pastaj, befas çështja u bë më e gjerë dhe tashmë cek gjithçka që është në rregull, por nuk jemi më në dinamikën e disa apo shumë njerëzve, quajeni si të doni, edhe pse kam parë raportime për qindra mijëra vetë që janë qesharake, por s’dua të flas për numrat, por për thelbin. Gjithçka ndryshoi sepse befas nuk ka projekt. Protesta u shndërrua në protestë masive me refrenin anuloni projektin, thashë po, e anulojmë në këtë moment, por më tregoni projektin. Nuk ka projekt. S’ka të bëjë me mua ose Shqipërinë, por me shoqërinë demokratike për të reflektuar sesi gjysmë të vërtetat mund të ndezin mjedisin që është në mbarë platformat, ndërkohë që nuk qëndrojmë më te thelbi, por diku gjetkë, nuk kanë të bëjnë aspak me mua ose me ne”, tha Rama.
Përpara gazetarëve të BE, kryeministri Edi Rama tha se për investimin në Zvërnec po punojnë arkitektët më të mirë të Shqipërisë dhe ende s'ka projekt. Ai u tha gazetarëve të merren me faktet ndërsa po flasin me njeriun e gabuar “në kohën dhe vendin e gabuar” pasi nuk ka projekt, pavarësisht asaj që thonë protestuesit.
“Nuk jam zgjuar kurrë një ditë të jetës sime me mendimin si të bëj diçka të shëmtuar. Gjithnjë kam besuar që bukuria është ajo për të cilën kemi nevojë dhe kam luftuar gjithmonë për të bukurën. A kam pasur gjithnjë sukses? Jo. Shqipëria është një vend ku ju sfidj me fakte se numri më i madh i arkitektëve më të mirë të botës po punojnë së bashku, më vete për projektin. Këtë lloj përqendrimi nuk e gjeni në asnjë vend të Europës sepse duam të bukurën, cilësinë, gjëra që e ndryshojnë njëherë e mirë jo vetëm perceptimin në këtë vend. Pyetja është nëse unë, jam një njeri që merret me politikë dhe nëse kërkon të ndryshojë vendin e vet si kryeministër duhet të vihem në dyshim dhe trajtohem si njeri i pavlerë përballë ndërtesës ku punoj duke kërkuar gjëra që janë legjitime, i bën ata më të respektuar sesa unë? Pse? Sepse çdo politikan është hajdut? Çdo njeri është i korruptuar? Duhet t’u besoni fakteve sepse si mund të merremi me këtë oqean? Gjysmë të vërtetat kanë potencialin për të qenë gënjeshtrat më të mëdha. Po flisni me personin e gabuar, në kohën e gabuar, në vendin e gabuar sepse keni ardhur pas 7 ditëve që është përhapur dhe ka mbytur botën. Unë them nuk ka projekt dhe komenti i një mediaje të madhe është por këta protestues thonë që ka një projekt. Çfarë është kjo?”, tha kryeministri.
Turizmi elitar mund të frenojë dëmet e turizmit masiv dhe të sigurojë më shumë të ardhura, tha kryeministri Rama në konferencën me gazetarët e BE. Ndërsa fokusin e bisedës e përqendroi te mjedisi dhe mbrojtja e tij që ditët e fundit është kthyer në temë për shkak të protestave për Zvërnecin, Rama tha se flamingot në atë zonë nisën të riktheheshin kur ai mori pushtetin, për shkak të moratoriumit për gjuetinë.
“Pak gjëra mund të jenë të krahasueshme që turizmi në nivelin e luksit mund të jetë kundër njerëzve. Ajo që sjell një turist në një resort luksoz është më shumë në kuptimin e të ardhurave dhe më pak në kuptimin e turizmit, trafikut. Turizmi luksoz e mbron një vend nga ajo që mund t’i ndodhë nga turizmi masiv. Turizmi masiv ka qenë ambasador i shkëlqyer, por s’mund të vazhdojmë në këtë mënyrë, na duhet të kemi turizëm luksoz për të ndryshuar shkallën e të ardhurave dhe për të ulur trysninë që turizmi masiv ka mbi mjedisin. Të flasim për mjedisin. Flamingot. A e dini se kur nisën të ktheheshin flamingot? Kur unë mora qeverinë, nuk kishte flamingo sepse Shqipëria kishte gjueti të paligjshme. Flamingot e pelikanët nisën të riktheheshin pasi vendosëm moratorium për gjuetinë e paligjshme, për prerjen e pyjeve për 10 vjet. Shihni nga pamjet satelitore”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama kundërshtoi deklaratat se projekti i shumëdebatuar në Zvërnec është pezulluar, duke thënë se nuk mund të pezullohet diçka që nuk është miratuar kurrë. Në një debat me një gazetare rumune gjatë konferencës me mediat europiane, Rama tha se raportimet për pezullimin e projektit janë të pavërteta dhe se puna për hartimin e tij vazhdon.
“Çfarë projekti është pezulluar? Si mund të pezullohet diçka që nuk ekziston? Pse thoni që është pezulluar? Cilat autoritete e kanë thënë këtë?”, pyeti Rama. Pasi gazetarja iu përgjigj se këtë informacion e kishte marrë nga ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, kryeministri këmbënguli se bëhet fjalë për një informacion të pasaktë.
“Unë nuk e di çfarë ka thënë ai, por nëse e ka thënë këtë gjë, e ka gabim. Sepse nuk ka një projekt të pezulluar. Kam një mik timin dhe më duhej ta takoja për arsye të caktuara. Më tha se ishte vonë. E pyeta nëse kishte ndonjë problem. Më tha se ishte në protestë. Ky person është njeri shumë i mirë, i arsimuar, mysliman, jo fanatik, por frekuenton xhaminë. I thashë: ‘Pse dole në protestë?’ Më tha: ‘Me këtë gardhin, për të zbatuar atë që do Bibi Netanjahu, e ke tepruar.’ I thashë: ‘Ej, unë nuk jam media sociale. Ta ka zënë mendjen media sociale, por nuk është e vërtetë.’ Pra, këto gënjeshtra ua kanë zënë mendjen njerëzve, sepse projekti nuk është pezulluar dhe nuk është anuluar kurrë, sepse nuk është miratuar kurrë. Ndërsa flasim, puna vazhdon për hartimin e tij. Unë e them dhe ju vazhdoni. Kjo është çmenduri. Nuk mund të jetë fjala ime kundër tuajës. Ka të bëjë me faktet. Nuk shoh asnjë lloje prove. Unë them që ende nuk ka projekt, unë them që ende nuk kemi vlerësimin mjedisor, që po punohet mes njerëzve më të mirë. Po ju them ‘prisni dhe do të shohim’, mos paragjykoni, mos më tregoni flamingot.”, tha Rama.
Gjatë konferencës me gazetarët e BE, kryeministri Rama kundërshtoi një prej tyre lidhur me protestat për Zvërnecin duke thënë se s’mund të flasë për atë që thonë njerëzit në rrugë, por me fakte.
-Dje intervistova disa njerëz në rrugë...
Edi Rama: Po më bëni pyetje mua, po kërkoni të dini se çfarë mendoj. Ajo që keni bërë në rrugë nuk është me interes për mua, po më pyesni mua. Unë nuk jam në rrugë, nuk jam dikush që nuk mban përgjegjësi kur flet sepse unë përfaqësoj këtë vend. Unë përfaqësoj njerëz që më kanë zgjedhur të jem këtu dhe përballë jush më duhet të jem i vërtetë, të jap fakte dhe nuk mund të sfidohem me çfarë keni dëgjuar ju në rrugë. A keni fakte për të më treguar që vërtetojnë se po them diçka që nuk është e drejtë? Jo. Më tregoni, më sfidoni.
Në konferencën me gazetarët e vendeve të Bashkimit Europian, ku u pyet për investimin e planifikuar prej 4 miliardë dollarësh në Zvërnec dhe debatet që kanë shoqëruar projektin, kryeministri Edi Rama hodhi poshtë pretendimet se ekziston një leje ndërtimi për zonën dhe akuzoi rrjetin Balkan Insight për dezinformim.
Pyetje: Thatë që nuk ka një projekt, por përse është ngritur ky gardh rrethues në plazhin për të cilin po flasim dhe përse rrjeti ballkanik i investigimit thotë se ka një kompani që ka leje për të ndërtuar në këtë zonë, nëse nuk ka një projekt?
Edi Rama: “Balkan Insight po gënjen. Nuk ka të bëjë me kush thotë çfarë, por me kush provon çfarë. Unë nuk jam këtu për të thënë gënjeshtra, por as për të dëgjuar gënjeshtra. Nëse dikush thotë se ka një leje ndërtimi, le ta tregojë atë.
Përkundrazi, nëse më pyesni dhe jeni të interesuar për faktet, po, ka një proces. Po, ka një kompani. Sigurisht që ka një kompani. Por fakti që ka një kompani nuk do të thotë se ka një projekt. Ka një shprehje interesi, ka një proces që ka nisur me autoritetet dhe, për ta bërë shumë të qartë, bëhet fjalë për një pronë private.
Është shqetësuese kur kalon nëpër gjithë këto postime dhe sheh gjëra kaq të pasakta, kaq të shpifura. Nëse nuk do të isha në këtë pozicion dhe nuk do të isha plotësisht i vetëdijshëm për faktet, edhe mua do të më neveriste të shihja se qeveria ime po shet një ishull pa më treguar çfarë do të ndodhë. Sigurisht që do të ndihesha i revoltuar. Por a është e vërtetë?
Së dyti, Zvërneci dhe ishulli janë dy projekte të ndryshme. Nuk janë i njëjti projekt. Pse publikohet vazhdimisht ishulli, gardhi e gjithçka tjetër? Për të krijuar një perceptim të neveritshëm, sikur Shqipëria të jetë një republikë bananesh ku ishujt u shiten oligarkëve dhe vendi drejtohet nga një kryeministër që u shërben oligarkëve. Çfarë është kjo? Është e neveritshme, por a është e vërtetë? Jo.
Ju mendoni se keni sjellë fakte që provojnë të kundërtën e asaj që po them, por nuk është kështu. Kompania ekziston, shprehja e interesit ekziston dhe marrëveshja është private. Kështu funksionon një vend demokratik. Nuk njoh asnjë vend që mund t’i ndalojë privatët të bëjnë marrëveshje mes tyre. Nuk njoh asnjë vend ku qeveria t’u thotë privatëve: ‘Mos guxoni të lidhni marrëveshje’.
Unë njihja një vend ku privatët nuk lejoheshin të ishin privatë dhe të huajt konsideroheshin armiq. E kam njohur atë vend, e kam luftuar dhe, falë Zotit, fituam.
Është gardh, e dashur. Çdo privat ka të drejtë të kërkojë leje për të vendosur gardh rrethues në pronën e tij. Të luftosh kundër gardheve të pronave private, çfarë është kjo?
Kur ka një proces të tillë dhe një komunikim me autoritetet për një projekt, ne kemi protokolle që vërtetojnë se ky vend funksionon si një vend europian. Kemi dokumente me shkrim që tregojnë se investitorëve u janë bërë të qarta çështje si ndjeshmëria e zonës, distanca nga laguna, parametrat e zhvillimit, dendësia e ndërtimit dhe të gjitha kushtet e tjera.
Çfarë mendoni ju? Si mund të bëhet që e vërteta të shihet dhe të dëgjohet?
Unë e thashë ditën e parë dhe të dytën, pastaj hoqa dorë, sepse kuptova që kjo nuk kishte të bënte me mjedisin. Kishte të bënte me një ndjenjë që thotë: ‘Ka ardhur koha të marrim kontrollin’.
Që ditën e parë kam thënë se kushdo që është i interesuar të flasim për këtë çështje është i mirëpritur. Unë jam këtu për të folur për projektin, për mjedisin, për parametrat, për gjithçka kemi bërë deri tani, për të treguar dokumentet, faktet dhe çdo gjë që lidhet me ligjin për mjedisin.
Po ashtu, jam gati të tregoj se pretendimi se ne kemi ndryshuar ligjin që kjo të ndodhë është krejtësisht i pavërtetë. Kjo është gënjeshtër dhe unë jam gati t’jua provoj me fakte. Por si t’i provosh faktet në këtë botë?” tha Rama.
Komente








Jo jo, leje ndërtimi jo! Por shife pak KKTU më datë 29.04.2026 5. 5. Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: "Për kryerjen e punimeve të rrethimit dhe të punimeve përgatitore në funksion të ndërtimit të rrugëve të aksesit brënda prone", me subjekt zhvillues shogërinë "Zvërnec South Adriatic Development" sh.p.k.
PërgjigjuSazanin e ke propozuar ti edi rama per shitje kushnerit...e tha vete kushneri dje ne interviste....ti i ke shkuar kushnerit ne yaht dhe i ke propozuar kushnerit te bleje sazanin...
PërgjigjuNUK JUA KA FAJIN EDI RAMA....AI GJEN SHESH E BEN PERSHESH,,.VETE E KENI FAJIN SEPSE SHKONI E VOTONI PER TE DITEN E ZGJEDHJEVE DHE TANI PAS 13 VITEVE KUJTOHENI RAMA IK TANI....PO PSE NUK E PATE RAMEN JUVE NE BASHKINE E TIRANES KUR E MBYTI TIRANEN ME PALLATE BASHKE ME LALI-PLEHUN..APO ATEHERE ISHTE I MIRE AI...KU NUK LA ASNJE LULISHTE E FUSHE FUTBOLLI PA E BERE PALLAT...SE DONTE 20% AI...PO KUR U BE KRYEMINISTER NUK E PATE JU ..NUK KISHIT SY JUVE O POPULLI SHQIPTAR KUR I DHATE VOTEN EDHE TRE HERE TE TJERA. KUR AI JU VIDHTE NE ENERGJI...RRUGE..SHENDETESI..ME TRE KONCENSIONET ..VJEDHJET E IPARDIT,..NE INCENERATORET KU SI PER CUDI TE GJITHE IKIN NUK KAPEN NGA POLICIA.VJEDHJA E UNAZES TE MADHE,,..NE VJEDHJET NE BASHKINE E TIRANES...ME LALI PLEHUN,,,NE VJEDHJET E TUNELIT TE MURRIZIT..LLOGARASE..RRUGES KARDHIQ-DELVINE...ETJ..SA ME SHUME I JEPNI OKSIGJEN EDI RAMES..AQ ME SHUME PARA DO VJEDHE AI NGA ARKA..KETO PARA AI I INVESTON NE VILA NE BREGDET ME NJEREZIT E TIJ MANE...KASTRATI....KURSE JUVE AI JU THOTE IKNI NE EMIGRACION ..SA ME SHPEJT RREZONI ME DHUNE EDI RAMEN...NDRYSHE PO BENI GABIMIN E RADHES ME PROTESTA PAQESORE...
PërgjigjuANULLO PROJEKTET NE SAZAN-ZVERNEC DHE RRJOLL...DHE NGRI NJE KOMISION HETIMOR ME NE KRYE SPAKUN PER PROJEKTIN NE DURRES ..PSE PO ZHYTEN NDERTESAT ATY....PO SI BERE KETO JEP DOREHEQJEN..PO NUK DHE DOREHEQJEN DO TE VIJME NE ZYRE DHE E DI TI SE CFARE TE PRET.... ...
Përgjigju