TIRANË- Kryeministri Edi Rama në një intervistë për median Al Jazeera thotë se resorti në Zvërnec, një investim që parashikohet 4 mld dollarë, është një bekim për Shqipërinë. Duke komentuar protestat që prej nëntë ditësh po zhvillohen para kryeministrisë, shefi i qeverisë thotë se kurrë nuk ka qenë në pikëpyetje nëse ky investim do ecte ose jo përpara.
“Nuk ka qenë kurrë në pikëpyetje nëse ky projekt do të ecte përpara apo jo. Ky është një bekim për vendin. Një investim prej 4 miliardë eurosh në një vend që ka një Prodhim të Brendshëm Bruto prej rreth 27 miliardë eurosh e ca, flet vetë", tha Rama.
Akuzave se e shiti Shqipërinë, Rama iu përgjigjet se nuk bëhet fjalë për një tokë publike që qeveria po e jep apo po e shet, por për një pronë private, e cila iu është shitur investitorëve nga Katari nga vetë pronarët e tokës.
"Sa i takon projektit që ka shkaktuar gjithë këtë reagim dhe zemërim në mbarë botën, bëhet fjalë për pronë private. Nuk bëhet fjalë për tokë publike që qeveria shqiptare po e jep apo po e shet duke 'nxjerrë në shitje vendin'. Është pronë private.
Kjo është një shprehje interesi e bazuar në një marrëveshje private mes palëve private, me të cilën, qeveria shqiptare nuk ka asnjë lidhje”, tha Rama për Al Jazeera.
Në një intervistë tjetër për Reuters, kryeministri Rama e ka bërë të qartë që nuk do të anulohet projekti dhe sipas tij një pjesë e resortit mund të hapet për publikun para fundit të kësaj dekade.
Komente








Tani vetem vetvetja na ka ngelur se edhe kryeministri eshte ne drejtim te paditur.
Përgjigju