Protestat shqiptare në Maqedoni
Ivanov: Dhuna nuk do të tolerohet

Protestat shqiptare në Maqedoni<br />Ivanov: Dhuna nuk do të tolerohet
Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov nga Ohri ka reaguar për protestat e ditëve të fundit për rastin “Monstra”.  Ai është shprehur ka qenë në kontakt me institucionet rreth të gjitha ngjarjeve dhe ka gjykuar të gjithë aktet e dhunës në protestat.

Presidenti maqedonas ka thënë se protestat paqësore janë të lejuara por dhuna nuk do të tolerohet dhe institucionet për këtë do të marrin masat e duhura.
“Të gjitha pyetjet mund të zgjidhen nëpërmjet institucioneve “, ka thënë Ivanov nga Ohri.

Rreth deklaratave nga rajoni, si dhe për djegien e flamurit maqedonas në Kosovë, Ivanov ka theksuar se nuk duhet të harrojnë gjithë ato që Maqedonia ka bërë rreth formimit të shtetit të Kosovës.

“Në Kosovë me akte të atilla, posaçërisht me djegien e flamurit ato më shumë i bëjnë dëm vetes. Të gjithë e dinë se çka ka bërë Maqedonia të ndihmon Kosovën që të arrin shtetësinë. Çdo akt i tillë i tyre do të ndikon në paraqitjen e tyre se si do ti shikojnë jashtë nëpër botë”, ka deklaruar Ivanov.
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sa i njohim ekzaminimet radiologjike? Sonte në 21:00 ‘Klinika 24’ në Report Tv

Sa i njohim ekzaminimet radiologjike? Sonte në 21:00 ‘Klinika 24’ në Report Tv