Pasi e renditen ndër 7 monumentet më të rrezikuara të Evropes, arkitektët dhe inxhinierë të organizatës "Europa Nostra", zbritën në terren këtë të martë për të inspektuar Urën e Zogut në Milot.
Të shoqëruar nga Shoqata Shqiptare e Inxhinierëve Konsulentë, ekspertët e huaj thanë se do të realizojnë projektin e restaurimit, por ndërkohë kërkuan nga institucionet shtetërore të ndalojnë shfrytëzimin e interteve në lumin Mat.
“Jemi këtu për të inspektuar gjendjen e urës, natyrisht ka shumë punë për të shpëtuar këtë infrastrukturë të bukur, por bashkë më inxhinierët shqiptarë që janë shume të përgatitur do të realizojmë një studim. Do të kemi dhe një takim në ministrinë e kultures për të gjetur një mundesi për të mos lejuar dëmtimin e mëtejshëm, e më pas restaurimin e këtij monumenti të kulturës”, u shpreh arkitekti, Pedro Ponce de Leon.
Nga vërshimi i lumit Mat, njëra nga këmbët e ures ka humbur në shtratin e lumit më shume se 2 meter dhe e gjithë struktura është dëmtuar, duke rrezikuar shembjen e plotë.
“Kjo është urë e bukur dhe ëshëtë gjynah që nuk u parandalua shkatërrimi që nisi që në 2019. Unë shpresoj të bëhet projekti i përforcimit dhe rikonstruksionit. E gjitha vjen nga braktisja! Tani shteti duhet të ndalojë marrjen e inerteve në brigjet përreth”, tha Lida Miraj, arkitekte.
Ndërsa ish-prefekti i Lezhës, gjok jaku shton se “ inxhinierët janë të bindur se ka teknika për ta konservuar në gjendjen që është e më pas riparimin”.
Ura e Zogut është ndërtuar në vitin 1927 dhe gëzon statusin e Monumentit të Kulturës së kategorisë së parë.
G.MO/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
89.3%
-
Jo
9.1%
-
Nuk e di
1.6%
Vota total: 13157
Lajme të tjera
-
30 vite pa investime, lagjja e harruar në periferi të Lezhës! Rrugët e shkatërruara vështirësojnë lëvizjen e banorëve
29 Mars, 16:18
-
FOTOGALERIA/ Shoqëria civile protestë para SPAK: Ku është floriri i Kërrabës! Hetoni evazionin fiskal të hidrokarbureve
29 Mars, 12:15
-
Vala e protestave, përse protestojnë francezët?
29 Mars, 09:11
-
Rikandidimi Ndrec Dedës për Bashkinë Mirditë, jep dorëheqjen kreu i PS në Rubik: Bën fushatë me njerëz me precedent penal! Vjen në punë 2 herë në javë nga 2 orë
28 Mars, 12:59
-
Degradimi i rrugës në Fushë-Milot, banorët në protestë, kërcënojnë me bllokim total nëse nuk merren masa: Kanë 10 ditë afat
28 Mars, 11:01
-
Tokat e tyre preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës sërish në protestë: Shteti të negociojë me ne
28 Mars, 10:12
-
Pas revoltës së madhe dhe protestave të fuqishme në Izrael, kryeministri Netanyahu shtyn reformën në drejtësi
28 Mars, 09:59
-
Shpërthimi në 2020 në pallatin në ndërtim të biznesmenit Liman Gjoka në Lezhë, në pranga porositësi
28 Mars, 07:54
-
Tentuan të vrisnin të riun në Rreshën, arrestohet një prej autorëve! Në kërkim i biri dhe nipi
27 Mars, 15:51
-
U raportua si aksident, zbardhet sherri në Lezhë! Arrestohet i riu që kërcënoi me armë 23-vjeçarin, u përplas me një makinë kur po largohej! 3 në kërkim
27 Mars, 13:20
-
Tentuan të vrisnin të riun në Rreshën pas një sherri mes dy djemve, arrestohet një prej autorëve, i biri dhe nipi ende në kërkim! Makina e blinduar i shpëtoi jetën të riut
27 Mars, 10:01
-
Netanyahu shkarkon ministrin e Mbrojtjes, protesta masive në Izrael, mijëra njerëz në rrugë! Herzog: Ndaloni reformën në drejtësi! SHBA: Të shqetësuar
27 Mars, 07:40