Tiranë/ Protestë në Picallë, banorët shembin portën e hekurit nga kompania ‘Shijaku SHPK’: Prona është e jona

PICALLË- Banorët e fshatit Picallë në Tiranë janë ngritur në protestë pasi sipas tyre  kompania private “SHIJAKU” shpk po i prek pronat e tyre private, sipërfaqja pyjore , për të cilat nuk disponojnë certifikatë pronësie, por e kanë e kanë të trashëguar brez pas brezi dhe në arkivin e kadastrës pronësia e tyre iu njihet.

Vendosja e dy portave të hekurta në të dyja anët e rrugës ka acaruar më tej situatën pasi rreth 200 banorë nuk mund të shkojnë më tek tokat e tyre e të kullotin bagëtitë, aktivitet të cilin më parë e kryenin. Mesditën e kësaj të mërkure të rinj e të moshuar janë bërë bashkë për të shkatërruar portat.

Shoqëria “Shijaku” SHPK po punon në zonë për ngritjen e qendrave të organizuara  sociale  dhe shërbimeve në fushën e shërbimeve sociale, por sipas banorëve askush nuk ka shkuar tek to për të zhvilluar bisedime dhe të bëj transparent projektin. Banorët thonë se nuk do të ndalen së protestuari derisa e drejta të triumfojë. Banorët kërkojnë t’u njihet prona e tyre e të trajtohen si pronar të saj.

 

G.MO/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Samiti i BE në Tiranë do përshpejtojë integrimin?



×

Lajmi i fundit

Pele në gjendje të rëndë shëndetësore? Vajza e legjendës tregon të vërtetën

Pele në gjendje të rëndë shëndetësore? Vajza e legjendës tregon të vërtetën