Protestë në shi, fermerët e Roskovecit e Dimalit kundër ndërtimit të termocentralit në fshatin Suk 1: Të ndalet projekti ose hyjmë në grevë

FIER- Mbi 50 fermerë të fshatrave të Roskovecit e Dimalit kanë protestuar mesditën e sotme kundër ndërtimit të Termocentralit në fshatin Suk 1.

Me pankarta në duar, në mes të shiut, fermerët shprehen se tentativa e bashkisë së Roskovecit për t’i hapur rrugën ndërtimit të këtij termocentrali në zonën bujqësore është kriminale.

Prania e termocentralit do të shkatërrojë një sipërfaqe bujqësore prej 700 hektarë me sera, tha një banor. Sipas tyre jo vetëm toka, uji, por edhe ajri do të ndotet.

"Ne jemi të vendosur për të ndaluar këtë ndërtim", tha një prej fermerëve në protestë.

“I bëj thirrje kryetares së bashkisë që duhet të na bëjë sa më parë transparent këtë projekt sepse unë jam banor i këtij komuniteti, fermer. Të na bëhet transparent investimi në të kundërt ne do jemi në greva të vazhdueshme duke shkuar deri në kryeministri. Dëmtohen 70 hektarë sera. Jemi e vetmja zona e paprekur. I lutem kryetares së bashkisë të heqë dorë nga projekti”, u shpreh një fermer.

“Ky termocentral dëmton të gjithë zonën tonë. Si do jetojmë nëse helmohemi çdo ditë. Do të bëjmë edhe greva urie”, shtoi një tjetër.

Të shqetësuar nga ndotja e puseve të naftës, fermerët thonë se nëse projekti nuk ndalohet do të përshkallëzojnë në grevë urie.

Firma shqiptare që kërkon të ndërtojë termocentralin është Gener 2. Por krahas kundërshtisë nga ana e banorëve ndërtimi i këtij termocentrali ka ngjallur debate të ashpra edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak. Këshilltarët e djathtë Dhurata Malka e Fredi Feleqi kanë bërë thirrje edhe këshilltarëve që votuan pro, ta kundërshtojnë këtë investim që për ta do të krijojë probleme.

Banorët paralajmërojnë se protestat kundër ndërtimit të këtij termocentrali do të vazhdojnë.

B.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

‘40% e kostove’, Qeveria plotëson kërkesën e prodhuesve, do të heqë për 3 vite akcizën e gazit të lëngshëm! Ishte në fuqi prej vitit 2022

‘40% e kostove’, Qeveria plotëson kërkesën e prodhuesve, do të heqë për 3 vite akcizën e gazit të lëngshëm! Ishte në fuqi prej vitit 2022