Protestuesi me tepsi dhe kazan që di 3 gjuhë të huaja: Duan t'na çojnë në konflikt civil për të dytën herë (VIDEO)

Një protestues ndryshe në rrugët e Tiranës. Ai di tre gjuhë të huaja dhe tregon për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta, të gjitha mllefet ndaj politikës.

Dilaver Nela me tepsi në kokë, kazan dhe lugë thotë se politika në vend nuk ka arritur asgjë për popullin dhe mendon se të vetmit që mund ta shpëtojnë vendin janë ndërkombëtarët.

"Jam Dilaver Nela, 55 vjeç, nga fshatrat e Laçit. Protestoj sepse ata na kanë lënë duke pritur "Hë Europën, hë Europën". Këta e kanë mendjet të lugët te tëpsia të kazani, nuk e kanë mendjen te populli. Pa u ngopur me bukë duan të na çojnë në konflikt civil për të dytën herë. Këta janë cmendur kanë dalë nga shinat. Klasa politike ka mbaruar. Kemi 30 vjet. Ndërkombëtarët i mbajnë se kanë mundësi t'i tërheqin zvarrë kurse neve s'na lënë pë arsgjë, na kanë hipur në kurriz. Na lënë të shkojmë për tre muaj një njeri jashtë vendit. Kemi 30 vjet dhe kemi arritur vetëm 3 muaj.

Duhet të ndërhyjnë ata që i kanë mbajtur. të pasurit janë majmur aq shumë sa ne nuk i bëjmë dot gjë. Ne nuk i largojmë dot as me proces votimi. Ata që i enjten me lekë, ndërkombëtarët ata të vijë ti heqin Unë shikoj në lajmet e huaja në tërë botën votohet ndryshe. Të tërë e kanë palosur establishmentin", thotë protestuesi.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Plaku xhuxhumaku.: 13/03/2019 17:40

    Edhe une di te flas 4 gjuhe te huaja por prap nuk kam gjetur pune ne Tirane .

    Përgjigju
  • Fahrri Bajg Spiuni: 13/03/2019 17:01

    Vlonjat është?

    Përgjigju
  • Mira: 13/03/2019 14:11

    Te lumte, njerez si ty ka nevoje Shqiperia, bravo, te lumte goja.

    Përgjigju
  • redi: 13/03/2019 13:03

    Me sakt nuk ka

    Përgjigju
  • vlora: 13/03/2019 11:52

    SUPER INTELIGJENT BRAVOO!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Minnesota mund Phoenix, fitojnë Dallas dhe Indiana

NBA/ Minnesota mund Phoenix, fitojnë Dallas dhe Indiana