Protestë tek Ura Vajgurore/ Fermerët e mbështetur nga PD hedhin prodhimet në rrugë: Kemi falimentuar

Një grup banorësh dhe fermerësh përkrahës të opozitës, kanë protestuar këtë të dielë në zonën e Urës Vajgurore duke iu përgjigjur thirrjes së Kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për të  për t'i bashkuar protestës së madhe që pritet të mbahet më 16 shkurt para Kryeministrisë në kryeqytet.

Me banoret ne kete proteste është bashkuar  edhe i dërguari i kryesisë së PD-së, se për Beratin, Eno  Bozdo, i cili i ka bërë  thirrje banorëve të bashkohen në protesten e madhe të 16 shkutit në Tiranë.

Në shenjë proteste ndaj pakënaqësisë së tyre, një grup mbështetësish të Partisë Demokratike, kanë zgjedhur të hedhin prodhimet e tyre në rrugë, ndërsa ankohen se po protestojnë pasi qeveria i ka lënë ata të falimentojnë për shkak të taksave të larta , mungesës së subvencioneve, rritjes së çmimit të naftës etj.

Protesta është zhvilluar në  Urën e Kucit, në ndarjen e Beratit me Lushnjen ndërsa ësaj proteste në në këtë qytet  pritet t'i bashkohet edhe kryedemokrati Lulzim Basha  rreth orës 16.00.

Prej disa ditësh partia demokratike ka filluar përgatitjet për të mobilizuar sa më shumë mbështetës për protestën e 16 shkurtit përpara Kryeministrisë e paralajmëruar si radikale.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BERATI: 10/02/2019 22:14

    Proteste e pa pame me 10kg portokalle. Hahahaha

    Përgjigju
  • toni: 10/02/2019 19:29

    ato qe jan ne toke meritojne me shume respekt se ju me dy kembe..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

13 të huaj betohen për shtetësinë shqiptare, Veliaj: Marrja e pasaportës shqiptare, mision për të çuar vendin përpara

13 të huaj betohen për shtetësinë shqiptare, Veliaj: Marrja e pasaportës shqiptare, mision për të çuar vendin përpara