Të premten zyrtarisht qeveria shqiptare i dha leje futbollit për të vazhduar me ndeshjet pa tifozë dhe për t’iu rikthyer aktivitetit pas afërsisht tre muaj. Si rrjedhojë e vendimeve të marra më herët Superliga do të nisë me 3 qershor, pra të mërkurën, por në bazë të një protokolli shëndetësor të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe FSHF.
Për zhvillimin e një ndeshjeje maksimumi do të lejohen 165 perona, ndërsa stadiumi do të ndahet në tre zona: 1-Fusha dhe zona teknike, 2-Tribuna dhe 3- Perimetri i stadiumit. Ndryshe nga çdo kampionat tjetër në Europë Superliga do të nisë pa kryerjen e tamponëve, të cilët janë të kushtueshëm për klubet shqiptare. Një vendim i kontestuar nga specialistët e fushës, por i dakordësuar me Ministrinë e Shëndetësisë.
Për të mbërritur në stadium skuadrat duhet të përdorin më shumë se një autobus, ndërsa stafet e tyre duhet të jenë të pajisura me maska. Të 59 personat që do të qëndrojnë në tribunë duhet të mbajnë një distancë prej dy metrash, ndërsa mes tyre do të jenë edhe gazetarët, që nuk lejohen më shumë se 10. Po ashtu do të lejohen vetëm dy komentatorë televizivë, ndërsa nuk do të ketë intervista para, gjatë dhe në fund të ndeshjes. Vetëm për operatorin që ka të drejtat televizive.
Fillimi i ndeshjes nuk do të bëhet më me fëmijë shoqëerues, pa maskot, asnjë fotograf me skuadrën në fushë, pa shtrëngime duarsh dhe pa u rreshtuar. Skuadrat do të dalin nga tuneli jo në të njëjtën kohë, ndërsa do të jetë rrepëtsisht e ndaluar t’i afrohesh për të protestuar arbitrit, në të kundërt ndëshkohesh me të verdhë.
Përsa i përket kalendarit do të luhet thuajse çdo tre ditë, pasi në program është edhe Kupa. Superliga që ka edhe 10 javë për të zhvilluar do ta ulë siparin me 29 korrik, ndërsa finalja e Kupës me dy gusht.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
11.7%
-
Të gabuar
83.6%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 5405
Lajme të tjera
-
Dhuna në U-21 me Partizanin, Erzeni përjashtohet nga sezoni 2023-2024! Pezullohen 7 lojtarë për 10 ndeshja, një tjetër ndëshkohet me 1 vit
18 Prill, 10:05
-
U-21/ Sherri në Erzeni-Partizani, 4 futbollistë në hetim! Burime: Lojtarët lanë spitalin pas mjekimit
17 Prill, 13:38
-
VIDEO/ Grushta dhe dhunë në Shijak, degjeneron dueli i U-21 mes Erzenit dhe Partizanit! Dy futbollistë në spital, 20 në polici
16 Prill, 16:30
-
20 milionë lekë për ekipin fitues, 'Final 4' shpërblehet nga FSHF-ja! Përfiton edhe kampioni i Kupës së Shqipërisë
16 Prill, 15:37
-
'Elbasani i Superligës i luan ndeshjet me 10 mijë tifozë', drejtori Guranjaku: Në fillim pakkush besoi tek ne, sezonin e ardhshëm do jemi protagonistë
16 Prill, 15:35
-
Mbyllet java e 31 e Superligës/ Tirana në ndjekje të Dinamos për 'final-four', si ndryshon lufta për mbijetesë
15 Prill, 12:52
-
Renditja/ Egnatia 'blindon' kreun, mposht 2-1 Partizanin! Dinamo fiton 2-0 ndaj Erzenit dhe nxjerr Tiranën nga 'lufta' për titullin
14 Prill, 20:21
-
AF Elbasani shkruan historinë, pas 9 vitesh qyteti rikthehet në Superligë! Festa e verdhebluve pa tifozët
13 Prill, 21:28
-
Laçi i mbijetesës fut në krizë Vllazninë, Teuta fiton në Korçë! Të dielën supersfida Egnatia-Partizani, Shehi: Do jetë sfidë ndryshe nga 'final-four'
13 Prill, 20:15
-
Vendos Kristal Abazaj në limite, Tirana mposht 1-0 Kukësin dhe futet në "Final 4"! Tifozët shajnë bardheblutë
13 Prill, 17:06
-
Laçi i Cungut i viziton në Shkodër, Qatip Osmani: Duam dy vendet e para, garë në dy fronte
12 Prill, 12:55
-
Spikat Egnatia-Partizani, të shtunën 3 sfida të javës së 31! Trajneri i Vllaznisë: Duam të sigurojmë vendin e dytë
12 Prill, 12:46