JA PROVA se Belle Air dhe 'Fly Ernest' kanë të njëjtët bashkëpronarë! A do të sekuestrohen aksionet për të shlyer borxhet e familjes Xhelo?!

TIRANE - Tani nuk kemi të bëjmë vetëm një dyshim: Report TV zbuloi provën se pronarët e kompanisë ajrore “Belle Air”, të cilët mashtruan mijëra shqiptarë në vitin 2013, duke shitur bileta të një shoqërie që po falimentonte, sot janë bashkëpronarët e kompanisë ajrore “Fly Ernest”, e cila prej tri ditësh ka ndërprerë të gjitha fluturimet, duke krijuar panik tek mijëra pasagjerë të tjerë, që kanë një biletë, të cilën nuk mund ta përdorin më. Një skemë identike, që përsëritet pas gjashtë vjetësh. 

Në qendër të skandalit është e njëjta familje Xhelo, e cila në vitin 2005 kishte themeluar “Belle Air” dhe që, pas falimentimit të saj, kontribuoi në vitin 2015 të themelohej “Fly Ernest”, e cila sot prapë rrezikon falimentimin. Prova është në këtë dokument të zbuluar nga redaksia investigative e Report TV.

Kompania ajrore “Ernest s.p.a”, e themeluar në Itali në fund të vitit 2015, ka tetë ortakë, shtatë nga të cilët janë shoqëri ose persona juridikë të regjistruar në Suedi. I vetmi ortak italian është shoqëria “IC srl”, e themeluar në Itali më 23 prill 2015 dhe që kontrollon 10% të aksioneve të “Fly Ernest”.

Tete ortaket e kompanise ajrore 'Ernest s.p.a", mes te cileve edhe shoqeria “IC srl”

Ky dokument tregon se shoqëria “IC srl” i përket në masën 50% Elza Xhelos, vajzës së Ilir Xhelos, pronar i “Belle Air”.

Elza Xhelo, 50% te aksioneve në kompanine  “IC srl”

Ditën e djeshme Report Tv tregoi një video ku Elza Xhelo fliste sikur të ishte bashkëpronare e “Fly Ernest”: Tani kemi edhe provën se me të vërtetë menaxherja e re është edhe ortake e shoqërisë. Ortaku tjetër i Elza Xhelos në shoqërinë “IC srl” është El Tannir Chady, një italo-egjiptian, që është edhe president i “Ernest s.p.a” (që shohim te kjo foto në Tiranë ditën e parë të fluturimit të “Ernest”). 

El Tannir Chady, ne diten e pare te nisjes se fluturimeve te Ernest

Anëtar i këshillit administrativ të kompanisë ''IC srl'' është Arbi Xhelo, vëllai i Elzës, i cili deri në vitin 2013 ishte administratori i “Belle Air”-it bashkë me motrën.

Edhe vellai i Elzes, Arbi Xhelo, pjese e kompanise "IC srl" si anëtar i këshillit administrativ

Por lidhjet e familjes Xhelo me shoqërinë “Fly Ernest” nuk mbarojnë këtu.

Në fakt, në krye të shoqërisë ajrore të re del edhe vetë emri i Ilir Xhelos, babai i Arbit dhe Elzës dhe ish-pronar i “Belle Air” bashkë me gruan Suzana. Ndonëse nuk ka dalë asnjëherë në publik, veç në këtë fotografi që e tregon në vitin 2016 pranë avionit të “Fly Ernest” ditën e fluturimit përurues në Tiranë, në të vërtetë Ilir Xhelo ka një rol të dorës së parë në kompaninë e re ajrore.

Ilir Xhelo, ne fluturimin perurues te Fly Ernest

Sikurse dëshmon ky dokument i siguruar nga redaksia investigative e Report TV, nga 8 shkurti 2018 Ilir Xhelo është drejtori i përgjithshëm i “Ernest s.p.a”. Ai zotëron fuqi shumë të mëdha, që i lejojmë praktikisht administrimin e plotë të kompanisë ajrore, duke përfshirë kontratat, llogaritë bankare, administrimin e të ardhurave që vijnë nga shitja e biletave dhe marrëdhëniet me personelin. Por, ndër funksionet e rëndësishme që i atribuohen Ilir Xhelos, është edhe menaxhimi i marrëdhënieve me institucionet ajrore, italiane apo të huaja. Praktikisht, të paktën në dy vitet e fundit, i ka takuar ish-pronarit të “Belle Air” Ilir Xhelo të mbante lidhjet me Aviacionin Civil shqiptar në cilësinë e drejtorit të përgjithshëm të “Fly Ernest”.

Ilir Xhelo, drejtor i pergjithshem i "Ernest s.p.a" 

A është e ligjshme që personi, i cili shkaktoi kaos në Shqipëri me falimentimin e papritur dhe të dyshimtë të “Belle Air”-it, të rifillonte punë në Shqipëri në të njëjtin sektor, duke përdorur markën e një kompanie tjetër ajrore? Dhe, a është e ligjshme që, pavarësisht nga falimentimi i “Belle Air”-it, familja Xhelo të ketë dalë sërish e pashqetësuar në tregun ajror shqiptar me një kompani ajrore, e cila për vite me radhë shkaktoi problem për pasagjerët me vonesa të vazhdueshme dhe anulime të fluturimeve dhe në fund mbylli dyert, pikërisht ashtu siç ndodhi edhe më parë? Dhe pse autoritetet e Aviacionit Civil nuk ndërhynë, duke i ditur precedentët e Ilir Xhelos? A i kanë informuar autoritetet italiane mbi historikun e familjes Xhelo, që sot menaxhon “Fly Ernest”?

Por pyetjet nuk mbarojnë këtu.

A e dinë autoritetet gjyqësore dhe tatimore shqiptare, të cilat edhe sot vazhdojnë të ndjekin procedurat falimentare të shoqërisë “Belle Air”, në përpjekje për të siguruar 56 milionë eurot e borxheve të papaguara nga ajo, se familja Xhelo ka transferuar një pjesë të kapitaleve të saj tek shoqëria “Ernest s.p.a”? Vlera e aksioneve që zotëron familja Xhelo në “Fly Ernest”, sikurse tregon ky dokument, është të paktën gjysmë milioni euro: a do të sekuestrohen këto aksione nga gjykata shqiptare për të kontribuar në pagesën e kreditorëve të “Belle Air”?

G.M./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Spak na kap: 14/01/2020 09:56

    Spak ma kap ka bere thirrje per te bere denoncime per ata qe jane te korruptuar! Dergojani spak ma kap kete investigim.

    Përgjigju
  • Emigranti: 14/01/2020 00:17

    Prandaj nuk jetohet me ne Shqiperi Jam nje djale i ri qe isha nje student i shkelqyer..dhw do isha nje plus me shume neqoftese investoja dijen time ne Shqiperi.. Por a mund te jetohet kur oligrket,politikanet dhe njerzit e tyre te lidhur me krimin te pijne gjakun? Kur nena ime vuante me sakrifica dhe gjak per te me ndihmuar qe te arsimohesha..ata me vrane te ardhmen..dhe personi qe e beri eshte nje zonje sot ne parlament qe ben shoping ne milano me parate e gjakun e femijeve shqiptar.. Drejtesia segziston..as SPAK..asgje tjtr

    Përgjigju
    • Emigranti tjetër: 14/01/2020 09:26

      Pa merak vëlla, ka shumë si puna jote që në atë qelbësirë vënd (politika) nuk e gjetën dot veten dhe ikën.. Mos harro këtë shprehje : “DIO NON GIOCA A DADI” Albert Einstein.

  • Toni: 13/01/2020 23:25

    Iliri eshte me I afti ne aviacionin civil.Bel air falimentoi njelloj si Taco Oil qe vodhi 120 million Euro apo si CEZ qe bodhi 400 million euro.Edhe Swis air falimentoi kur njerzit ishin me bileta ne dust,askush nuk foli .Ligjet e kapitalizmit Jane njelloj.Iliri ka future dhe familjen ne Pune,I lumte.Asgje te re nuk ka per investigim sepse ato Jane ne rregjister.Natyrisht Pa ndihmen e shtetit kjo licence nuk jepet.,por shteti vehte Eshte hajduti me I madh,sepse asnje bilete shteterore nuk paguhet kur udhetojne pushtetaret.Krahas rrushfetit te majme shteti do te vjedhi perseri dhe Iliri shpall falimentimin.A thua me kaq do ta mbylli Iliri qe e njeh Si askush kete Palo qeveri,Basha apo Rama Jane njelloj ne have.I lumte Ilirit.

    Përgjigju
    • Tonit: 14/01/2020 09:20

      Hajde o Toni ku ti kesh ti dhe ilri robt, jua dhëntë zoti ku tu djegi më shumë ju që jeni me këtëmëndje vidh kush të vjedhi më shumë..

  • PS +PD= krim: 13/01/2020 22:24

    Material tipik per SPAK. Nese nuk preken kush ja dha licensen heren e pare dhe heren e dyte(100% nuk do preken)kesaj i thone te dhjefsha mu ne te. Luli + Edi pas hekurave ose kete vend po e ben hi babezia e pafund. Ky duhet te jete Spaku, jo te merret me punonjes administrate por me drejtuesit e larte KM, ministra, e deputete si pune e Bodes Rulit, Balles etj.

    Përgjigju
  • Sam: 13/01/2020 21:18

    Pse pyesni per “xhelot”,kur ketu ka peshq te medhenj,sepse pa aprovimin verbal te kryeministrit dhe jo verbal te presidentit te kesaj republike nuk mund te fillohet marja e nje license kompanie fluturimi udhetaresh??!Mund te them se edhe znj.ministre mund te jete pjese e ndonje kafeje;dhe merren lloj e lloj inspektore e kontrollore me shofera furgonash qe te mbajne familjen me buke,turp i madh nje qere me hajdute! Eshte e lehte te sigurojme dokumente te korupsionit aktiv!

    Përgjigju
  • Populli: 13/01/2020 21:02

    E c'na I tregoni keto gjera perse nuk arrestohen dhe ti sekuestroni pasurite?

    Përgjigju
  • populli: 13/01/2020 20:29

    Kjo eshte maja ajzbergut.. Vdekshi te gjithe qe na pite gjakun..

    Përgjigju
  • gimi: 13/01/2020 20:29

    ca pret spaku me prova me gjitha ... ore a esht spak apo sparkat se spo kuptojm ... faktet sheshit

    Përgjigju
  • Leda: 13/01/2020 19:23

    Ju gazetaret e dini me mir se gjith tjeret qe ky shtet esht kapur nga krimi dhe mafia.Kjo qeveri eshte pjese e kesaj kupole pasi qendron ne pushtet fal tyre.As mund te mendohet qe dikush te preki interesat e qeverise.Pse nuk e dinin ato kush fshihet pas Ernest?Qeveria ze lepurin me qerre thot populli e jo me Ernestin.Per sa koh ta haj populli nuk e rru qeveria...kur ti preken interesat pushtetareve ateher i degjohet zeri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ankara, nis takimi mes Erdoganit dhe liderit të Hamasit, Haniyeh

Ankara, nis takimi mes Erdoganit dhe liderit të Hamasit, Haniyeh