Provimet e maturës nisin të hënën nën masat e rrepta anti-covid

Ditën e hënë nis sezoni i provimeve të maturës shtetërore, me lëndën e gjuhës së huaj, për të vazhduar me datë 11 qershor me gjuhën shqipe, me matematikën më 15 qershor, për ta përmbyllur me lëndën me zgjedhje më datë 18 qershor.

Këtë vit ministria e Arsimit ka hartuar një rregullore të posaçme për zhvillimin e maturës shtetërore, për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga pandemia Covid-19.

Burime për Report tv bënë me dije se nxënësit rrezikojnë të humbin provimet nëse do të kenë temperaturë më të lartë se 37, 5 ditën e provimit. Në këtë rast maturanti do të mund ta japë provimin në sezonin e vjeshtës.

Sipas rregullores një ditë para provimit, drejtuesi i shkollës duhet të konfirmojë në zyrën vendore arsimore se mjedisi përmbush kushtet-higjeno sanitare dhe distancimin fizik. Ndaj drejtorit do të merren masa administrative nëse nuk do të respektohet rregullorja e maturës shtetërore. Ambientet ku do zhvillohet provimi duhet të jenë të ajrosura dhe të higjenizura dhe në një klasë numri i nxënësve do të variojë nga 10-15.

Provimi do të nisë në orën 10 dhe do të zgjasë dy orë. Maturantëve para se të hynë në shkollë do t’ju matet temperatura, do ju dezifektohen duart dhe do të duhet të jenë të pajisur me maska dhe doreza.

Këtë vit janë mbi 31 mijë maturantë që do tu nënshtrohen provimeve të maturës shtetërore dhe ndryshe nga më parë testi do të jetë i gjithi me alternativa.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale