'Provimet online janë fake', pedagogët: Të vaksinohemi edhe ne për tu kthyer në auditore! Të parët të jenë 2500 kolegët mbi 45 vjeç

Me synimin për të rikthyer mësimin në auditore, Sindikata e punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë kërkon nga qeveria përfshirjen më përparësi në vaksinim anti-covid për pedagogët dhe stafin ndihmës akademik. Kreu i kësaj sindikate, profesor Sandër Kovaci shpjegon se është e domosdoshme të vaksinohen fillimisht rreth 2500 pedagogë mbi 45 vjeç.

“Sindikata i ka kërkuar qeverisë që ta fusë në precedencë vaksinimin e profesorëve, pasi ne theksojmë që nuk është dhe ndonjë numër i madh, është nën 5000 mijë veta gjithsej numri i pedagogëve ndërkohë që nga këta, 2500 janë mbi një moshë mbi 45 vjeç që mund të jenë më të rrezikuar. Kështu që mund të bëhet një grafik që së pari të jenë në preferencë këto 2500 veta që janë mbi 45 vjec, profesorati në moshë le të themi apo të dytë pastaj nën 45 vjeç nëse ka hapësira. Ne nuk insistojmë që të vaksinohemi që të japim mësimin online, jo, ne insistojmë që të vaksinohemi që të japim mësimin në auditor, pra mësimi duhet të jepet në auditor që të shpëtojmë këtë vit akademik”-u shpreh kreu i sindikatës.

E ndërsa Komiteti Teknik i Ekspertëve ende ka lënë në fuqi vendimin për mësimin online, kreu i sindikatës thotë se duhet që semestri i dytë të nisë në auditore dhe provimet të zhvillohen fizikisht.

“Ne theksojmë që është krejt e nevojshme që sa më parë të kthehemi, nëse ne nuk kthehemi në semestrin e dytë duhet të kemi parasysh që nëse ky semestër mbyllet online (semestri i dytë) rezulton që 50% e bachelorit të këtij brezi të bëhet online, pra ju e imagjinoni vet prapambetjen akademike dhe formimin profesional të tyre nëse nuk kthehen në auditore. E dyta rreth 70% e masterit shkencor i koicidon që ta bëjnë mësimin online. Provimet online janë 'fake', kështu i konsiderojmë ne, për arsye se praktikisht ne nuk kemi teknologjinë e kontrollit”-shpjegoi profesor Sandër Kovaci.

Për shkak të sezonit të ngjeshur të provimeve në periudhën tetor-nëntor të viti të kaluar, pati dhe një numër të lartë pedagogësh që u infektuan nga COVID-19 ndërsa ka dhe nga ata që fatkeqësisht humbën jetën.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Free: 20/01/2021 21:08

    Ju prish biznesi ktyre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Merr fund historia e rrëmbimit në Durrës, gjyshja dorëzon 3 vjeçarin në polici

Merr fund historia e rrëmbimit në Durrës, gjyshja dorëzon 3 vjeçarin në polici