Provimi i Magjistraturës/ Opozita kërkon dëgjesë me Rakipin te ‘Ligjet’! Bushka e PS çon kërkesë për informacion! Rithemelimi: Edhe Padi në SPAK

Provimi i Magjistraturës/ Opozita kërkon dëgjesë me Rakipin te ‘Ligjet’! Bushka e PS çon kërkesë për informacion! Rithemelimi: Edhe Padi në SPAK

Për provimin e shumëdebatuar të magjistratëve të rinj, opozita dhe mazhoranca kanë bërë lëvizje të ndryshme. Rithemelimi kërkon seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve me drejtorin e Shkollës më 8 maj, Arben Rakipi. 11 deputetë të opozitës kanë firmosur zyrtarisht një shkresë drejtuar Komisionit për të thirrur në dëgjesë Drejtorin e Shkollës së Magjistraturës Arben Rakipin. Kësaj kërkese nuk është bashkuar Enkelejd Alibeaj, i vetmi deputet i Lulzim Bashës në këtë komision. 

Deputetët e opozitës kërkojnë që Drejtori dhe Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës të shpjegojnë paqartësitë e procesit para Komisionit të Ligjeve më 8 maj, në orën 10:00.

“Kjo situatë e pazakontë në raport me vitet e mëparshme ka ngritur një pikëpyetje të rëndë sa I përket rregullshmërisë dhe integritetit të këtij procesi” thuhet në kërkesën e firmosur nga Gazment Bardhi, Dhurata Çupi, Dashnor Sula, Saimir Korreshi, Asllan Dogjani, Oerd Bylykbashi, Erisa Xhixho, Elda Hoti, Greta Bardeli, Lindita Metaliaj dhe Bledion Nallbati. 

Ndërkohësisht po sot, Rithemelimi përmes Sekretarit të Çështjeve Ligjore e Zgjedhore Ivi Kasos, paralajmëruan padinë në SPAK. 

Do ta çojmë në SPAK këtë skandal të rëndë që dëmton infrastrukturën e shtetit, dhe hedh në erë ndarjen e pushteteve dhe pavarësinë e gjyqësorit. Ne kërkojmë gjithashtu verifikimin e procedurave të mëparshme të pranimit në këtë shkollë që kur Arben Rakipi është vënë në krye të Magjistraturës. Prokurorit Rakipi dhe shërbëtorëve të tjerë të pushtetit u bëjmë me dije se, herët e vonë do të përgjigjen para ligjit për vrasjen publike që po i bëjnë një pushteti të pavarur në themel të një republike shqiptare të denjë për të qenë anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Europian nesër", tha Ivi Kaso i Rithemelimit në një deklaratë për mediat.

Por socialistët i mëshuan qëndrimit se Kuvendi s’mund t’i kërkojë llogari një hallke të pavarur të sistemit të drejtësisë, e përmes kryetares së Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka iu drejtuan me një kërkesë për informacion, lidhur me procesin Shkollës së Magjistraturës.

Në fazën e parë e testimit për prokurorët e gjyqtarët e ardhshëm një gabim teknik në pajisjes e korrigjimit “scantron”, rriti numrin e fituesve pas një korrigjimit manual në prani të kandidatëve, procedurë e cila është filmuar Duke hedhur hije dyshimi mbi procesin e provimit të magjistratëve të rinj, opozita ka nisur lëvizjet në disa fronte për ta kundërshtuar.

Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • veronika: 03/05/2024 16:17

    Cojeni ne SPAK dhe shikoni se sa me korektesi dhe drejtesi drejtohet nje institucion i shtetit, por nuk jeni mesuar me njerez te drejte e te paster, jeni mesuar me njerez dallaveraxhi maskarenj dhe te korruptuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Veliaj vizitë në Tokio, do përfaqësoj presidencën e B-40, si dhe takime me kryetaren e bashkisë dhe një grup deputetësh

Veliaj vizitë në Tokio, do përfaqësoj presidencën e B-40, si dhe takime me kryetaren e bashkisë dhe një grup deputetësh