Provojnë të çajnë murin, por s'ia dalin! Tentohet për herë të tretë të grabitet qendra komunitare në Shkodër

Një tentativë grabitje është regjistruar në Shkodër në Qendrën Komunitare “Për Familjen” nr. 5 të Bashkisë Shkodër. Ngjarja mësohet se është regjistruar në orët vona të së shtunës, ndërkohë që punonjësit e qendrës kanë evidentuar dëmin mëngjesin e hënës kur kanë parë dëmtimin që i është bërë pjesës së murit ku grabitësit kanë bërë gati gjithcka për të hyrë në pjesën e prapme të qendrës komunitare.

Hajdutët kanë tentuar që të çajnë murin me mjete të forta për t'u futur brenda por nuk kanë mundur. Kryetari i Rajonit Nr.5 Pal Pepa një intervistë për mediat ka sqaruar ngjarjen e ndodhur ndërkohe që i ka bërë thirrje policisë së Shtetit të zbardhë këtë ngjarje, e cila është e përsëritur, pasi ishte hera e tretë që tentohet vjedhja.

"Jemi njoftuar për një dëtim të qendrës, aty ka pasur një tentativë, përgatitje, duke prishur rrethimin e qendrës dhederën hyrëse nga mbrapa objektit, por ka mbetur tentativë. Është një rast i përsëritur, është hera e tretë që ndodhin në këtë qendër. I bëj thirrje policisë që të veprojë. I bëj thirrje edhe komunitetit që të kontribuojë me ruajtjen e asaj qendre, pasi është në shërbim të atij komuniteti. Gjithashtu këto raste bashkia, është dëmtuar disa herë edhe në objekte të tjera, ku janë dëmtuar shtyllat, kontenierët e plehrave, lulishte, etj. Por u bë thirrje qytetarëve që ta mbajmë këtë shërbim që ofrohet" tha Pal Pepa.

Tentativat e grabitjes por edhe dëmtimet ndaj pronës publike, nuk jane raste të izoluara në territorin e Bashkisë Shkodër, ndërkohe që kjo qendër është dëmtuar edhe gjatë vitit të kaluar. Bashkia Shkodër fton qytetarët të bashkëpunojnë për mbrojtjen e pronës së përbashkët pasi çdo dëm është një kosto që rëndon mbi taskapaguesit shkodranë.
1580137194_wshkoder.jpg
1580137205_qendrashkoder.jpg

Tentativa e autoreve per te çare murin e qendres komunitare ne Shkoder

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tani: 27/01/2020 21:05

    hajdutat e PD ne Shkoder tashma po I mbarohen leket e vjedhura kurdo e kudo.Tani duan pak lek,se PD tashma I kan mbaruar.Nje pyetje kan qytetaret e vjeter shkodran:perse gjithe hajdutat e mirenjohur ne Shkoder e aktivista te PD jane ne gjendje ekonomike shume,shume mire?????????????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 37-vjeçari, në automjet kishte 11 emigrantë

Gjirokastër/ Nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 37-vjeçari, në automjet kishte 11 emigrantë