Provokimi me përshendetje ushtarake në ndeshjen me Shqipërinë, UEFA nis hetimet për Turqinë

Provokimi me përshendetje ushtarake në ndeshjen me Shqipërinë, UEFA nis hetimet për Turqinë

Komisioni i Disiplinës në UEFA ka njoftuar sot se ka hapur disa hetime për ndeshjet kualifikuese të Europianit, ku në listë është edhe një ndeshje e Shqipërisë, por jo për faj të kuqezininjve.

 

UEFA do të hetojë festimet e lojtarëve të Turqisë në ndeshjen me Shqipërinë më 11 tetor, por edhe në ndeshjen me Francën më 14 tetor. Arsyeja është mënyra e festimit të golave, pasi lojtarët turq përshëndetën ushtarakisht, në respect të ushtarëve që po luftojnë kurdët në Siri.

Nuk dihet se cili do të jetë dënimi, por me shumë mundësi Turqia mund t’ia hedhë me gjobë. Ndërkohë për këtë çështje UEFA do të shprehet për një datë tjetër, por e papërcaktuar se kur.

Gjithashtu në statusin e UEFA-s lexohet se është hapur hetim edhe për Bullgarin për incidentet raciste në sfidën me Anglinë. Federata Bullgare akuzohet për kore raciste, hedhje objektesh në fushë, ndërprerje të himnit kombëtar dhe për përsëritjet në ekranin gjigant të stadiumit. Bullgarët duket se nuk do ia hedhin paq, pas ngjarjeve mbrëmjen e 14 tetorit në Sofie.

Ndërkohë, akuza ka edhe ndaj Anglisë, për tifozët që ndërprenë himnin kombëtar, si edhe për një numër jo aq sa duhej të stjuartve udhëtues.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

‘1 milion euro për dashni’, komedi tek ‘Eksperimentali’! ‘Marie Kraja’, 2 net spektakli në Opera! Nga Roland Tasho tek Stefano Romano, Tirana me ekspozita!

‘1 milion euro për dashni’, komedi tek ‘Eksperimentali’! ‘Marie Kraja’, 2 net spektakli në Opera! Nga Roland Tasho tek Stefano Romano, Tirana me ekspozita!