PS bën ndarjet e reja, Kodheli: Brenda kësaj jave do të shohim organizimin e partisë në zgjedhje

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama mblodhi Kryesinë e Partisë Socialiste ku ka ndarë edhe detyrat e reja për menaxhimin dhe koordinimin politik të 12 qarqeve të vendit. Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi kodheli ka thënë në emsionin “5 pyetje nga Babaramo” në Report TV, së vetë kryeministri Rama ka zgjedhur që të menaxhojë veriun e vendit.

Kodheli ka vijuar më pas duke thënë se Shqipërinë e mesme do ta koordinojë politikisht Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla.

Ndërsa për sa i përket Shqipërisë së Jugut, ish-ministrja Kodheli ka thënë se do të menaxhohet politikisht nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

"Nuk u diskutuam, nuk u cek fare, duhet të merremi me çfarë është punuar ne parti, zgjedhjet në parti, strukturimit në parti. Në vendimarrjet që do të marrim. Do të ketë një riorganizim brenda Kryesisë. Kryetari do të marri përgjegjësi për vendimarrjet politike për veriun, sekretari i përgjithshëm, Taulant Balla do të ketë Shqipërinë e mesme ndërsa kryetari i kuvendit, Gramoz Ruci është në jug të vendit. Në veri Deputetët, të zgjedhurit do të punojnë... Do të bëjmë një analizë politike, do të kemi një mbledhje kryesi brenda kësaj jave për të parë se si është organizuar partia në këto zgjedhje. Është një punë që duhet bërë.

A u fol për zgjidhjen e kësaj krize?

Është e nevojshme ti rikthehemi kësaj krize. Është delikate por jo pa zgjidhje. Ka shumë faktorë dhe aktorë që hynë dhe dalin. E ndihmuar edhe nga ndërkombëtarët do të jetë një zgjedhje politike për Shqipërinë.

A ka zgjedhje të parakohshme si zgjidhje?

Ne nuk kemi diskutuar këtë po si do të organizohemi për zgjedhjet e 2021.

Kujtojmë se më 22 korrik pritet mbledhja e Asamblesë. Në këtë të fundit priten jo pak surpriza, edhe pse Rama nuk pranoi të komentonte për ndryshime të mundshme në qeveri.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 16/07/2019 14:42

    Mimi Kodheli eshte figura me e pershtatshme per postin e presidentit te vendit ,su per moralin dhe per aftesite e saja politiko prifesionale

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës