PS depoziton kërkesën për shkarkimin e tij, Meta: Mos u merrni me ‘shashka’, por me hetimin e krimeve zgjedhore

PS depoziton kërkesën për shkarkimin e tij, Meta: Mos u merrni me ‘shashka’, por me hetimin e krimeve zgjedhore

“Shashkë” e ka quajtur presidenti Ilir Meta zyrtarizmin e kërkesës së PS-së për shkarkimin e tij. Në një reagim, fill pas daljes publike të numrit 2 të socialiste, Taulant Balla, Meta doli me një mesazh duke thënë se maxhoranca duhet të merret me krimet zgjedhore.

“Të përqëndrohemi në mbylljen e procesit zgjedhor. Asgjë nuk ka përfunduar! Të vazhdojë administrimi i çdo kontestimi dhe ankese deri në rinumërimin e votës së fundit. Detyrë e të gjithë subjekteve të ndjekin procesin deri në fund. Mos u merrni me “shashka”, por me hetimin e krimeve zgjedhore”, shkruan Meta.


Lajmi kryesor:

PS mbledh 50 firma për të shkarkuar Presidentin: Nxiti ndasi sociale dhe krijoi destabilitet! Meta: Shashkë, merruni me krimet zgjedhore (DOKUMENTI i plotë)


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës