TIRANË- Partia Socialiste është e vendosur të kalojë Reformën Zgjedhore e arritur në marrëveshjen e 5 qershorit, një javë para afatit më konkretisht në seancën e 23 korrikut.
Burime nga mbledhja e grupit socialist bëjnë me dije se kjo marrëveshje do t'i prezantohet komisionit të ligjeve javën që vjen, në mënyrë që të hidhet në votim në seancën e 23 korrikut.
Ky qëndrim i socialistëve vjen pas takimit që sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Taulant Balla zhvilloi me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Yuri Kim.
Pavarësisht marrëveshjes së arritur në Këshillin Politik, kjo reformë sërish ka përplasur palët me njëra- tjetrën. I gjithë debati është për listat të hapura, ku PD-ja ka dalë hapur kundër tyre me argumentin se nuk mund të bëhet brenda këtij viti, teksa opozita parlamentare e ka vendosur si kusht për votimin e marrëveshjes në Kuvend, teksa sot pikërisht për këtë qëllim braktisën seancën plenare. Nga ana tjetër, PS-ja, me anë të sekretarit të Përgjithshëm, Taulant Balla tha se është dakord për hapje listash, por jo të plotë.
Mundësinë për hapje të listave e ka lënë të hapur edhe kryeministri Edi Rama, megjithatë në takimin e dytë që zhvilloi me përfaqësuesit e opozitës parlamentare, ua bëri të qartë që marrëveshja e arritur në 5 qershor nuk mund të zhbëhet, por ofroi si zgjidhje një konsensus tri palësh, PS-opozita parlamentare- jashtë parlamentare lidhur me këtë çështje që po mban "peng" reformën zgjedhore.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.2%
-
Jo
26.9%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 2288
Lajme të tjera
-
Balla takon Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan: Zgjerim i bashkëpunimit në fushat e policisë dhe sigurisë
24 Prill, 20:18
-
Turi i takimeve me Diasporën, Rama zbulon katër vendet e para që do vizitojë
24 Prill, 16:10
-
INTERVISTA/ Arrestimet e ‘5D’ Rama për Report Tv: SPAK le t’i nxjerrë ujin e zi korrupsionit! 'Emisioni i RAI3', Kryeministri: Shqipëria u sulmua me duart e italianëve, malli nga Tirana
24 Prill, 14:25
-
Emisioni i Rai 3, Rama: Sulm ndaj Melonit në kurriz të Shqipërisë! Shpifje për vëllanë tim, ngulmimi i moderatorit për Agaçin djallëzor
24 Prill, 09:51
-
Carlo Bollino: Gazetaria 'prit e qep', kur qëllimet e Report të RAI3 dhe të Berishës koinçidojnë
23 Prill, 21:00
-
Siguria Publike, Balla firmos në Abu Dhabi marrëveshjen për zhvillimin e projektit SMART CITY
23 Prill, 20:02
-
Balla pritet nga drejtori i Policisë së Emirateve: E nevojshme të forcojmë bashkëpunimin
23 Prill, 14:59
-
Rama tur takimesh me diasporën, PD: Shfaqja e radhës, ka penguar votën e emigrantëve
23 Prill, 14:54
-
FOTOT/ Rama ndan pamjet nga kantieri i Mozaikut të Tiranës: Një tjetër stacion modern që do tërheqë turistët
23 Prill, 14:11
-
Rama sqaron për Shqiptarja.com telefonatën me drejtorin e RAI3 dhe shkrimin e 'La Repubblica': Emisioni "Report' shpifje! U skandalizova nga qasja kriminale
23 Prill, 13:05
-
Bonusi i bebes, nga viti 2019 përfituan mbi 210 mijë fëmijë
23 Prill, 08:18
-
Balla vizitë në Emiratet e Bashkuara, takim me homologun Al Nayan! Propozohet ngritja e një task force të përbashkët për luftën ndaj krimit
22 Prill, 16:13
Lerni ate murrize apo kurriz leshin votoni reformen sic kavendos keshilli politike.Murrizit i ka cpur gjembi kurrizin dhe i kangecur bretkosa ne fyt.Kolicjonet duhet egzistojne pasi jane ne interese te demokracise dhe jo monokracise murrizeve.
PërgjigjuQeveria duhet ndruar urgjentisht pasi, eshte jo vetem e pergjumur por edhe e paafte, duhen ndryshime rrenjesore por ska specialista, sic ka thene edhe i gjati i te gjateve: Pune ka por ska profesioniste. Nuk kemi se ku ti gjejme, ka me shume veshgjate se sa te afte
Përgjigju