PS kërkon Komision Antikorrupsion, nënkryetari i PD tregon ‘kushtin’ për pjesëmarrjen: Kërkojmë garanci nga SHBA që s’do preket SPAK

TIRANË- Partia Demokratike nuk mbështet propozimin e mazhorancës për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar ‘Antikorrupsion’. Nënkryetari demokrat, Kreshnik Çollaku në një intervistë për Report Tv thotë se shqetësimi kryesor i PD është se kjo mund të jetë një tentativë e qeverisë dhe një pjesë të opozitës për të goditur reformën në drejtësi, veçanërisht SPAK.

“Propozimi i Ramës vjen me një realitet që ne e kemi provuar, se paralel me këto ndodh edhe një proces tjetër pengimi i SPAK. Provë janë deklarata e Dumanit që pohohet se s’ka asnjë denoncim nga institucionet shtetërore, nuk mbështet me staf shtesë, iu refuzohen kërkesat për mbështetje financiare. Por të mos shkuar të grupet e tjera që e quajnë SPAK tarallak, banditë, organizatë kriminale.  Shqetësimi është se këto mekanizëm mund të jenë një alibi e kësaj mazhorance për të dëmtuar SPAK, me mbështetjen e të një pjese të opozitës”, tha Çollaku për Report Tv.

Në një intervistë për ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Çollaku thotë se kërkojnë garanci nga SHBA që një mekanizëm i tillë s’do pengonte punën e SPAK. E nëse e marrin një garanci të tillë, Çollaku thotë se do të rishihnin pozicionin e tyre për këtë komision, për të cilin Enkelejd Alibeaj tha se nuk do të bëhen pjesë.

Çollaku thotë se reforma në drejtësi është ‘vija e kuqe’ si për PD dhe SHBA, ndërsa këtë propozim të kryeministrit Rama do e diskutojnë më në detaje në mbledhjen e grupit.

“Kemi mbledhje grupi në më pak se një orë dhe do e diskutojmë. Duhet të konsultohemi dhe me partnerët ndërkombëtarë për të qartësuar këtë moment. Në rast se shqetësimet i kemi të njëjta, mbrojtja e punës së SPAK, mbrojtja e këtij aktiviteti për ne është vijë e kuqe. Duke se edhe për SHBA është vijë e kuqe. Nëse SHBA është garant se çdo mekanizëm i tillë për hir të integrimit nuk do pengonte SPAK, patjetër do rishihnim pozicionim tonë.

Në këtë rast mund të përdoret integrimi europian. Në rastin e amnistisë u përdor për të goditur suksesin e SPAK, ky është shqetësimi ynë”, tha Çollaku.

PS ka propozuar ngritjen e një Komisionin të Posaçëm Parlamentar, i cili do të adresojë ndërmarrjen e reformave që synojnë mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe anti-korrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut