PS mbledh Grupin Parlamentar
për zhvillimet nesër në Kuvend

PS mbledh Grupin Parlamentar<br />për zhvillimet nesër në Kuvend
TIRANE - PS-ja ka mbledhur sot në orën 18:00 për vetëm 30 minuta, Grupin e saj Parlamentar për të diskutuar Programin e Qeverisjes dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me zhvillimet e ditës së nesërme në Kuvend.

Mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura dhe pas saj nuk u dha ndonjë deklaratë për mediat.

Gazetari Granit Sokolaj tentoi t'i shkëpusë ndonjë prononcim deputetëve, por askush prej tyre nuk dha detaje të takimit përveç Blushit, që shkurt tha "diskutuam kush do të flasë nesër".

Po sot pasdite, Kryeministri Rama u ka shpërndarë deputetëve, programin e Qeverisë, i cili do të lexohet nesër në Kuvend. Programi shoqërohet edhe me një letër personale nga Kryeministri Rama për secilin prej tyre.

Ndërkohë që të majtët po përgatiten për ta diskutuar nesër, programin, të djathtët kanë refuzuar sot që debati të bëhet kaq herët, pasi koha është e shkurtër për ta studiuar atë. Partia Demokratike ka mbledhur Grupin e saj parlamentar në të njëjtën orë me socialistët dhe pas saj pritet që kryetari Basha të prononcohet.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet