PS mbledh sot Kongresin. Rama tregon forcën në shesh, miting për Veliajn

PS mbledh sot Kongresin. Rama tregon forcën në shesh, miting për Veliajn

Partia Socialiste mbledh sot forumin e saj më të lartë, Kongresin Kombëtar, për të shënuar praktikisht nisjen e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Pjesa e parë e takimit do të jetë në Pallatin e Kongreseve, ku pas fjalës së Sekretarit të Përgjithshëm, Taulant Balla, dhe diskutimeve të ministrave mbi punën që kanë bërë për bashkitë, do të flasin 6 kandidatët e parë zyrtarë të Partisë Socialiste për betejën lokale të qershori.

4 janë rikonfirmime: Armando Subashi në Fier, Sotiraq Filo në Korcë, Majlinda Bufi në Roskovec dhe Dritan Leli në Vlorë. Dy të tjerë përbëjnë prurje të reja për bashkitë. Pjerin Ndreu për Lezhën dhe Gledian Llatja për Elbasanin.

Më pas, delegatët e kongresit dhe të ftuarit do të zbresin në Sheshin Nënë Tereza, në një miting ku socialistët do të tregojnë forcën dhe mbështetjen, ndaj sjelljes së opozitës.

Në shesh, Erjon Veliaj do të shpalosë vizionin për një mandat të dytë, ndërsa do të prezantojë edhe kandidatët për këshilltarë bashkiakë në kryeqytet.

Pas Veliaj do të mbajë kryeministri Rama fjalën e tij, që është dhe mesazhi më i rëndësishëm politik i këtij takimi.

Aty pritet që Kryetari i Partisë Socialiste të ftojë sërish për dialog Lulzim Bashës, për të rivendosur bashkëpunimin politik përpara zgjedhjeve lokale.

Pas fjalës së kryeministrit, delegatët socialistë do të rifuten në Pallatin e Kongreseve ku do të punojnë në tre panele: një panel për qeverisjen lokale, një për punësimin e të rinjve dhe edukimi dhe një tjetër për reformën zgjedhore dhe votën e emigrantëve.

Në këtë kongres pritet të shihet nëse Fatos Nano do të thyejë ose jo akujt me partinë e tij, dhe do të pranojë ftesën për tu bashkuar në këtë forum.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taulanti: 22/03/2019 21:56

    ESHTE FATALITETI ME I MADH I SHQIPETAREVE TE VOTOSH SOT PER RILINDJEN E ED RAMES PER CFARE TE VOTOSH PER PERJETESIMIN E 100 euro ne muaj PER SHUMICEN E SHQIPETAREVE APO PER KRIMINALITETIN NE RITJE APO PER DROGEN QE SHOQEROHET ME VRASJE MAFJOZESH ME PAGESE APO PER VENDOSJEN GRADUALISHT TE DIKTATURES USHTARAKE QE U PA KOHET E FUNDIT ME PERDORIMIN E. L H L NE PROTESTA . SHQIPERIA ESHTE NJE VEND ME POPULLSI TE VARFER POPULLI PRET EDHE PER REFORMA SOCIALE PERCAKTIMI I MINIMUMIT JETIK SI NE EUROPE REFORMA PER STIMULIMIN E PUNEVE QE ZULLAPET DHE INJORANTET E RILINDJES NUK E KANE IDENE SE SI KRIJOHEN PUNET SI BEHEN REFORMAT SOCIALE SHQI TE VOTOSH SOT PER ED RAMEN ESHTE NJLLOJ SIKUR TE MBETESH NE VEND NUMURO PRA TEK FUKARENJTE ME 100euro ne muaj

    Përgjigju
    • Beni: 23/03/2019 10:00

      Eshte FATALITET te shkosh pas Sales e Mones, per te mbrojtur pasurine e tyre Or viç...

  • Jito: 22/03/2019 20:14

    Po duke i nxjerre njerezit me zor ne shesh. Me sms. Turp. Menduam se shpetuam nga koha berishes kur te nxirrnin ne mitingje

    Përgjigju
  • Amo: 22/03/2019 14:52

    Forca partia socialiste Puno per kete vend se zgjebaraket (pd lsi) duan te mbrojne ato qe kan vjefhur keti populli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, protesta nesër, bllokohet bulevardi pranë bashkisë, policia bën thirrje të shmangen aktet e dhunës

Tiranë, protesta nesër, bllokohet bulevardi pranë bashkisë, policia bën thirrje të shmangen aktet e dhunës