'Vendoret'/ Rama rikonfirmon si kandidatë 44 kryebashkiakët aktualë! Lefter Alla zëvendësohet nga kryetarja e PS në Bulqizë! Risi në Vlorë, Divjakë dhe Has (LISTA E PLOTË)

TIRANË- Në zgjedhjet vendore të 14 majit, kryesocialisti Edi Rama ka vendosur që t’u japë besimin edhe për një mandat të ri 44 kryetarëve aktualë të Bashkive. Në një mbledhje të gjatë që ka zgjatur plot 3 orë, socialistët dakordësuan emrat më të cilët do të garojnë në zgjedhjet vendore, përballë një opozite të përçarë, ku ekip i PS-së nuk ka shumë surpriza. Në përfundim të mbledhjes, 12 drejtuesit e qarqeve dolën njëri pas tjetrit nga selia rozë dhe prezantuan listën e plotë.

Në 5 qarqe, atë të Tiranës, Lezhës, Beratit, Durrësit dhe Korçës nuk ka asnjë ndryshim në asnjë Bashki, e ndërsa qarku Vlorë ka pësuar më shumë lëvizje, ku pavarësisht diskutimeve kryesia e socialistëve vendosi për të rikandiduar vetëm Jorgo Goron. Po në këtë qark, spikat kandidatura e Ermal Dredha, një diplomat që do hyjë në garë për të marrë drejtimin e bashkisë së Vlorës, pas kritikave që Rama pati për punën e Dritan Lelit.

Lefter Alla, ish-kryebashkiaku i Bulqizës që përfundoi në pranga pas abuzimeve me tenderat është zëvendësuar nga kryetarja e PS-së në këtë zonë, Festime Mjeshtri. Pas zyrtarizmit të emrave rezultoi se dy deputetët aktualë Benet Beci dhe Besjan Ajazi do të lënë mandatin e deputetit për t’u futur në garën e 14 majit, e ndërsa interesant është fakti që Gëzim Topçiu kandidon për herë të 7 për bashkinë e Maliqit, duke u bërë kryebashkiaku më jetëgjatë në radhët e socialistëve.  Ajo që vihet re gjithashtu është se në një listë me 61 kandidatë, vetë 7 janë gra.

Nga ana tjetër, me bërjen publike të kandidatëve për kryetarët e Bashkive janë konfirmuar edhe kandidatët për këshillat bashkiakë në të gjitha bashkitë, por pa dhënë shumë detaje. Zyrtarizmi të emrave, erdhi dy ditë para përfundimit të afatit zyrtar të depozitimit të listave të kandidatëve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ)

Lista e plotë
  • Qarku Tiranë
  • Tiranë- Erion Veliaj (i rikandiduar)
  • Rrogozhinë- Edison Memolla (i rikandiduar)
  • Kavajë- Redjan Krali (i rikandiduar)
  • Vorë- Blerim Shera (i rikandiduar)
  • Kamëz- Rakip Sulin (i rikandiduar)
  • Qarku Shkodër
  • Malësi e Madhe -Tonin Marinaj (i rikandiduar)
  • Shkodër-Benet Beci
  • Pukë- Gjon Gjonaj (i rikandiduar)
  • Vau i Dejës- Kristjan Shkreli, zv.kryetar i bashkisë
  • Fushë Arrëz- Frank Tuci (i rikandiduar)
  • Qarku Elbasan
  • Elbasan-Gledjan Llatja (i rikandiduar)
  • Cërrik-Andis Sala (i rikandiduar)
  • Belsh-Arif Tafani (i rikandiduar)
  • Gramsh- Besjan Ajazi (nga radhët e deputetëve)
  • Peqin-Bukurosh Maçi (kryetar i PS)
  • Librazhd- Mariglen Disha
  • Prrenjas-Nuri Belba (i rikandiduar)
  • Qarku Lezhë
  • Lezhë-Pjerin Ndreu (i rikandiduar)
  • Kurbin-Majlinda Cara (i rikandiduar)
  • Mirditë-Ndrec Deda (i rikandiduar)
  • Qarku Dibër
  • Dibër- Rahim Spahiu (i rikandiduar)
  • Mat- Agron Malaj (i rikandiduar)
  • Klos- Ilmi Hoxha (i rikandiduar)
  • Bulqizë- Festime Mjeshtri
  • Qarku Berat
  • Skrapar-Adriatik Meta (i rikandiduar)
  • Polican-Ardiatin Zotkaj (i rikandiduar)
  • Berat-Ervin Demo (i rikandiduar)
  • Dimal-Juliana Mema (i rikandiduar)
  • Kuçovë- Kreshnik Hajdari (i rikandiduar)
  • Qarku i Durrësit
  • Durrës- Emirjana Sako (i rikandiduar)
  • Shijak- Elton Arbana (i rikandiduar)
  • Krujë- Artur Bushi (i rikandiduar)
  • Qarku Korçë
  • Korçë- Sotiraq Filo (i rikandiduar)
  • Pogradec- Ilir Xhakolli (i rikandiduar)
  • Devoll- Eduard Duro (i rikandiduar)
  • Maliq- Gëzim Topçiu (i rikandiduar)
  • Pustec- Palë Kolevski (i rikandiduar)
  • Kolonjë- Erion Isai (i rikandiduar)
  • Qarku Gjirokastër
  • Gjirokastër- Flamur Golemi (i rikandiduar)
  • Përmet- Alma Hoxha (i rikandiduar)
  • Këlcyrë- Klement Domi (i rikandiduar)
  • Tepelenë- Tërmet Peci (i rikandiduar)
  • Memaliaj- Gjolekë Guci
  • Libohova- Leonard Hide 
  • Dropull- Dhimitë Toli (i rikandiduar)
  • Qarku Kukës
  • Kukës- Safet Gjici (i rikandiduar)
  • Tropojë- Rexh Byberi (i rikandiduar)
  • Has- Halit Mulaj
  • Qarku Vlorë
  • Vlorë–Ermal Dredha
  • Selenicë-Nertil Bellaj
  • Delvinë-Besmir Veliu
  • Finiq- Romeo Cakulli
  • Himarë-Jorgo Goro (i rikandiduar)
  • Konispol-Erges Dule
  • Sarandë- Olti Caci
  • Qarku Fier
  • Fier -Armando Subashi (i rikandiduar)
  • Lushnje- Eriselda Sefa (i rikandiduar)
  • Mallakastër- Qerim Ismaili (i rikandiduar)
  • Roskovec- Majlinda Bufi (i rikandiduar)
  • Patos- Fatjon Duraj
  • Divjakë- Josif Goreja

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:53
’14 maji’/ Klosi prezanton emrat e kandidatëve për qarkun e Vlorës

 

Bledi Klosi ka prezantuar emrat për qarkun e Vlorës

  • Qarku Vlorë
  • Vlorë–Ermal Dredha
  • Selenicë-Nertil Bellaj
  • Delvinë-Besmir Veliu
  • Finiq- Romeo Cakulli
  • Himarë-Jorgo Goro (i rikandiduar)
  • Konispol-Erges Dule
  • Sarandë- Olti Caci
Ora 21:47
Publikohen emrat e kandidatëve për 6 bashkitë e Fierit, PS u beson 4 prej kryebashkiakëve aktualë

 

Në qarkun e Fierit, socialistët kanë rikonfirmuar si kandidatë kryetarët aktualë të 4 prej bashkive nga 6 prej tyre.

Qarku Fier

Bashkia Fier, Armando Subashi (rikandidon)

Bashkia Lushnje, Eriselda Sefa (rikandidon)

Bashkia Mallakastër, Qerim Ismaili (rikandidon)

Bashkia Roskovec, Majlinda Bufi (rikandidon)

Bashkia Patos, Fatjon Duraj

Bashkia Divjakë, Josif Goreja

Ora 21:40
S'ka surpriza në Durrës! Rama rikandidon Emirjana Sako, Elton Arbanën dhe Artur Bushin

 

Socialistët kanë prezantuar emrat e 3 kandidatëve për kryetar Bashkie në qarkun e Durrësit. Edhe në këtë Bashki janë konfirmuar 3 kryebashkiakët aktual.

Qarku i Durrësit
Durrës- Emirjana Sako (i rikandiduar)
Shijak- Elton Arbana (i rikandiduar)
Krujë- Artur Bushi (i rikandiduar)

Ora 21:38
Tre kandidatët e socialistëve për bashkitë e qarkut Kukës, rikandidojnë 2 prej tyre

 

Në Kukës socialistët kanë rikandiduar Gjicin dhe Byberin për bashkitë e Kukësit dhe Tropojës ndërsa në bashkinë e Hasit, Halit Malaj.

Bashkia Kukës, Safet Gjici (rikandidon)

Bashkia, Tropojë, Rexh Byberi (rikandidon)

Bashkia Has, Halit Mulaj

Ora 21:37
Zbardhen emrat e kandidatëve për kryetar Bashkie në qarkun e Korçës

 

Drejtuesi i qarkut të Korçës, Niko Peleshi ka prezantuar kandidatët për kryetar Bashkie në qarkun e Korçës.

Qarku Korçë

Korçë- Sotiraq Filo (i rikandiduar)

Pogradec- Ilir Xhakolli (i rikandiduar)

Devoll- Eduard Duro (i rikandiduar)

Maliq- Gëzim Topçiu (i rikandiduar)

Pustec- Palë Kolevski (i rikandiduar)

Kolonjë- Erion Isai (i rikandiduar)

Ora 21:29
Zbardhen emrat e 7 kandidatëve për bashkitë e Gjirokastrës, rikandidojnë 5 prej kryetarëve aktualë

 

Janë prezantuar kandidatët e Partisë Socialiste për 7 bashkitë e qarkut Gjirokastër. 
Bashkia E dropullit rikonfirmohet Dhimitër Toli
Në Bashkinë e Libohovës, Leonard Hide
Gjirokastër, rikonfirmohet Flamur Golemi
Në Përmet rikonfirmohet kryetarja aktuale Alma Hoxha
Në Këlcyrë rikonfirmohet Klement Domi
Në Tepelenë rikonfirmohet Tërmet Peci
Në Memaliaj, Gjolekë Guci
 

Ora 21:27
S’ka surpriza! Rama rikandidon të gjithë kryebashkiakët aktual në qarkun e Beratit

 

Njësoj si në shumicën e qarqeve të tjera, edhe në Berat, socialistët do të futën ne garën e 14 majit me ekipin aktual, pra do të rikandidojë të gjithë kryebashkiakwt aktual në të gjitha bashkitë.

Qarku Berat

Skrapar-Adriatik Meta (i rikandiduar)

Polican-Ardiatin Zotkaj (i rikandiduar)

Berat-Ervin Demo (i rikandiduar)

Dimal-Juliana Mema (i rikandiduar)

Kuçovë- Kreshnik Hajdari (i rikandiduar)

Ora 21:22
Asnjë ndryshim në 5 bashkitë e qarkut Tiranë, kryetarët aktualë rikandidojnë në 14 maj! Veliaj: Në këshillin bashkiak ka prurje nga bota akademike

 

 

Nuk ka asnjë ndryshim të emrave që do kandidojnë në zgjedhjet lokale të 14 majit në 5 bashkitë e qarkut të Tiranës. Këtë e deklaroi Veliaj i cili rikonfirmoi kandidimin e kryetarëve aktualë në bashkitë e këtij qarku, duke u shprehur se kryetarët e bashkive të këtij qarku kanë realizuar punë të mirë gjatë mandatit të tyre.

“Kemi konfirmuar kandidatët për Qarkun e Tiranës - është qarku më i madh, me 700 mijë votues. Tirana ka vajtur me 62 kandidate. Me përqendrimin e popullsisë Tirana do të ketë gjithmonë e më shumë zë, edhe me ndryshimin e mandateve në 2025, kështu që kemi marrë disa vendime jo vetëm për të fituar 14 Majin, por për të menduar edhe për fitoren e radhës. 

Në bashkinë e Rrogozhinës, Edison Memolla do të vazhdojë të ketë përkrahjen tonë. Bashkia e Rrogozhinës është transformuar totalisht. Me Redjan Krajlin do të vazhdojmë në Kavajë, duam të vijojmë investimet aty. Në Vorë, ne bëmë një eksperiment, provuam Blerim Sherën në zgjedhjet e parakohshme. Ka qenë një eksperiment që ka dalë me sukses. Duam që Vora të mos jetë një vend tranzit, por një destinacion. Do vazhdojmë me Rakip Sulin në Kamëz. Kamza, ndoshta ka pasur transformimin më të madh. Unë e di që e mira nuk ka fund, por këto janë vërtet ditët më të mira të qarkut tonë. Kamza nuk ka qenë kurrë më mirë, nuk ka qenë kurrë më e pastër, nuk ka pasur kurrë kaq shumë shkolla të bëra në të njëjtën kohë, qëkur u kthye nga një periferi e Tiranës, në qytetin e 5 osë të 6-të në Republikën e Shqipërisë. Rakipi ka bërë një punë të jashtëzakonshme në një zonë që, duhet ta pranojmë, nuk ka qenë një zonë e majtë. Sondazhet janë jashtëzakonisht premtuese, besoj që kësaj here, jo si në 2019-tën, por me një garë të mirëfilltë, do luftojmë për fitoren e Rakipit”, deklaroi Veliaj

Sa i takon listës për këshilltarë bashkiakë, Veliaj tha se do ketë prurje të reja nga fusha akademike me fokus kryesisht tek juristët dhe financierët.

“Këshillat Bashkiake do te respektojne balancën gjinore. Kemi bërë një shartim të disa rrymave, që përfaqësojnë shoqërinë e Tiranës, edhe të disa krahinave. Sigurisht, Tirana tani është mozaiku që përfaqëson gjithë Shqipërinë. Kemi disa prurje të reja nga bota akademike dhe kemi një kryesisht një fokus tek juristët dhe financierët, duke qenë se Këshilli Bashkiak do të duhet të marre vendime të rëndësishme për vazhdimsinë e punëve në Tiranë.”, deklaroi ai. 

Vëliaj bëri të ditur se në Këshillin Bashkiak do të ketë edhe disa zv. Ministra.

“Do të ketë një përfaqësi të zv.Ministave sepse unë besoj fort që lidhja e Tiranës me qeverinë qëndrore duhet të vazhdojë të forcohet. Patjetër që kemi një super avantazh, Kryeministri, ish Kryetari i Bashkisë së Tiranës, kupton ndoshta edhe më shpejt se kushdo tjetër ku është zemreku i Tiranës dhe ç’a nevojash ka, kështu që duam ta forcojmë këtë lidhje”, deklaroi Veliaj.

Ora 21:17
Në 3 bashkitë e qarkut të Lezhës, socialistët rikonfirmojnë kryebashkiakët aktual

 

Kryesia vendosi që në Lezhë do të rikandidojë të 3 kryebashkiakët aktual. Ndërkohë janë miratuar edhe përbërja e listës së këshillave Bashkiak.

Lezhë-Pjerin Ndreu
Kurbin-Majlinda Cara
Mirditë-Ndrecë Deda

Ora 21:11
Zbardhen emrat e kandidatëve për qarkun e Elbasanit, socialistët rikonfirmojnë pjesën më të madhe të emrave

 

Kandidatët e qarkut të Elbasanit i ka konfirmuar drejtuesi politik, Damian Gjiknuri.

Elbasan-Gledjan Llatja

Cërrik-Andi Salla

Belsh-Arif Tafani

Gramsh-Besjan Ajazi (nga radhët e deputetëve)

Peqin-Bukurosh Maçi (kryetar i PS)

Librazhd- Mariglen Disha

Prrenjas-Nuri Belba

Ora 21:10
Zbardhen emrat e 4 kandidatëve për bashkitë e qarkut Dibër, dy prej tyre rikandidojnë

 

Drejtuesja e qarkut Dibër, Belinda Balluku ka bërë me dije emrat e 4 kandidatëve të PS për baszhkitë e këtij qarku në kuadër të zgjedhjeve lokale.

Balluku: Në bashkinë e Dibrës, kemi konfirmuar kandidaturën e Rahim Spahiut që është zgjedhur kryetar në 6 marsin e vitit të kaluar. Mbështetja që ai merr nga qytetarët është e rëndësishme ndaj kemi vendosur rikandidimin e tij me shpresën e të njëjtit rezultat si vitin e kaluar.

Për këshillin bashkiak kemi zgjedhur një listë të spikatur që besojmë se do jetë fituese.

Në bashkinë e Matit rikonfirmojmë Agron Malajn pas një kohe të gjatë në krye të kësaj bashkie. Gëzon mbështetje të madhe nga qytetarët dhe nga PS.

Për bashkinë e Klosit, dua të falënderoj Ilmi Hoxhën kryetarin që do i lë stafetën e kandidimit zonjës Valbona Kola që ka mbështetje në PS dhe në gjithë komunitetin e Klosit.

Në Bulqizë, kemi vendodur të sjellim risi, kandidojmë kryetaren e PS, Festime Mjeshtri, që gëzon mbështetje. Do jetë sfiduese sa i përket edhe mentalitetit të zonës.

Ora 21:08
Spiropali prezanton kandidatët e 5 bashkive të qarkut Shkodër për zgjedhjet lokale të 14 majit, 3 prej tyre kryetarë aktualë

 

Drejtuesja e PS për qarkun e Shkodrës, Elisa Spiropali ka bërë me dije emrat e kandidatëve për 5 bashkitë e këtij qarku në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Spiropali: I ka dhënë provat në të gjitha institucionet që ka drejtuar. Shkodrës do i japim alternativën më të mirë. Do bëjmë gjithçka për të bërë atë që ende nuk është bërë, jo për dëshirën tonë por për politkikën e vjetër të bastioneve. Kemi besim se kandidatura e Benet Becit shkon përtej PS-së.

Në Malësinë e Madhe, Tonin Marinaj, kryetari aktual që ka bërë një punë shumë të mirë që e ka kthyer zonën në qendër turistike.

Në Pukë, kryetari aktual, Gjon Gjonaj, jashtëzakonisht punëtor, i ka dhënë provat në bashkinë e Pukës dhe ka bërë atë që nuk është bërë shumë vite më parë.

Në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli, zv kryetari i bashkisë, një djalë më shumë potencial në zonë.  

Në Fushë Arrëz, kandidon Frank Tuci, kryetari aktual.

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shtrak shtruk: 27/03/2023 08:18

    Keshtu beri edhe Tosi me Vloren thoshte i ngre me nje te ngrefur te atij mikut po pastaj e morri pergjigjen kur i humbi dy deputwt ne mes tw Vlores, prandaj eshte e cal e vjen ngadal thot populli

    Përgjigju
  • Tutu: 27/03/2023 07:21

    Socialistet duhet ti japin nje mesim te forte Rames , qe vazhdon te ricikloje pushtetaret e korruptuar dhe te inkriminuar ne pushtet…

    Përgjigju
  • Geron gunbardhi: 26/03/2023 12:45

    Po te kishit cuar Fate Velen ne Vlor do kishit mar dhe votat e PD tani qe cove ate tjetrin mer te gjatin dhe mvaje fort

    Përgjigju
  • Arben: 26/03/2023 11:08

    Mbi 50 bashki nga 61 ne total jane mëse te sigurta per PS ne garen per kryetar bashkie. Eshte shperdorim dhe pērdhosje e parave qe shkojne per zgjedhjet ne keto bashki. Vetem do merret vesh se a fiton PS me mbi 70% apo nen 70% e mbi 65%. Keshtu qe garat te zhvillohen vetem ne disa bashki te veriut dhe askund me teper.

    Përgjigju
  • Riku: 26/03/2023 00:57

    Lushnja Dibra Bulqiza nuk do rikandidojne... ups keta po takojnë Tahirin... dhe 70% e te rikandiduarve e sigurt duhet te kenë me 10tra dosje te pushuara e mosfilluara ne prokurori...dhe tani perpara drejt ???? Ore kane ndonje projekt ndonjeri apo ne sipërfaqe klishete e 30 viteve uje e drita ndersa nen rrogoz tenderat per enturazhin e partise... mjere kush lumturohet nga ideja idiote qe rrahem kundërshtarin nderkohe qe i shtohet betoni nen hunde... nejse me kete brez votuesi kjo bukë do piqet bravoooo

    Përgjigju
  • Iris: 26/03/2023 00:42

    Duhet te kene nje limit mandatet jo keshtu.Maliqi na qenka kthyer ne /FSHF/e pushtetit lokal dhe mjaft selektuat militante,duhen zgjedhur njerez me karakter te forte,te respektuar nga te gjithe dhe punetore,jo te tille qe arrestohen per vjedhje,shkelje e korrupsion.Nje sontazh i pergjithshem ne popullin e zones per cdo kandidat do te ishte i vlefshem per kandidimin,ose rikandidimin si hap paraprak.

    Përgjigju
  • Me Me: 25/03/2023 22:34

    Kucova on fire me Hajdarin.. lum administrata e Kucoves

    Përgjigju
  • Byca: 25/03/2023 22:25

    Pse e lodhni kot Gled Llaren mer bab ,ma mir te rrij ke shpia nanes,te haj naj gja te mir edhe tja lej Lal Kamberit edhe lali Suelit ti bajn punet se e di I gjith qyteti qe esht sumtekelek

    Përgjigju
    • Or taj: 25/03/2023 23:26

      D.m.th qe ky e fiton prap me ata qe e komandonkan kte?

  • Katerina: 25/03/2023 21:59

    Drejt fitores me Jorgo Goro per nje Himare Turistike. Fredi Beleri ka munduar shume te baltos me shokun e tij Arjan Cani, por Jorgua si nje njeri me karakter nuk u fut ne kete loje. Arjan Cani me 4 Apartamente dhe 2 toka te perfituar ne Himare ne miqesin e Fred Belerit i ka premtuar ta sponsorizoj ne media gjate fushates. Nje person i dishuar per masakren e 1994

    Përgjigju
    • Dionis: 25/03/2023 23:28

      Keshtu eshte, sepse Arjan Cani, mik I ngushte I antishqiptarit Belerit, i ka ofruar mbeshtetje mediatike Belerit. Keshtu eshte kur interesat e Canit per tokat qe ka bler ne Himare nga shoket e Belerit, te ket mundesi ta shfrytezoj me lejen e Belerit po u zgjidhje si kryetar. Jorgua pa ber asgje kishte mbledh 5000 vota kur Beleri mori vetem 2500 vota ne 2015

  • Alb: 25/03/2023 21:54

    Turp e faqe e zeze te rikandidosh Topciun e Maliqit per here te shtate qe e ka kthyer kete bashki ne me te varfren ne Shqiperi, ku akoma ne 2023 diskutohet uji i pijshem dhe arroganca e tij drejt banoreve. Turp

    Përgjigju
    • Sugar: 26/03/2023 14:10

      Po tamam,Qyteza më e varfër në Gjithë Shqipërinë,Kryetar Pa Vizion, që tallet me njerëzit e ndershëm e të urtë e punëtorë të Maliqit,por si duket është një me Llucat e Papucat e Komandantit

  • arti: 25/03/2023 20:58

    Për Bashkinë Divjakë kandidati qe i bën nder zonës është Doktor Astrit Xheka, intelektual, familjar, human dhe korrekt. Braçja dhe Taulanti duan njerëz hajdutë

    Përgjigju
  • Andi: 25/03/2023 15:46

    Kryetari aktual i bashkisë Kuçovë duhet konfirmuar.

    Përgjigju
  • Per Kucoven: 25/03/2023 09:01

    Emri i nje qytetari nga Kucova do te ishte gjeja me e mire!Artan Dashi.

    Përgjigju
  • edi: 25/03/2023 08:45

    Emri i kryetarit te Kavajes nuk mund te jete ai i duhuri perderisa e çoi bashkine ne falimentim.

    Përgjigju
  • ermal koka: 25/03/2023 08:15

    Jorgo Goro eshte zgjedhja me e mire per Himaren tone Shqiptare. Kushdo tjeter te propozohet eshte fatale per PS-n sepse vetem Jorgo Goro mund ta fitoje bashkine Himare. Po u propozua emer tjeter, atehere eshte e shitur bashkia te PBDNJ-shi dhe koalicioni Rama-Micotaqi do jet kryer me sukses per te fituar Fredi Beleri I masakres te MAVI-s

    Përgjigju
    • Bardhyl: 25/03/2023 14:36

      Jorgo Goro është vërtet kandidati perfekt për Himarën. Mjafton një kalim nga Nivica ne Palasë për të takuar ndryshimin! Një vizitë në bashkinë e Himarës për të njohur administratë serioze modelin e përkushtimit! Në çdo cep të bashkisë është mendja, dora dhe përkushtimi i Zotit Gor! Për atë që ka bërë dhe të ardhmen e bashkisë do ishte garancia më e mirë.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Pagë 'sheiku' në Arabi, Edin Dzeko kërkon largimin nga Fenerbahce

Pagë 'sheiku' në Arabi, Edin Dzeko kërkon largimin nga Fenerbahce