PS mbyll në Durrës fushatën elektorale, Rama: PD detyroi Mziun të kërkonte falje, kur akoma s’ka kërkuar falje për ngjarjen e Elbasanit! Prita që Likja të marrë sopatën për kandidatin e vet

 

Sot Partia Socialiste po  zhvillon mitingun përmbyllës në stadiumin ”Niko Dovana” të Durrësit, ndërsa në fjalën e tij kryeministri Edi Rama u ndal edhe njëherë te thirrja e rëndë për terror e vrasje e  Xhelal Mziut dhe më pas edhe faljes që ai kërkoi. Rama tha se Mziu u detyrua të kërkonte falje nga PD, për të cilët tha se ende nuk kanë kërkuar falje për ngjarjen e rëndë në Elbasan, ku u vra Pjerin Xhuvani nga ish-polici i RENEA-s Arbër Paplekaj, pjesë e strukturës së armatosur në PD të vetëshpallur si mbrojtës së votës. Po ashtu Rama u ndal edhe te kandidati i LSI, Etjon Joka, i cili u filmua duke blerë vota, ndërsa ironizoi duke thënë se kishte pritur që Meta të rrëmbente sëpatën për t’i prerë duart, pasi vetë ky i fundit ka deklaruar se “do t’i pritet dora kujtdo që prek një votë”

“Sot ju patë një fytyrë të dalë nga zgafelklat e historisë shqiptare. Një fytyrë të errët, që duket sikur shekujt e kanë harruar mes nesh, një fytyrë që është shëmbëlltyra më kuptimplotë, më reale më e prekshme më e padiskutueshme e atyre që duan me çdo kusht të na kthejnë mbrapa. Ky troklodit u tha disa njerëzve që ishin mbledhur aty që mjaftonte një telefonatë dhe ky me grupin e tij, do shkonin në vendin nga ku vinte telefonata dhe do bënin atë që bënë në Elbasan. Pastaj ky kërkoi falje. Falja e këtij nuk i duhet dreqit, jo shqiptarëve dhe falja e tij ka një problem të madh, kërkon falje nga frika pasi ata që e kanë nxjerrë të kërkoi falje , i kanë mbushur ato që nuk thuhen, nuk kanë kërkuar akoma falje për atë që ndodhi në Elbasan. Kërkojnë falje për një fjalë shume të rëndë të nxjerrë nga goja e një analfabeti funksional dhe nuk kërkojnë falje për atë që ndodhi në Elbasan. Po sot një deputet i Ilirit dhe Monikës u kap me presh në duar, duke blerë vota për llogari të Monikës, unë thash tani dil Like rrëmbe sëpatën e dil prei duart, Likja jo vetëm nuk doli, por bëri një postim: votoni, do jetë ditë feste, vetëm votoni”. O Like, Like! O lërë rikën o do të ta nxjerrin me zor dhe është më keq kur ta nxjerrin rakinë mëzor se sa kur e le vetë, se e le çik nga çikë se me zor e merr sfurkun dhe sëpatën dhe nuk di ku t’i gjesh vendin”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

PS mbyll fushatën elektorale në Durrës, Rama: Ndjesa e Xhelal Mziut e detyruar nga PD që s’ka kërkuar falje për Elbasanin! Prita që Likja të marrë sëpatën për kandidatin e vet (VIDEO)


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ka ende çështje të hapura për të sqaruar me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot

Ka ende çështje të hapura për të sqaruar me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot