PS paketë ligjore për mbrojtjen e zgjedhjeve! Vjedhja e votës i kalon SPAK, ngrihet qendra e spiunimit, jo dënim për ata që tregojnë shokët

Mazhoranca socialiste ka depozituar në Kuvend një paketë ligjore për garantimin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021. Një projektligj i propozuar nga deputeti i PS-së, Adnor Shameti, parashikon kalimin në kompetencë të SPAK të veprave penale të përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore si dhe të korrupsionit zgjedhor, parashikuar në nenet 328 dhe 328/a të Kodit Penal. Nisma ligjore ndryshon Kodin e Procedurës Penale, duke zgjeruar kompetencat e SPAK në fushën e zgjedhjeve. Shumica socialiste thotë se me këtë ndryshim lista ndaj veprave penale zgjedhore do të ngrihet në një stad të ri, duke iu përgjigjur pritshmërie të shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtar, për të pasur rezultate të prekshme dhe të shpejta për cilindo që ndërhyn në fushën e zgjedhjeve.

Një tjetër projektligj është depozituar për miratim në Kuvend nga deputetja e PS, Klotilda Bushka, për ndryshimin e Kodit Penal, ku parashikohet përjashtimi nga dënimit të personave të akuzuar për krime zgjedhore, nëse ata bashkëpunojnë apo ndihmojnë organet e drejtësisë për zbulimin dhe hetimin e bashkëpunëtorëve të tyre që kanë kryer vepra penale në fushën zgjedhjeve. Ndryshimi është bërë me qëllim për të nxitur personat në nevojë që mund të shesin votën, që të bashkëpunojnë me SPAK.

Gjithashtu, Klotilda Bushka ka propozuar ndryshimin e ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke parashikuar përfshirjen e hetimit dhe gjykimit të krimeve zgjedhore në vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, për të nxitur këta të fundit që të jenë sa më të motivuar për të goditur veprat penale në fushën e zgjedhjeve.

Një tjetër projektligj është depozituar në Kuvend nga deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri. Nisma ndryshon ligjin për mbrojtjen e sinjalizuesve të korrupsionit, duke parashikuar ngritjen pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një njësi e posaçme për të marrë sinjalizime të ndryshme për krime zgjedhore, para dhe gjatë zgjedhjeve të ardhshme. Sinjalizuesit në këtë rast do të mbrohen me ligj. Ky është një mekanizëm i ri për të rritur garancitë e zgjedhjeve të ardhshme.

Deputeti Alket Hyseni ka propozuar një tjetër projektligj për ndryshimin e ligjit për Policinë e Shtetit, duke parashikuar detyrimin e policisë për të zbatuar gjatë zgjedhjeve ose referendumeve detyrat në shërbim yë administrimit të qetë dhe të rregullt të proceseve zgjedhore.

Deputeti Alket Hyseni ka depozituar në Kuvend një tjetër nismë ligjore, për ndryshimin e ligjit për prokurorinë, duke parashikuar detyrimin e kryeprokurorit Olsian Çela dhe kreut të SPAK Arben Kraja që t’i japin KQZ-ë informacion jo më vonë se 15 ditë nga paraqitja e kërkesës.

Deputetët e PS, Blerina Gjylameti dhe Eljo Hysko kanë depozituar në Kuvend një projektligj për ndryshimin e ligjit për gjendjen civile, duke hequr sanksionin me gjobë prej 10 000 lekë të personave që nuk kanë deklaruar ndryshimin e vendbanimit. Nisma synon që të nxisë qytetarët të deklarojnë ndryshimin e vendbanimit para zgjedhjeve, pa u ndëshkuar me gjobë.

Ndërkaq, deputetja e PS-së Vasilika Hysi ka propozuar ndryshimin e ligjit për partitë politike. Nisma parashikon shfuqizimin e neneve 24/1, 24/2, 24/3, 24/4 dhe 24/5, nene që kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore, rregullimi i së cilës është pasuruar në Kodin Zgjedhor.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Koli: 24/09/2020 19:59

    Na hengshi m....tin me gjithe spak

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë