Ditën e sotme, PS dega Shkodër feston 35-vjetorin e themelimit, duke e kujtuar këtë ditë me një event të veçantë që u zhvillua në Kalanë e Rozafës.

Në qytetin verior të Shqipërisë ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama, i cili kishte veshur një bluzë me flamingo, deputetë të qarkut dhe personalitete të kësaj force politike ndër vite.

Por ndryshe nga qytetet e tjera, në Shkodër kryeministri Rama është pritur me protesta. Me dhjetëra qytetarë janë mbledhur poshtë Kalasë Rozafa, duke protestuar kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec të Vlorës, kundër ndërtimit të resortit nga Bashkim Ulaj në Rrjoll dhe ‘në mbrojtje të familjes’. Në vendin ku u zhvillua protesta ndodheshin të pranishme dhjetëra forca politike, për të siguruar mbarëvajtjen e tubimit.

Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, kryeministri Edi Rama ironizoi protestat që kundërshtojnë investimin në Zvërnec, teksa ngriti pyetjen se përse ambientalistët nuk kanë reaguar më parë, kur në Shqipëri vriteshin përditë kafshë dhe shpendë dhe kur sipas tij në pyje dëgjohej vetëm sharra elektrike.

“Ata nuk duan të dinë që të gjithë ata që janë në kafene mund të kenë qenë gjithë ditën në punë. Jo, çohuni e hajde me ne për Shqipërinë e re. Si patriotë, këta u zgjuan në një ditë dhe u bënë ambientalistë.

Ku ishin këta kur në Shqipëri gjuhej ilegalisht? Ku ishin kur vriteshin përditë zogj dhe kafshë që normalisht janë specie të mbrojtura? Ku ishin kur Shqipëria kishte në fuqi ligjin e importit të plehrave? Ku ishin kur pyjet ishin shndërruar në vende ku dëgjohej vetëm sharra elektrike?

Nuk i kërkon askush llogari atyre që asokohe ishin 10 vjeç. Por unë nuk e kam me ta. E kam me ata që po bëjnë çmos që ta marrin peng dhe ta çojnë në një drejtim të panjohur atë sensibilizim të natyrshëm dhe krejt legjitim që papritur u zgjua për diçka që, sipas tyre, duhet rrëzuar e ndaluar, sepse morën vesh që ekziston një plan djallëzor për të shitur Shqipërinë”, tha mes të tjerash Rama.

Teksa bëri një krahasim të turizmit të Shqipërisë dhe Malit të Zi, Rama tha se ne nuk jemi si ata, pikërisht sipas tij për shkak të përzënies nga vendi të investitorëve të huaj.

Rama tha se protestuesit po kërkojnë jo vetëm të përzënë nga Shqipëria investitorët e huaj, por edhe ta bëjnë vendin rezervat për blogerët dhe influencerët.

“Ne kemi zgjidhur këtë me Paketën e Maleve, këta thonë do u’a marrin tokat oligarkët. Këta thonë që të gjithë emigrantët që duan të investojnë në pronat e stërgjyshërve, por që nuk e kanë njohur 7501-shin, duhet ta harrojnë ta bëjnë këtë gjë, sepse nuk ka për ta asnjë zgjidhje tjetër sepse duhet të futen te 7501-shi. Po ka kohë Shqipëria të humbasë me këto pallavra? Malin e Zi e keni një vend ku keni hyrë e keni dalë që nga viti 1991. Shikojeni Malin e Zi si ka qenë në 1991 dhe si është sot? Pse nuk na kanë lënë të jemi si Mali i Zi? Sepse duan të nxjerrin të huajt jashtë. Sepse duan ta bëjnë Shqipërinë rezervat për blogera e influencera. Se më thonë pse bëre ashtu dje", shtoi kryeministri Rama.

Gjatë eventit të sotëm për 35-vjetorin e themelimit të PS dega Shkodër, u ndanë edhe certifikata mirënjohjeje për disa personalitete të kësaj force politike, që kanë dhënë kontribut ndër vite në Partinë Socialiste.

Lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:25
Rama ironizon influenceret që mbështesin protestat për ‘Zvërnecin’: E duan bregun e detit të virgjër, që të bëjnë foto me bikini me atë lidhsen e hollë! Njerëzit luten ‘Inshallah i këputet’

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish ditën e sotme blogerët dhe influencerët që mbështesin protestat kundër investimit në Zvërnec të Vlorës.

Nga Shkodra, ku PS po festonte 35-vjetorin e themelimit të degës, Rama tha se protestuesit po kërkojnë të përzënë nga Shqipëria investitorët e huaj dhe ta bëjnë vendin rezervat për blogerët dhe influencerët.

Teksa bëri një krahasim të turizmit të Shqipërisë dhe Malit të Zi, Rama tha se ne nuk jemi si ata, pikërisht sipas tij për shkak të përzënies nga vendi të investitorëve të huaj.

“Ne kemi zgjidhur këtë me Paketën e Maleve, këta thonë do u’a marrin tokat oligarkët. Këta thonë që të gjithë emigrantët që duan të investojnë në pronat e stërgjyshërve, por që nuk e kanë njohur 7501-shin, duhet ta harrojnë ta bëjnë këtë gjë, sepse nuk ka për ta asnjë zgjidhje tjetër sepse duhet të futen te 7501-shi. Po ka kohë Shqipëria të humbasë me këto pallavra? Malin e Zi e keni një vend ku keni hyrë e keni dalë që nga viti 1991. Shikojeni Malin e Zi si ka qenë në 1991 dhe si është sot? Pse nuk na kanë lënë të jemi si Mali i Zi? Sepse duan të nxjerrin të huajt jashtë. Sepse duan ta bëjnë Shqipërinë rezervat për blogera e influencera. Se më thonë pse bëre ashtu dje", tha mes të tjerash Rama.

Më tej kryeministri deklaroi se shumë influencerë dhe blogerë po e shfrytëzojnë protestën për folloëersa dhe për të bërë shitje online. Rama shtoi se blogeret dhe influenceret e duan bregdetin e Shqipërisë 'të virgjër', në mënyrë që sipas tij të mund të bëjnë foto 'me bikinit me rrip të hollë.'

"Më tregonte një nga ata punonjësit e rinj, ishte njëra te kulla Eifel, kishte bërë një foto kështu dhe dukej 3 herë më e gjatë se unë. Kur e pash thashë do më bjerë sipër. Dhe thoshte ‘u hap koha në Paris’. Natyrisht, se kur ti ke mundësi të shkosh në Paris e Dubai, hallall të qoftë. Por t’i s’ke pse u thua shqiptarëve ‘atje e dua komplet të virgjër bregun e detit, sepse atje do dal me bikini, me atë lidhsen e vogël’. Edhe këta që i shkojnë nga pas në protestë thonë ‘Inshallah i këputet lidhsja’. Kjo tjetra nxirrte kremra, që t’i kur të futeshe atje të bëje solidaritet për zogjtë, të shitej edhe ndonjë krem fytyre. Fytyre m’u duk mua, se kushedi ça fërkohej me të”, vijoi më tej kryeministri Rama.

Ora 19:17
‘Zvërneci’/ Rama kritika ambientalistëve: Shpendët deri dje vriteshin për qejf me çifte! Nëse flamingot do kishin gojë të flisnin, do tregonin historinë e tyre të trishtë

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ambientalistët që sipas tij janë shqetësuar për flamingot në Zvërnec dhe kundërshtojnë investimin që do të realizohet atje.

Gjatë fjalës së tij nga Shkodra, Rama tha se para moratoriumit 10-vjeçar të gjuetisë të vendosur nga qeveria e PS, flamingot dhe pelikanët kaçurrel vriteshin për qejf me çifte.

“Ne nuk jemi shkatërrimtarët, ne jemi shpëtimtarët. Po të kishin gojë të flisnin flamingot që këta po i dalin për zot, do tregonin historinë e tyre të hidhur. Ata janë zogj shtegtarë, nuk kanë një habitat të përhershëm në Shqipëri. Do tregonin historinë e hidhur sesi ata nuk vinin në Shqipëri, sepse i priste çiftja e pushka e atyre që stërviteshin për të marrë shënjestër, për të vrarë zogj. Sikur pelikani kaçurrel të çohet dhe të tregojë historinë e tij në Shqipëri me Parkun Kombëtar të Divjakës, do t’u tregonte të tërëve se sot pelikani kaçurrel sot është një specie e mbrojtur që qëndron dhe shtohet në Shqipëri. Ndërkohë para moratoriumit 10 vjeçar të gjuetisë që ne bëmë, pelikani kaçurrel ishte shënjestër. Sikur të shikohen të gjithë numrat e shpendëve e kafshëve që ka sot Shqipëria kur kërciste pushka në çdo pyll e lagunë, atëherë do të shihet shumë qartë që ne sot kemi një faunë të ripërtërirë. Sikur të shikohet sot Shqipëria nga lart, kemi bërë 10 vite ne moratorium për mos-prerje pyjesh. Por plehrat kush ishte në parlament që shfuqizoi importin e plehrave, sapo mori pushtetin? Ishte PS. Shkodra kishte mbetur si dele e zezë për kaq shumë vite, sot po merr frymë dhe është bërë një destinacion turistik që rritet vit pas viti”, tha mes të tjerash Rama.

Ora 19:03
Protestat për 'Zvërnecin', Rama: Kur ishin këta kur në pyje dëgjohej vetëm sharra elektrike?

Edi Rama zhvilloi sot një takim me socialistë të Qarkut Shkodër me rastin e 35-vjetorit të kësaj force politike. Duke folur për protestat që zhvillohen në Tiranë kundër ndërtimit të resrtit në Zvërnec. Rama tha se protesta po përshkallëzon në gjuhë urrejtje.

"Është kollaj të vishesh për flamurin, edhe më kollaj të marrësh një flamur dhe ta lidhësh në qafë për t’u dukur patriot. Është edhe më kollaj të bërtasësh e të këndosh këngë patriotike. Por patriotizmi nuk ka aspak lidhje me faktin që të gjitha këto t’i përdorësh për të sulmuar, për të bërë çmos që të hedhësh sa më shumë baltë dhe të lëshosh të gjithë gurët e mundshëm ndaj atyre që nuk mendojnë si ti",- tha Rama.

Kryesocialisti dhe kryeministri ngriti pyetjen se përse protestuesit që sot bërtasin se Shqipëria është në rrezik, deri një dekadë më parë nuk reagonin për problemet ulëritëse.

"Ata nuk duan të dinë që të gjithë ata që janë në kafene mund të kenë qenë gjithë ditën në punë. Jo, çohuni e hajde me ne për Shqipërinë e re. Si patriotë, këta u zgjuan në një ditë dhe u bënë ambientalistë.

Ku ishin këta kur në Shqipëri gjuhej ilegalisht? Ku ishin kur vriteshin përditë zogj dhe kafshë që normalisht janë specie të mbrojtura? Ku ishin kur Shqipëria kishte në fuqi ligjin e importit të plehrave? Ku ishin kur pyjet ishin shndërruar në vende ku dëgjohej vetëm sharra elektrike?

Nuk i kërkon askush llogari atyre që asokohe ishin 10 vjeç. Por unë nuk e kam me ta. E kam me ata që po bëjnë çmos që ta marrin peng dhe ta çojnë në një drejtim të panjohur atë sensibilizim të natyrshëm dhe krejt legjitim që papritur u zgjua për diçka që, sipas tyre, duhet rrëzuar e ndaluar, sepse morën vesh që ekziston një plan djallëzor për të shitur Shqipërinë',-tha Rama.

Ora 18:54
Rama nga Shkodra ironizon opozitën me historinë e Rozafës: Disa ndërtonin ditën, dikush u’a prishte natën! PS sot ka misionin historik për të futur Shqipërinë në BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se PS sot ka misionin historik për të anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian, aty ku sipas shefit të Qeverisë e kanë amanet nga rilindasit e kombit tonë.

Komëntet Rama i bëri nga Shkodra, në 35-vjetorin e themelimit të PS-së së degës, ku tha se historia e Rozafës, ku dikush ndërtonte ditën dhe dikush prishte natën, është sipas kryeministrit aktuale edhe sot.

Rama deklaroi se PS sot është më e fortë se kurrë më parë, duke iu referuar edhe pjesëmarrjes së madhe të qytetarëve në takimin për 35-vjetorin e PS në Shkodër.

“Kur më thanë se ka shumë njerëz, mendova që kur shumë njerëz kanë rezistuar deri në fund të asaj ngjitje, ne jo vetëm që jemi të fortë, por jemi më të fortë se asnjëherë tjetër. Tani do na hidhen në fyt flamingot dhe do na thonë që administrata është mbledhur me zor, por unë ju falënderoj shumë për këtë ngjitje që ka qenë jo e lehtë. Kemi të gjitha arsyet për të ngjitur Shqipërinë në atë majën që na e kanë lënë amanet rilindasit tanë dhe që ua kemi borxh fëmijëve tanë, në BE. Kjo skenë këtu dhe ky shesh është zgjedhur për bukurinë e vet të jashtëzakonshme dhe për hijen e magjishme që ka. Ky takim na lidh me të sotmen, me atë që është edhe legjenda e kësaj kalaje. Legjenda e atyre që përpiqeshin të ndërtonin ditën dhe e atij që prishte natën. Ishin vëllezër. Ishin vëllezër dhe ajo legjendë në fakt ka reflektuar në vazhdimësi në jetën shqiptare shekull pas shekulli. Ka reflektuar edhe në letrat e shkruara nga atdhetarët Gjergj Fishta e me radhë, që halli më i madh shqiptarit i vjen nga shqiptari, por lajmi i mirë është se shumica e shqiptarëve është shumë e vendosur për të çuar deri në fund këtë mision historik”, tha mes të tjerash Rama.

Ora 18:20
FOTOLAJM/ Protestat kundër Zvërnecit, Rama i veshur me bluzë me flamingo në takimin në Shkodër

1780935640_gchyjikll.JPG

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkodër, në festën për 35-vjetorin e themelimit të kësaj force politike në këtë degë.

Ajo që vihet re, është se ndryshe nga takimet në qytetet e tjera, Rama ka veshur në Shkodër një bluzë me flamingo (shpendët që ndodhen në zonën e mbrojtur të Lagunës së Nartës).

Mesa duket ky është një mesazh i Ramës për të gjithë ata që protestojnë kundër investimit në Zvërnec, për të treguar që edhe vetë kryeministri është në mbrojtje të këtyre shpendëve.

Ora 18:05
Kryeministri Rama pritet me protesta në Shkodër, dhjetëra qytetarë ngrihen kundër investimeve në Rrjoll e Zvërnec (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta ditën e sotme në Shkodër, ku do të marrë pjesë në eventin e organizuar për 35-vjetorin e themelimit të kësaj force politike në atë degë.

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur poshtë Kalasë Rozafa duke protestuar kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec të Vlorës, kundër ndërtimit të resortit nga Bashkim Ulaj në Rrjoll dhe ‘në mbrojtje të familjes’.

Në vendin ku po zhvillohet protesta ndodhen të pranishme dhjetëra forca politike, për të siguruar mbarëvajtjen e tubimit.