PS zyrtarizon emrat e Bashkive
 Surprizë mjeku Leli në Vlorë

PS zyrtarizon emrat e Bashkive<br /> Surprizë mjeku Leli në Vlorë
TIRANE - Partia Socialiste ka zyrtarizuar këtë të martë kandidatët për bashkitë më të mëdha të jugut të vendit. Në takimet që kryeministri Edi Rama mbajti sot në selinë e Partisë Socialiste me deputetët e dy qarqeve më të mëdha të jugut të vendit, u zyrtarizuan emrat e tetë kandidatëve.
 
Për Bashkinë e qytetit bregdetar të Vlorës, socialistët zgjedhin të garojnë me mjekun Dritan Leli, duke lënë mënjanë kryetarin aktual Shpëtim Gjika, i cili është në proces gjyqësor në Apel për abuzimin me lejet e ndërtimit. Në Himarë PS do të hyjë në garën e zgjedhjeve të 21 Qershorit me kryetarin aktualisht të Himarës Gjergji Goro, ndërsa në Sarandë socialistët kandiduan gazetaren Floriana Koka. Kështu kreu aktual i bashkisë Stefan Çipa nuk do të mund të garojë për një mandat tjetër në Sarandë. Në bashkinë e Libohovës PS kandidoi Liza Mandi. Emrat e kandidatëve të bashkive të qarkut Vlorë u bënë publike nga deputetja socialiste e këtij Qarku, Valentina Leskaj, pas takimit të mbajtur në selinë rozë. 

Po ashtu, ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj, deputet i Gjirokastrës, bëri publik kandidatët e këtij qarku. Për Tepelenën socialistët kanë zgjedhur të rifusin
në garën elektorale më Tërmet Pecin, në Memaliaj me Durim Roshin, në Përmet rikandidohet Gilberto Jaçe, ndërsa në Bashkinë e Këlcyrës kandidati zyrtar i PS është Klemend Domi.
 
Nderkaq, sipas marreveshjes se koalicionit me LSI-ne, ne Bashkine e Gjirokastres kandidatja e se majtes eshte Zamira Rama, e cila garon ne keto zgjedhje nen siglen e LSI.

Ndërsa kandidatët e bashkive më të mëdha janë zyrtarizuar nga e majta, ajo që mbetet ende mister është Tirana. 

Ora 10:10 Rama takon Metën për kandidaturat 
Menjëherë pas takimeve me deputetet e qarkut të Vlorës dhe Gjirokastrës në selinë e PS, Rama iu drejtua kryesisë së Kuvendit ku përreth 60 minuta pati një takim me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, aleatin e tij në qeverisje. Takimi zgjati mbi një orë, por nuk u dha informacion për mediat për emrat apo detaje të tjera që u diskutuan që takimit.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët