Pse aeroplanët kanë kryesisht ngjyrë të bardhë?

Pse aeroplanët kanë kryesisht ngjyrë të bardhë?

Foto nga aeroplani 'Air Albania'

Çdo kompani avionësh ka logon edhe emrin e saj në trupin apo bishtin e aeroplanit, por shumica prej tyre janë me ngjyrë të bardhë.

Mund të mos ju ketë shkuar në mendje kjo gjë, pasi më shumë jeni shqetësuar për udhëtimin apo çmimin e biletës.

Ngjyrat e lehta reflektojnë diellin dhe rrezatimin diellor, derisa aeroplani është duke fluturuar dhe e ndihmon që brenda kabinës të jetë më freskët.

“Është e  njëjtë sikur t’I vIni trupi krem për ruajtjen e diellit nga rrezet e forta”, ka thënë profesori John Hansman i Aeronautikës dhe Astronautikës.

Sipas ekspertëve, kompanitë që prodhojnë aeroplanët shpenzojnë 246 kilogramë bojë për të lyer një aeroplan.  

E njëjta ndodh me të gjithë ne kur veshim një  bluzë me ngjyrë të zezë dhe trupi jonë do ta ndjejë më shumë nxehtësinë apo rrezet e diellit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Superkupa e Italisë nuk ndryshon format, zhvillohet sërish në Arabinë Saudite

Superkupa e Italisë nuk ndryshon format, zhvillohet sërish në Arabinë Saudite