Pse Amerika i priste fadromat në presidencë, ndërsa Rama i çoi tek Teatri?

Për herë të parë pas 30 vitesh një ambasadore amerikane bashkohet me popullin kundër establishmentit politik të 3 liderve që sundojnë Shqipërinë.

Publikisht dhe pa dorashka diplomatike, ambasadorja Yuri Kim dje deklaroi:

"Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë,” - deklaroi ajo.

Po pse pikërisht tani ky alarm i ambasadës kundër një marrveshje anti-amerikane: Meta-Rama-Basha?
- sepse Edi Rama hoqi dorë nga shkarkimi Ilir Metës dhe hyri në negociata për ruajtjen e xhaketave të vjetra.
- Sepse Meta dhe Basha u takuan për një strategji mbi bllokimin e reformës në drejtësi duke shkarkuar Dvoranin dhe duke diktuar emrimet në gjykata.
- Sepse Basha-Kryemadhi-Rama nuk po reagojnë për propozimet amerikane mbi ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe listat e hapura sipas sitemit danez.
- Sepse Meta dhe Berisha janë të gatshëm të këmbejnë me Edi Ramën reformën në drejtësi me reformën zgjedhore.
- Sepse gjykatat e Edi Ramës i dhuruan pafajsinë Lulzim Bashës për pastrim parash ruse në Washington.
- Sepse Edi Rama po siguron mandatin e tretë si Kryeministër në këmbim të amnistisë penale për Sali Berishēn dhe Ilir Metën duke i garantuar paprekshmëri tē bizneseve të tyre.
- Sepse të 4 së bashku aktruan para teatrit dhe krijuan “luftë” artificiale për t’iu shmangur dialogut mbi sistemin elektoral dhe propozimeve amerikane për listat e hapura.
- Sepse ambasadorja amerikane ka refuzuar çdo takim me Sali Berishën, ndërsa Rama përmirësoi mardhëniet me familjen Berisha në mediat e tyre.
- Sepse pas mitingut të 2 Marsit, ambasadorja Yuri Kim bëri thirrje që Ilir Metës i ndalohet mbajtja e flamurit amerikan dhe nuk mbështet presionet e tij.
- Sepse Amerika ka 8 vjet kërkon proçedimin e Ilir Metës por ai mbrohet nga Rama dhe Berisha. (Kujtojmë që Rama e votoi Metēn si president edhe pasi ambasadori Lu dhe ambasadorja Vlautin i kërkuan prokurorit përgjithash proçesim penal për Ilir Metën)

Për këto arsye Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tejet të zhgënjyera me pazarin tresh Rama-Meta-Basha. Amerika priste që fadromat të çoheshin në presidencë për të shkulur nga themelet modelin Meta, por Rama aktroi me 3 artistët e opozitës dhe i dërgoi fadromat tek teatri. Amerikanët kishin shpresuar që Rama të sillej si Zajevi me Gruevskin. Është treni fundit për Edi Ramën, nëse do e ruaj kontratën me amerikanët për dy reforma në drejtësi dhe zgjedhje të lira, apo do kërkoj të blej lirë dy të pandehurit e amerikanve në Shqipëri në këmbim të një mandati të tretë në tavolinë?

Prova e zjarrit është “fadroma”. Amerikanët po presin të fundosi presidencën.....

B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A i ka përmbushur pritshmëritë Reforma në drejtësi?

Komento

Komente

  • Pirth o muco: 22/05/2020 12:06

    O zoteri niku edhe ti nje lesh ishe t pam tani ja fut si kau peles ....fol si te te vij se budallenjt e hane boll bre nik nuk je virgjeresha dhe ti shum genjen

    Përgjigju
  • Arben Metani: 22/05/2020 10:27

    Sakte

    Përgjigju
  • Jorgo: 22/05/2020 10:25

    Me kete klase politike aktuale ne Shqiperi nuk behet asnje ndryshim thelbsore as ne politike dhe as ne ekonomi ku mundesite jane pa fund per keto ndryshime.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

SPAK dhe Çela kundër planit të policisë për të përgjuar pa lejen e prokurorisë dhe krijimit të Komitetit Anti-Krim: Jemi të pavarur, s'japim llogari para ministrit