Pse disa njerëz i kafshojnë vazhdimisht buzët?

Pse disa njerëz i kafshojnë vazhdimisht buzët?

Shumë njerëz i kafshojnë buzët gjatë gjithë ditës, disa më butësisht, disa më intensivisht por ka dhe nga ata që i shkaktojnë vetes lëndime të dukshme.

Çfarë fshihet pas këtij zakoni dhe si mund ta ndalojmë atë?

Termi shkencor që e përshkruan këtë veprim është dermatofagia, që përkthehet si një sjellje e përsëritur në të cilën ne kafshojmë buzët me dhëmbë.

Sipas dermatologëve, pas këtij zakoni qëndron ankthi. Nëse kemi një përditshmëri  stresuese, kafshimi i buzës kthehet si një mekanizëm që na ndihmon për ta përballuar.

Për shkak se dhëmbët tanë janë shumë më të fortë se lëkura e buzëve, ata mund të shkaktojnë dëmtime të thella të indeve.

Kështu ne mund të marrim plagë dhe lëkura jonë e lënduar nuk mund të mbrohet në mënyrë efektive nga bakteret, prandaj si pasojë  mund të shkaktohen irritime dhe infeksione.

Përveç kësaj, nëse i kafshojmë vazhdimisht buzët, ekziston mundësia që struktura e lëkurës sonë të ndryshojë.

Pra, si ta ndalojmë këtë ves?

Fillimisht mjekët rekomandojnë që të gjejmë shkaqet. Nëse i kafshojmë buzët sa herë që ndihemi në ankth, atëherë duhet të flasim me psikologun.

Nëse i kafshojmë buzët sepse janë vazhdimisht të çara, atëherë duhet t'i mbrojmë çdo ditë duke aplikuar një zbutës.

Sa më të hidratuara të jenë buzët tona, aq më pak priremi t'i kafshojmë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Vulin i sanksionuar nga SHBA, pjesë e qeverisë së re të Serbisë

Vulin i sanksionuar nga SHBA, pjesë e qeverisë së re të Serbisë