Pse e tremb Dibra, Partinë Demokratike?

Pse e tremb Dibra, Partinë Demokratike?

Ka një debat shterpë që PD po tenton të mbajë gjallë ku në epiqendër është qarku i Dibrës dhe e deleguar politike për këtë qark nga PS, Olta Xhaçka. Sulmi i PD ndaj Xhaçkës, me pretendimin se ajo ka përdorur helikopterët e Forcës Ajrore për të shkuar në këtë qark për fushatë elektorale, janë rrëzuar me fakte dhe shifra nga Forca Ajrore e cila saktëson se ”Në përputhje me misionin dhe detyrat e Forcës Ajrore, gjatë muajve të fundit janë kryer 338 fluturime. Nga të cilat vetëm 9 kanë pasur si destinacion qarkun e Dibrës. E përsërisim, vetëm 9 dhe jo 22, siç pretendon subjekti politik, nga të cilat, 4 kanë qenë për emergjenca mjekësore ajrore dhe pjesa tjetër emergjenca civile dhe trajnim rutinë i pilotëve të Forces Ajrore.’‘. Madje, Forca Ajrore ka shkuar edhe me tej, kur ka dhënë detaje për lëvizjet e ministres me emra qarqesh dhe fluturimet e tjera të FA. ”329 fluturime të tjera kanë pasur si destinacion Kukësin, Tropojën, Shkodrën, Lezhën, Mirditën, Elbasanin, Kucovën, Beratin, Korçën, Gjirokastrën, Vlorën, Sarandën, Fierin dhe Tiranën. Theksojmë se përgjatë gjithë vitit 2020, Ministrja e Mbrojtjes, edhe pse ligji i njeh të drejtën e plotë të përdorë mjetet e Forcës Ajrore në çdo kohë e për çdo detyrë, e ka përdorur këtë të drejtë ligjore vetëm 4 herë në një vit, për të udhëtuar drejt qarqeve Shkodër, Dibër dhe Gjirokastër, qarqe ku ndodhen edhe detashmentet rajonale te mbrojtjes së Forcave të Armatosura.”

Mirëpo, përpos të gjithë këtyre sqarimeve, Partia Demokratike ka vazhduar sulmin ndaj ministres Xhaçka. Ajo që është më shumë se qesharake gjatë sulmit të sotëm, është se PD ka vazhduar luftën më mullinjtë e saj të erës duke iu referuar postimeve të ministres në Facebook, pra dukshëm pa asnjë fakt.

Por, pse Partia Demokratike vazhdon sulmin kur nuk ka asnjë fakt?

Natyrisht që arsyet janë tërësisht politike. Partia Demokratike e cila Dibrën e ka patur qark ku merrte 1 mandat më shumë se PS, por që kurrë nuk bënë asgjë për asnjë nga qytetet e këtij qarku, ka kuptuar se këto zgjedhje e kanë punën pisk. Rruga e Arbrit e sjell Dibrën për një orë në Tiranë. Këtë rrugë po e bën kundërshtari i tyre politik. Në qytete, nga Burreli në Peshkopi, pas zgjedhjeve të fundit lokale, ka filluar puna dhe po vihet dorë. Këto po i bën kundërshtari i tyre politik i cili ka të metat e tij, por ca gjëra duhen thënë siç janë. Thënë ndryshe, Partia Demokratike asnjëherë nuk e ka parë veten më keq se sot politikisht në Dibër, ndaj fluturon me ‘helikopter’ në kokë duke justifikuar rezultatin që ata presin në 25 Prill.

Mesa duket PD, duke dashur të mos ngjisë lajmi që sot nga Tirana në Klos mbërrin për 1 orë nga Rruga e Arbrit, merret me helikopterë imagjinarë. Fakti që PD përton të shkojë në Dibër nga Rruga e Arbrit (pasi nga rruga e vjetër nga Shkopeti nuk bëhej fjalë), fakti që PD nuk përballon dot faktin që kundërshtari i saj politik ka bërë realitet premtimin epokal të Rrugës së Arbrit, i ka çuar në batakun që janë shfaqur këto ditë, duke bërë politikë më Forcat Ajrore, njëlloj siç bën me mjekët duke i sulmuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 03/12/2020 16:30

    Dibranet i kane bere menderin PD.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen