Pse ju kruhen duart? Kujdes, mund të keni nevojë për mjek

Pse ju kruhen duart? Kujdes, mund të keni nevojë për mjek

Duart

Përtej besytnive mbi lidhjen e kruarjes së duarve dhe parave, ajo është zakonisht një simptomë e tharjes së lëkurës, flluskave ose puçrave që prekin gjymtyrët. Ndjesia e pickimit dhe kruarjes vërehet në sipërfaqe të gishtave, nën lëkurë, ose në disa prej gishtave.

Në shumicën e kohës, kruarja e gishtave nuk është një problem shqetësues. Por, sipas të dhënave, ka disa raste kur kjo simptomë mund të tregojë një problem më të thellë që ka nevojë për vëmendjen e mjekut.

Shkaqet Dhe Simptomat
Ekzema

Ekzema shfaqet kur një njeri prek diçka që ka efekt irritues në lëkurë. Nëse jeni prekur nga ekzema mund të përjetoni problemet e mëposhtme: Kruarje të duarve dhe gishtave

Dhimbje dhe enjtje

Përtharje të lëkurës

Puçra të vogla të kuqe

Skuqje dhe inflamacion

Duke qenë se gishtat dhe duart bien në kontakt me shumë gjëra gjatë ditës, është e rëndësishme që të merrni pak kohë që të kuptoni shkaktarët e këtij reagimi alergjik.

Shkaktarët më të përhapur të ekzemës janë:
Parfumet dhe aromat

Bizhuteritë ose rripat

Bojërat e flokëve dhe deodorantët

Disa kremëra për duart

Disinfektantët shtëpiakë

Trajtimet Kundër Ekzemës
Mënyra më e mirë për të parandaluar ekzemën është të identifikoni dhe shmangni substancën që ju shkakton alergji.

Psoriaza
Psoriaza manifestohet me njolla të kuqe e grimca të bardha që shpërndahen në disa zona të trupit, përfshirë gishtat dhe thonjtë.

Psoriaza shoqërohet nga:

Skuqje dhe inflamacion

Lëkurë të plasaritur, të përtharë e të gjakosur

Dhimbje

Dëmtimi Nervor Si Pasojë E Diabetit
Nervat dëmtohen pas rritjes së nivelit të sheqerit në gjak.

Një dëmtim i tillë prek duart dhe këmbët

Simptomat përfshijnë:

Ndjeshmëri të lartë tek gishtat

Mpirje të tyre

Dhimbje të gishtave

Sipas të dhënave, kjo sëmundje nuk mund të kurohet por mund të trajtohet duke mbajtur nivelin e sheqerit në gjak dhe duke ndryshuar stilin e jetesës për ta bërë atë më të shëndetshëm.

Zgjidhjet Më Të Mira Kundër Kruarjes Së Gishtave
Hapat e mëposhtëm listuar nga AgroWeb.org, mund të vijnë në ndihmë në trajtimin dhe parandalimin e këtij problemi.

Lajini duart rregullisht me sapun

Pas larjes thajini mirë me peshqir

Zhytini gishtat në ujë të ftohtë për të trajtuar problemin

Shmangni përdorimin e produkteve të kujdesit personal që janë të ashpra me lëkurën

Mbani doreza kur prekni kimikate dhe lëndë pastruese.

Mbani doreza gjatë motit të ftohtë.

Përdorni kremëra zbutës hipoalergjikë.

Nëse kurat shtëpiake nuk funksionojnë, konsultohuni me një mjek i cili mund të rekomandojë përdorimin e antibiotikëve apo ilaçeve të tjera./AgroWeb

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ermira: 11/12/2021 23:37

    Pershendetje un kam nji problem nga duart me buaviten shum kur esht dimer e me hane shum kam perdorur cdo krem po asgje ska ber efekt kjo me ndodh vetem ne dimer a mund te me thoni cfare mund te jet si mund te me ndihmoni se jan shum keq .

    Përgjigju
  • Edi: 11/09/2021 19:47

    Pershendetje. Ka rreth 1 jave qe ne te gjithe trupin dhe ne qafe kam.pucra te vogla edhe me.kruhen cfare mund te perdor

    Përgjigju
  • Albjon: 20/12/2020 18:20

    Duet te meren masa parandaluse shum te forta ndaj shkaktareve

    Përgjigju
  • xheneta: 13/04/2020 18:18

    pershendetje, un deshta te ju pys per duart un po e kom ni problem me durt qitash pe vrej pak ashum pom pengojn edhe shaponat , edhe mashummm pom kuqeb pom ajen durt pom kruhen prej pluhnit deshta me dit a ka munci me pas un alergji prej pluhnit qe pom bohen durt kshtu

    Përgjigju
  • Entela Guberaj: 26/03/2020 21:14

    Përshëndetje!Unë kam muaj që pëllëmba e dorës së djathtë me krijon top gudulisje nga brenda e per rrjedhojë e kruaj sa bëhet e fortë.Gjithmone ne të njëjtin vend e ndodh dhe dy tre herë në ditë kjo ndjesi.Eshte sikur kalon diçka nën lëkurë sikur lëviz e duhet t'a kruaj fort.Mund të më orienton çfarë të bëj?

    Përgjigju
    • Kristo Voda: 05/10/2021 01:29

      Duhet me pas kujdes sepse e kam kalu vet ket ekzemen esht shum e dhjer bezdisese dhe e shemtuar pasi ta bem doren si t djegme edhe sa m shum me e krujt aq m shum perhapet n trup me gjith ate esht ngjitse tek njerzit e tjer un e trajtova duke mar mjekim e duke duru kruarjen m pas fryhen behen si uj aty pstj tregon se po t kalon avash avash

    • Selvije Shkodra: 22/09/2020 00:31

      Eshte myk ne lekur kur te kruhet vendi fillojn pastaj me dal fluska te mbushura me uj. Kam perdor qdo gje pos 1 ilaq pika qe mka ndihmu.

  • Etleva: 14/08/2019 10:47

    Kam problem me doren e djatht formohen flluska dhe eshte acaruar dhe kruarje, kam vite kremrat tek mjeket sme kan bere derman.

    Përgjigju
    • Elona: 25/03/2020 09:42

      Cfare perdore pasi Te njejten gje kam dhe une,kam perdorur krem farmacie,betnovate por eshte zgjidhje e perkohshme

  • Bajram: 08/10/2018 23:04

    Mua me ka ndodh para nje muaaj problemi me duart kam puvrra te vogla nen lekure she me kruhen tmerrsisht!!!me shume gjate nates!!!perdora nje ilac,mu hoqen,por u rykthyen prap pas nje muaj!cfar mund te bej ju lutem nese keni ndonje shpjegim!!!flm

    Përgjigju
    • Majlinda: 27/11/2019 20:00

      Edhe une e kam te njejtin problem ka 1 muj

    • Feroza: 02/03/2019 16:59

      Une kisha te njejtin problem dhe perdora kete krem Betametazon 30 g,dy her ne dite,ne mengjes dhe pak para gjumit dhe tani jam shum mire ju keshilloj ta provoni nuk do te zhgenjeheni do te me kerkoni per t’me falemderuar

    • Remzije: 12/01/2019 20:50

      Kam puqrra te vogla emkruen durt dhe kamt sdi pse tja baj em keshilloni

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet