Pse 'Libani' ynë është më i rëndë?

Pse 'Libani' ynë është më i rëndë?

Shperthimi në Gërdec

Pamjet tronditëse nga Libani, dhjetëra të vdekurit dhe një port i shkatërruar plotësisht, u shoqëruan me lajmin se autoritetet ndaluan përgjegjësit e parë, fajtorë për tragjedinë. Nuk ka shenja se pas tragjedisë fshihet ndonjë histori korrupsioni, por një histori papërgjegjshmërie.

Një ngarkesë nitrat amoni e sekuestruar nga një anije ruse që rrinte aty për një kohë të gjatë, nën vëzhgimin e një administrate të  një vendi, të brejtur nga korrupsioni dhe konfliktet civile.

Sidoqoftë dikujt ju hodhën prangat mbi duar.

12 vite pas “Libanit” tonë në Gërdec, ku një shpërthim i ngjashëm vrau 26 vetë dhe plagosi rreth 400 të tjerë, pasi zhduku një fshat të tërë, personi që qëndronte pas historisë së korrupsionit është i famshëm, pse fle në një vilë 2 mijë euro nata dhe udhëton me jahte luksoze. Ai është rikthyer tek vendi i krimit duke ndërtuar një biznes që synon të fshehë origjinën e pareve, duke shitur boronica.

Djali i ish kryeministrit shqiptar që i shpalli luftë shtetit shqiptar vetëm që të mos hetohej historia e djalit të tij, 12 vite pas një tragjedie se kjo e Libanit, është jo vetëm ende i pa thirrur në prokurori, për atë që ka ndodhur, por dhe i trimëruar nga mungesa e drejtësisë.

Ai qëndron pas ndërtimit të një TV-je me fonde të padeklaruara, dhe ka filluar e vë në rresht biznesmenët që t’i bëjnë ndere në emër të frikës se mund të ndërrojë pushteti dhe ai mund t’u bëjë gjëmën përsëri.

12 vite më pas, ne jo vetëm që nuk kemi vendosur drejtësi për “Gërdecin”, por kemi ricikluar guximin për të kapur sërish shtetin si 12 vjet më parë, nga të njëjtët njerëz.

Me “Gërdecin” u mor sa mundi shtypi i asaj kohe dhe i zbuloi gjithë faktet. Më pas shtypi amerikan dhe e ndriçoi plotësisht të vërtetën. Edhe Hollivudi arriti e bëri një film të jashtëzakonshëm me atë histori. Vetëm prokuroria jonë nuk arriti të bëjë një dosje dhe të nxjerrë në dritë të vërtetën.

Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, në vendin ku kulloi gjak 12 vite më parë, tani lëngu i kuq i boronicave, imiton gjakun e patharë në Gërdec, i cili po ashtu u derdh për të fituar para nga i njëjti njeri.

Sot boronicat nuk është se prodhojnë para, por prodhojnë fatura për të mbuluar lekët e gjakut të patharë.

Kjo është arsyeja që “Libani” ynë është më i dhimbshëm. Jo se janë vrarë 26 vetë, por se për 12 vite, po poshtërohen rregullisht si të vrarë nga mungesa e drejtësisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale