Pse Lulzim Basha po bën sikur do hyjë në zgjedhje?

Pse Lulzim Basha po bën sikur do hyjë në zgjedhje?

Lulzim Basha po bën sikur po ndryshon mendje për hyrjen në zgjedhje. Sot ishte dita e parë e Parlamentit që ai nuk organizoi protesta para tij, ndërkohë që ka marrë një vendim politik, ku duket sikur po negocion për hyrjen në zgjedhje.

Në pamje të parë ai ngjan se është nën presionin e aleatëve të tij të vegjël dhe LSI, por realisht ai është nën presionin e opozitës së re në Kuvend, e cila deklaroi formimin e grupit parlamentar dhe partisë së re politike që do të hyjë në zgjedhje si opozitë.

Deklarata e Rudina Hajdarit se opozita parlamentare do marrë pjesë në zgjedhje, është realisht një alarm për opozitën, sidomos aleatët e PD, të cilët ndjehen të rrezikuar nga çfaktorizimi politik, nëse qëndrojnë jashtë zgjedhjeve.

Për këtë arsye, Lulzim Basha po bën sikur ka vendosur të ndryshojë mendje për zgjedhjet. Ai foli sot për të autorizuar negociatat me aleatët për kushtet që duhet të formohen për zgjedhjet, dhe e la të hapur nëntekstin se mund të hyjë në zgjedhje.

E gjitha ka vetëm një qëllim. Të gënjejë deri në afatin e fundit formal të regjistrimit të partive, aleatët, që të mos regjistrohen në mënyrë të njëanëshme dhe të ndalë sa të mundë hemoragjinë e kandidatëve të PD, që duan të rikandidojnë, për të mos shkuar me opozitën parlamentare.

Partia Demokratike ka një mijë arsye të hyjë në zgjedhje dhe të garojë, nëse do të mbijetojë politikisht, por Lulzim Basha ka qindra mijëra arsye të mos e fusë PD-në në zgjedhje, pasi nëse e bën këtë, ai është personalisht i vdekur si kryetar i saj.

Dalja e tij nga Parlamenti dhe djegia e mandateve nën presionin e Berishës, dhe shpikja e kauzës së vjedhjes së votave, e bëjnë atë tashmë një lider qesharak nëse hyn në zgjedhje lokale.

Ai mund ta përdorë presionin e opozitës parlamentare, si arsye për të hyrë në zgjedhje, por ai nuk e shpëton dot veten as me këtë.

Ai thjesht nuk do të hyjë në zgjedhje. Ajo që bën është e gjitha një përpjekje për të frenuar aleatët e tij të vegjël të regjistrohen në zgjedhje.

Ndërkohë, kushtet që ka vënë janë aq të qarta dhe të parealizueshme, sa nuk ka nevojë të mendosh për zgjedhje, por për zgjidhjen e hallit të Lulzim Bashës, i cili ka të bëjë me frikën se dikush tjetër po ja zë vendin opozitës së tij, në zgjedhjet e 30 qershorit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TA RRAS LALA: 19/04/2019 16:29

    O MERO BAZE ke plotësisht të drejt shal ngjitmit po i mbaron oksigjeni. E mendon se ndonjë mrekulli do ta shpëtoj nga falimentimi i pa shmangshëm.

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 18/04/2019 22:45

    Do hidhje Ramen o Lulash po shkove vete gjirizit te Lanes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

6 milionë euro, familja nxjerr në ankand koleksionin e orëve të Michael Schumacher

6 milionë euro, familja nxjerr në ankand koleksionin e orëve të Michael Schumacher