‘Pse me gërvishte makinën’ sherr me thika e leva në Berat, 3 të rinj të plagosur

Tre të rinj janë plagosur mbrëmjen e sotme në Berat. Ngjarja ndodhi në lagjen "Uznovë",në dalje të qytetit të Beratit, ku të rinjtë, pasi janë gërvishur me mjetet e tyre, kanë hapur krahun në anë të rrugës dhe janë përleshur.

Kanë qenë dy vëllezërit Donald dhe Denis Destani, përkatësisht 29 dhe 25-vjeç, ata që pasi kanë zbritur nga mjeti i tyre, kanë thyer me leva xhamat e automjetit të shtetasit Xhuljano Hyraj, 27-vjeç, automjetit tip Ford Fokus,me targa AA 562 CS.

Pas kësaj, dy vëllezërit dhe Xhuljano Hyraj janë konfliktuar me thika e leva, derisa i kanë ndarë. Burime nga Spitali Rajonal Berat bëjnë me dije se, Donald Destani ka marrë plagë thike në shpatull, ndërsa Xhuljano Hyraj ka marrë goditje me levë në kokë.

Të njëjtat burime konfirmojnë se, të tre të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Pas mjekimit, ata do shoqërohen në Komisariatin e Policisë Berat, ku do të merren në pyetje në lidhje me ngjarjen, pasi nuk dihen ende shkaqet e konfliktit mes tyre.

 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlonjati: 31/03/2024 22:37

    Bravo, shyqyr qe u gervishten pak makinat se kokat me leva dhe shpatullat me thika rregullohen prap... Ahh barbaret e mutit ju doni Enver Hoxhen qe dhe xhiron me karo me kuaj e kishit ender.

    Përgjigju
    • Xhoni: 01/04/2024 07:27

      Fiks Vlonjati, i hipen vetja ne qejf e kujtojne se ç'jane. Ne te ropve te vene se vet e kerkojne

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Kiara lë spitalin, publikon pamjet emocionuese me vogëlushen: Koha që burri im të bëjë 'babin hot'

Kiara lë spitalin, publikon pamjet emocionuese me vogëlushen: Koha që burri im të bëjë 'babin hot'