Pse populli del në shesh për dashnoret e 'Për’puthen', Palestinën dhe jo për Bashën ‘që i vodhën zgjedhjet’?

Pse populli del në shesh për dashnoret e 'Për’puthen', Palestinën dhe jo për Bashën ‘që i vodhën zgjedhjet’?

Kryetari i PD, Lulzim Basha

Populli ka mbushur sheshet këto dy muaj:

– për të hequr emrin nënë dhe baba,

– për pavarësinë e Palestinës

– për Bajram

– për tezat e provimit të maturës

– për dashnoret e “Për’puthen”

Nëse vërtet ka pasur masakër zgjedhore, pse askush nuk ka dalë të protestojë prej dy muajsh që nga 25 prilli?

Ndërkohë për zgjedhjet parlamentare ka pasur një paqe dhe pranim mbarëkombëtar, krahasuar me gjithë votimet e tjera parlamentare apo bashkiake në këto 30 vjet.

Është hera e parë që nga 1990, që as 10 protestues nuk kanë dalë të kundërshtojnë rezultatin e zgjedhjeve.

Arsyet janë tre:

– ose 100% e popullit janë të bindur se Partia Socialiste ka fituar dhe pavarësisht parregullsive, ato janë më të vogla se diferenca e fituesit me humbësit.

– ose askush nuk e beson Lulzim Bashën në përallën e vjedhjes

– ose askush nuk e ndjek prapa për të nxjerrë njerëz në shesh.

Nëse doni të bindeni sa e madhe ka qënë masakra, shikoni sheshet bosh dhe klubet plot.

Nëse doni të kuptoni nivelin e opozitës, krahasoni kauzat dhe motivet pse dhe për çfarë janë motivuar dhe kanë dalë shqiptarët me sheshe këto dy muaj.

Fund më tragjik dhe të ndyrë për një parti politike, nuk do ja kishte uruar as hasmi.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mondi: 17/06/2021 04:46

    Si sekser i Bamir Topit duhet ti kishe rujtur parate nga emerimet ne drejtesi. Sinduket ke nevoje per ca te tjera. Sa e ke % nga Rama, me ore apo per cope shkrimi...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës