Pse priti deri në fund Berisha, çfarë shpresonte?

Pse priti deri në fund Berisha, çfarë shpresonte?

Sali Berisha dhe Namir Lapardhaja

Si kurrë më parë, Berisha ka sulmuar një gjykatë pas dhënies së vendimit, dhe jo para saj.

Ndonëse relator ishte një gjyqtar i lidhur ngushtë me pushtetin e PS, i cili ka qenë shpeshherë target i sulmeve të Berishës, ky i fundit pak kohë më parë kërkoi heqjen nga trupi gjykues vetëm të një zonje që bashkëjeton me një deputet të dalë nga lista e PD, ndërkohë që prej kohësh kishte ndalur çdolloj sulmi ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Pse e bëri këtë Berisha?

Pse nuk kërkoi më parë heqjen nga trupa gjykuese të G. Ibrahimit, por u mjaftua vetëm me kërkesën ndaj zonjës Xhaferllari?

Pse Berisha nuk e sulmoi, siç e ka zakon, më parë dhënies së vendimit, por shpërtheu më pas, pavarësisht një lloj vendimi të ndërmjetëm për të?

Pse një analist i njohur i televizionit të tij u shpreh se ju kisha thënë që s'do kishte vendim tjetër?

Sepse është kaq e thjeshtë: Berisha ka pritur dhe shpresuar te pazari me Edi Ramën dhe me pushtetin, ashtu siç bëri për lirimin e të korruptuarëve, mbylljen e listave apo njohjen nga gjykata të tij si kreu i PD.

Problemi është se në këto kushte, të vetmit që i duhet Berisha në 'lojë' dhe mundësisht në fushatë, është Edi Rama, i cili e ka shumë më të thjeshtë me polarizimin e ligjërimit politik në "ne" dhe "ata".

Mirëpo, me sa duket, pavarësisht se kanë shpresuar, drejtësia edhe kësaj radhe nuk i ka vajtur pas pretendimeve të politikës. Kështu që vazhdoni bjerini legenit se i bini bukur, por 'shpëtim' nga ajo që është nisur për ju, nuk do keni.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tjetër hap fals, Barcelona barazon 2-2 në Vigo! Celta i shënon dy gola në fund

Tjetër hap fals, Barcelona barazon 2-2 në Vigo! Celta i shënon dy gola në fund