Pse reciprociteti i patentave s'ka lidhje me problemet personale që Serbia ka me Kosovën?

Pse reciprociteti i patentave s'ka lidhje me problemet personale që Serbia ka me Kosovën?

Reciprociteti i patentave realisht po funksionon dhe nuk është problemi i vërtetë që Serbia ka me Kosovën! Nëse ky reciprocitet do të kishte probleme serioze, siç në fakt, po shitet nga autoritetet serbe, do të kishim një refuzim masivë nga ana e serbëve në kufi për të mos pranuar patentat e përkohshme të Kosovës. Fakti se procesi i vendosjes së patentave nga ana e Kosovës është në normalitet ka dy domethënie:

1. Serbët si qytetar njohin e pranojnë sovranitetin e Kosovës si shtet
2. Kosova njeh e pranon sovranitetin e Serbisë

Po kush është realisht problemi? Problemi i gjithë kësaj tymnaje është vetëm shteti serb, që i shkëputur nga realiteti i popullit të tij, vazhdon llojën e mos njohjes së Kosovës si shtet sovran edhe pse de facto e de jure e kemi një gjë të tillë, perderisa Kosova ka një doganë me Serbinë dhe Kosova ka një kushtetutë, miraton edhe ligje pa e pyetur në asnjë rast Serbinë.

Serbia provoj një strategji që ishte "Open Ballkan" si shancin e fundi për të eliminuar sovranitetin e Kosovës e ky plan u prish pas vizitës së Merkel në Serbi dhe Tiranë duke theksuar hapur e qartë se procesi i Berlinit është vetmi proces që këto vende i anëtarëson në BE. Qëndrimet e Kurtit kundra Open Ballkan e forcuan maksimalisht sorvanitetin e Kosovës që u korezua me vendimin për reciprocitet e patentave.

Serbia për fatin e keq të saj me, le të themi, mobilitizimin e ushtrisë dhe dërgimin e saj në kufi me Kosovën dëshmoj edhe njëherë se ajo është kundër paqes në Rajon dhe kundër çdo procesi për integrimin e saj apo edhe të Ballkanit Perëndimor në BE! Edhe pse siç shihet qartë se Serbia ka po të njëjtat forca motorike, të vjetra që ka pasur në të gjitha luftërat e Jugosllavisë, që akoma ka të njëjtët mig që kanë vrarë e bombarduar Vukovarin, Bosnjen e Kosovën, të dala jashtë realiteti ushtarak të kohës, ajo akoma pretendon se mund të jetë një fuqi ushtarake për të fillur aventura të reja me luftra të reja në Ballkanin Perëndimor. Mandje, shteti Serb, thuajse me të njëjtët protagonist të periudhës se Milloshevicit, mendon përsëri në Serbinë e madhe duke tentuar të ndërhyjë edhe në shtete sovrane të njohura nga ajo si Mali Zi.

A kanë ndryshuar rrethanat që Serbia të shpresoj në aventura të reja pushtuese përmes luftës në Ballkanin Perëndimor? A e ndihmon dot Rusia këtë herë Beogradin? Edhe pse Rusia ka bërë përmisime në planin ushtarak dhe ka ngjallur dëshirën e perandorisë së dikurshme cariste, ajo ka zero po zero mundësi të ndërhyjë apo ta mbështes hapur ushtarakisht Serbinë në Ballkan! Kjo për të njëjtat arsye që nuk e bëri dot në 1999 e ndoshta edhe për arsye të reja të dala më vonë. SHBA po dëshmojnë qartë e prerë se interesimi i tyre për Ballkanin dhe sidomos për shqiptarët është akoma më i madh se ai i vitit 1999 e kjo duket qartë në  planin ushtarak që ka kundrejt Kosovës e Shqipërisë. Gjithashtu, anëtarësimi i Maqedonisë Veriut në Nato është një medalje tjetër e fortë për paqen në Rajon. Interesi i Gjermanisë po ashtu mbetet i lartë për Kosovën në Ballkan e po ashtu edhe për Shqipërinë. Rusia ka edhe probleme të tjera më të rëndësishme siç është Ukraina ku Nato tashmë i ka shkuar tek dera e shtëpisë. Pa zgjidhur problemet e pragut të shtëpisë, Rusia nuk mund të pretendoj të marr në mbrojtje Serbinë!

Serbia duhet të kuptoj se as tanket e viteve 80 rus e as Mig 29 nuk janë suksesi i një lufte në ditët e sotme. Sot, fiton ai që ka në dispozicion mjetet më të mira të informacionit dhe kontrollit hapësinor. Shqipëria duke qenë vend anetar i Natos dhe për shkak të marrëdhënieve të mira me SHBA i ka në dispozicion këto strumente.
A e ka seriozisht luftën Vucic? Jo vetëm që nuk e ka seriozisht, por situata aktuale tregon frikën që ka për të ardhmen e saj Serbia. Në një konflikt frikësohet gjithmonë ai që është pushtues dhe ka bërë padrejtësi. Fuqizimi i vazhdueshëm i ushtrisë së Kosovës jo vetëm ka shuajtur ëndrrën e Serbisë për rikthim në Kosovë, por e ka frikësuar atë edhe për territore të tjera që ajo mban padrejtësisht. Kjo situatë është ngjashme mes Izraelit dhe vendeve arabe, forcimit i të parit ishte një rrezik për të tjerët. Nesër Kryeministri Rama do të shkoj në Kosovë dhe ka mundësi reale të flas me gjuhën e shqiptarisë, por edhe me gjuhën  Washingtonit. Gjithashtu Rama duhet të flas troç edhe në lidhje me nismën e Open Ballkan!

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Drejt përfundimit shkolla dhe kopshti “Jusuf Hoti” në Katund të Ri, Rama ndan pamjet (VIDEO)

Drejt përfundimit shkolla dhe kopshti “Jusuf Hoti” në Katund të Ri, Rama ndan pamjet (VIDEO)