Pse shumica është e fituar nga çdo vendim i Komisionit të Venecias?

Pse shumica është e fituar nga çdo vendim i Komisionit të Venecias?

Presidenti po përpiqet të tërheqë shumicën në një debat shterp mbi vlerësimet paraprake të Komisionit të Venecias për ligjin e fundit të betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese tek presidenti.

Komisioni i Venecias ka vlerësuar se mënyra se si janë zbatuar rregullat për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ka krijuar një situatë ku gjithë emërimet, përfshi dhe Marsida Xhaferllarin, përveç atij të Besnik Muçit, janë potencialisht antikushtetuese. Vetë Besnik Muçi është rrëzuar nga vetingu.

Tani jemi para situatës, që ose do ta pranojmë këtë mënyrë si janë zgjedhur edhe nga shumica, edhe nga presidenti, ose do t’ia nisim nga e para.

Por ndryshe nga presidenti, qëllimi për të cilin shumica ka shkuar në Komisionin e Venecias, nuk është cilësia e vlerësimit, por për të gjetur një zgjidhje zhbllokuese, në kushtet kur paligjshmërinë e tij, Ilir Meta e kthen në veto.

Për Qeverinë nuk ka rëndësi nëse Venecia i jep të drejtë, apo ja kundërshton vendimet, pasi ajo nuk e ka sfidën me cilësinë e vendimeve, por me skemën bllokuese të presidentit dhe opozitës, për të lënë vendin pa institucione. Vendimet mund t’ia kthente dhe Gjykata Kushtetuese këtu. Njësoj do sillej, do t’i pranonte.

Por skema e presidentit për të bllokuar shtetin ka llogaritur mungesën e Gjykatës Kushtetuese dhe falë saj, deshi të shkatërrojë zgjedhjet, Parlamentin dhe tani të sabotojë dhe ngritjen e Gjykatës.

Përpjekja e presidentit për të lënë vendin pa zgjedhje, pa Parlament dhe tashmë pa Gjykatë Kushtetuese, ishte arsyeja që shumica shkoi në Venecia. Për të nuk ka rëndësi cilësia e vlerësimit. Falë këshillës amerikane, që krizën e 30 qershorit ta zgjidhte Venecia, Shqipëria shmangu skemën gjakatare të shkatërrimit të zgjedhjeve dhe Parlamentit.

Dhe këtë mission, Venecia e ka kryer më së miri deri tani.

Për gati një vit ajo është bërë Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë dhe arbitri ynë kushtetues.

Ndryshe nga Qeveria, presidenti e do Venecian si gjykatë të tij, që ta ndihmojë të emërojë njerëz konkretë në Gjykatë, gra politikanësh të opozitës dhe ushtarë të tjerë të tij, për t’u siguruar se nuk e shkarkojnë.

Qëndrimi i tij ndaj Venecias është i njëjtë si qëndrimi ndaj gjyqtarëve që gjykonin kasetën e tij, 9 vite më parë. Njëri i doli kundër, Adrian Dvorani, dhe akoma vazhdon e sulmon.

Ilir Meta është i interesuar ta përdorë Venecian për halle personale, për emërime nepotike, për luftë klanesh edhe brenda opozitës, ndaj për të kanë rëndësi vlerësimet.

Të gjithë e mbajmë mend, se si ai ju vërsul ambasadorit italian vetëm pse tha që kriza duhet të zgjidhet në Venecia. Të gjithë e mbani mend se si nuk pranoi në takim përfaqësuesen e Ambasadës amerikane, vetëm pse tha që krizën e zhbllokon Venecia.

Atë e tërbon ideja se dikush mund ta zhbllokojë krizën e legjitimitetit të 30 qershorit dhe më pas skemën bllokuese të Gjykatës Kushtetuese.

Për shumicën ka rëndësi pikërishtë procesi i zhbllokimit dhe jo ngjyra e vendimit. Për Qeverinë ka dhe duhet të ketë rëndësi vetëm rrugëzgjidhja që jep Komisioni i Venecias në kushtet e mungesës së Gjykatës Kushtetuese.

Falë Venecias ne kemi sot legjitimitetin e zgjedhjeve të 30 qershorit, që Ilir Meta tentoi t’i shkatërrojë duke ndjellur gjak në vend.

Falë Venecias ne kemi sot një gjykim të shëndoshë mbi mënyrën se si duhet të zgjidhen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe një vlerësim për ligjin e pazakontë të shumicës, të cilët, të ndodhur para një presidenti anormal, kanë bërë një ligj, që parashikon se si duhet të sillet një Parlament, kur çmendet presidenti.

Komisioni i Venecias këshillon të kundërtën, pra na këshillon që herë të tjetër,  të mos zgjedhim president të çmendur dhe s’kemi nevojë të ndryshojmë Kushtetutën.

Pra pak a shumë është duke thënë nuk ua ka fajin ndërtesa e bordellos që nuk u ecën puna, por ajo që punon brenda saj.

Ndaj dhe shumcia duhet t’i ikë këtij debatit idiot kush fiton nga Komisioni i Venecias. Shumica ka shkuar në Venecia në tre raste, jo për të fituar apo humbur diçka, por për t’i dhënë rrugëzgjidhje problemeve, në mungesë të Gjykatës Kushtetuese.

Pra në Venecia shumica ka shkuar për të zhbllokuar situatën, dhe jo për të bllokuar Marsidën apo Besnikun. Ato janë halle të Ilir Metës.

Ndaj shumica është e fituar vetëm nga fakti që procesi nuk mund të bllokohet. Çdo qëndrim tjetër e bën të ngjajë me Ilir Metën, që një herë thotë “Po më shkarkoi Venecia unë iki vetë”, dhe kur e shkarkon thotë “Cila Vencia, ajo e Lanës?”

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Corona: 09/03/2020 14:21

    Covid-19 shqiptare e ka emrin Like Kryehajduti,shkarkojeni e shkuleni me rrenje kete te keqe qe ka zaptuar kete vend bashke me Sali Kriminelin,e nuk e lene te beje perpara.

    Përgjigju
  • Populli: 08/03/2020 12:46

    Venecia nuk e ka problem,eshte apo nuk eshte ilir muti president,problemin e kane shqiptaret se po na kthehet fshatari cepanit si Orbani i Hungarise dhe miku i tij Gruevski qe gjeti mbeshtetje tek ky, kurse ky Metaj do nderroj kurs,do bej Orbanin me te forte ne Shqiperi se keshtu kenaq edhe Saliun se jane miq per koke.Shkarkojeni kete shtangistin,se asnje merite nuk ka te jete president,ta zgjedhi populli presidentin me gare presidenciale.

    Përgjigju
  • Shumica e pakices: 08/03/2020 00:20

    Titulli: Pse shumica është e fituar nga çdo vendim i Komisionit të Venecias? WTF! Për kë shumicë e ke fjalen Mero?!

    Përgjigju
    • Nedi: 09/03/2020 21:41

      Thoj burre motre shpejte e shpejte që e ka zgjedhur populli

    • deni: 08/03/2020 15:57

      Po deri ne 2021-shin nje shumice ka, mbas 21-shit vendos populli.

  • Lavire Monik: 07/03/2020 22:19

    O Like Floriri po pse bordello e ke kthyer Presidencen?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

3 orë debate, PS braktis Komisionin Hetimor të Shëndetësisë! Vokshi: Po pengojnë hetimin

3 orë debate, PS braktis Komisionin Hetimor të Shëndetësisë! Vokshi: Po pengojnë hetimin