Klosi për Report Tv: Valët e muzikës kur nuk ruhet distanca përhapin më shpejt COVID-in, prandaj është ndaluar (VIDEO)

TIRANË- Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka dhënë një argument të ri se përse nuk lejohet muzika në kafene. I ftuar në studion e Report Tv, Klosi tha se valët përhapin virusin, një argument i ri ky, që nuk  ishte dëgjuar më parë, por që ministri e tha me siguri, sipas së cilit është e vërtetuar shkencërisht. 

"Nuk duhet t'ia bëni pyetjen ministrit të turizmit, se për politikat e turizmit do ishte shumë mirë që të ishin të hapura, por kjo pyetje duhet bërë ekspertëve, që gjykojnë se zonat me muzikë dhe kjo është e vërtetuar  janë zonat ku virusi hapet më shumë se në çdo vend tjetër pasi valët e muzikës janë ato që përçojnë virusin, në distancat që jemi ne të dy mund të mos ketë përçim, në distancat ku ka valë muzike përhapja e virusit është më e madhe. Dhe në ambientet me muzikë sidomos ku përdoret pika alkoolike, njerëzit duke qenë më pranë njëri tjetrit, lëshohen më shumë", tha Klosi në Report Tv.

Për ministri tërmeti dhe COVID-i  "sfidoi" turizmin në vendin tonë. "Tërmeti me gjithë të këqijat që pati, po të flasim për turizmin, ishte një bonus pozitiv se tregoi qe kemi kapacitete akomoduese. Pandemia na bëri të vinim me qindra dilema, plotësuam kërkesat e biznesit, mbase jo të gjitha, por të paktën të gjitha i diskutuam dhe ajo që ndodhi me verën, përsëri them që nëse ka një gjë shumë pozitive në këtë periudhë ishte se ato nuk e ulën cilësinë e shërbimit dhe as qepenin", tha Klosi.  

Ministri ka dhënë mendimin e tij sa i përket një nga çështjeve më "të nxehta" të ditëve të sotme që është hapja e listave. Ai e ka gjykuar si më të drejtë që qytetari të votojë programin e partisë dhe jo vetëm individin. "Unë i kam kaluar mandatet dhe mazhoritar dhe propocional, dhe në atë që do vendoset të hënën në parlament, do jetë vendimmarrje forumeve, nga eksperienca modeste që kam asgjë nuk është në dëshirën e individët, forcat politike bëjnë strategjitë e tyre, vendosin në fushatë njerëzit që grumbullojnë më shumë vota. Unë jam partizan i fortë i ndryshimeve të 2009 se ato bën ë të mundur që më shumë se individi të votohet programi, unë jam dakord që të votohet programi i forcës politike se individi, lidershipi. Natyrisht është   rëndësishme që njerëzit të dinë se për kë votojnë, se kush janë deputetët, por është më e rëndësishme të votojnë për taksë të sheshtë apo progresive,  nëse do jetë e njëjtë si për të pasurit dhe të varfrit, po siç kemi ne parimin, pra të mos votojnë për njeriun e lagjes por për programin më të mirë. Brenda kësaj padyshim në listën e partisë do përcaktojnë edhe njerëzit se kë vlerësojnë më shumë, pra kemi të dyja në harmoni me njëra-tjetrën", përfundoi Klosi.

VIDEO/Intervista e plotë

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • E mjera shqypni: 01/10/2020 12:58

    O moj shqypni e mjera shqypni, keta ministra qe ke ti, te kan qit me kryet ne hi

    Përgjigju
  • analisti: 01/10/2020 11:53

    uaaaa. po pse nuk e perdorin muziken per te prodhuar energji elektrike, madje ta japin me koncesion. do rend te regjistroj patenten se mos ma merr njeri idene gjeniale te Ministrit

    Përgjigju
  • Si te duash: 01/10/2020 09:30

    O kompetenta,mos beni te gjithditurin! Na nxite jeten! Skeni faj ju kur edhe profesor doktorat marrin persiper te fyejne njerezit! E keni idene se cfare boksesh kane diskotekat? Dhe sesi levizin grimcat perpara ketyre bokseve? Nese nuk e dini ju ateher po perdorni injorancen tuaj per argument! Lerini fizikantet te shprehen njeher jo te gjithe oburra se na felliqe si komb!!

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 01/10/2020 03:46

    O moj Shqypni e mjera Shqypni keta injorante si ky te drejrojne ty

    Përgjigju
  • Lefteri: 01/10/2020 01:38

    Idjotizmi Me I pa shembullt qe po degjohet ME MUZIKE SHPERNDAHET VIRUSI Punoj ne pune publike dhe instaloj disa paisje qe jonizon ajrin ne rregullator te ajrit ftohje ngrohje Per te eleminuar viruset kjo ka nje fare llogjike PO KRRICI I RAMES TE MASHTROJE NE KETE MENYRE KJO NUK HAET . Me llogjike e vertete eshte qe muzika ka nje fare shtytje te ajrit ose vale por lokalet e sotme Kane sistem ventilimi keshtu qe vala e muzikes eshte e pa perfillshme perkundrejt levizje se ajritqe krijon ventilimi ose dhe dritaret te mbash te HAPURA vala e muzikes eshte e pa perfillshme

    Përgjigju
  • Mondi: 30/09/2020 22:26

    O minister je *oqe apo ben sikur. Cndrushim ke nga ferdinand xhaferri qe permiresoi cilesine e diellit. Ti zbulove qe covidi na qenka qefli

    Përgjigju
  • Trnakop Kacija: 30/09/2020 20:44

    Eshte per me u cudit si e kane pranuar Shqiperine ne NATO dhe si i kane liberalizuar vizat - kur kemi ministra me kesi deklaratesh ( idiot total).

    Përgjigju
  • Vlora: 30/09/2020 20:22

    Turp, tingujt nuk transmentojne masë,apo ajer. Jane thjesht vibrime. Kjo qe thua do kishte kuptim sikur zeri te prodhoje erë, por ne e dime qe ne nuk prodhojne ere. Rilindja injorante!

    Përgjigju
    • Vlora: 01/10/2020 16:57

      Zonje/Zoteri, Nqs gjen nje shkencetar ose inxhinier qe pohon kete qe tha ministri: "Qe tingujt e muzikes perhapin virusin", atehere kerkoj ndjese. Une perdora njohurite e mia ne fizike! Je i paedukate!

    • Hahahah: 01/10/2020 00:42

      Shiko idiot je dhe nga vlora..https://youtu.be/zIRPDU9ZUXA

  • Vicidol: 30/09/2020 19:31

    Me vjen çudi me komentuesit me posht, a e lexojn ndo1 her lajmin apo vetem titullin???

    Përgjigju
  • Qobani: 30/09/2020 19:31

    Evlad koha asht e shtrejt,për të ardhmen,ma mir na bjen të punojm t’gjith së bashku,për me u ba sa ma shum Njerzor,se sa të merremi me pun tkota,me shti shpirtin borq,kemi bollë argumente,kojshit apo galaksikat po na tregojn se jan ma tpërparum me shkenc se sa ne

    Përgjigju
  • Njoni: 30/09/2020 19:04

    Sa të rrosh do (dëgjosh) mësosh

    Përgjigju
  • Hapu dhè: 30/09/2020 18:56

    Shko ore ti megjithe kete trrapllik qe virusi u perhapka me shpejt me ane te valeve te muzikes. Tjeter here do vish ne studio dhe do japesh deklaraten qe po i shikove grate me teper se dy minuta me sy ato ngelin shtatzane. Hajde drru, hajde. Mjere ne kë kemi ne drejtim

    Përgjigju
    • Vicidoli: 30/09/2020 19:33

      Per ty bota eshte disc, vaj medet injoranti me te dhen mend

  • beni: 30/09/2020 18:34

    wowwww pyetja ime eshte se si mundet te mbaj Rama nje minister si injorant si ky... me kujton Ferdinand Xhaferrin e PD qe bente asokohe detyren qe ben sot Klosi. tmerr

    Përgjigju
    • ela: 30/09/2020 20:05

      o zoti Ti ik e hyr ne market apo hyp ne autobus dhe e hengre coronen. smund te penalizohen kto biznese se ka mendje te coroditura si e jotja dhe e klosit

    • Une: 30/09/2020 19:49

      Ca ka per injorance? Nuk beri shpikje dhe as nuk tha ndonje gje qe nuk dihet. Kjo eshte edhe arsyheja perse nuk lejohen festivalet apo tifozat ne stadium. Aty ku ka grumbullime njerezish ka me shume rreziqe. Virusi mund te percillet me valet e muzikes sepse instrumentat muzikor perduren nga njerez qe leshojne ajer por rreziku me i madh jane peshtymat qe leshon ne ajer njerezit dhe kontaktet e ngushta.

  • Gaqo: 30/09/2020 18:24

    Sigurisht o klos,njesoj si te thuash-mos I bjer buris se harxhon benzin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin