Pse Vuçiçi dhe Veton Surroi gabojnë në krahasime!

Pse Vuçiçi dhe Veton Surroi gabojnë në krahasime!

Surroi dhe Vuçiç

Po merresha me diçka tërësisht tjetër kur po nuk ndjenja dot pa i shkruar disa rreshta për komentin e Veton Surroit sipas të cilit si glorifikimi i terroristëve serbë në Kosovë ashtu edhe ai i shqiptarëve të armatosur në Kumanovë është i gabuar.

E kuptoj dëshirën e Surroit që të tregojë se nuk ka nevojë të jesh nacionalist që të dënosh terroristët serbë dhe se njerëzit si ai nisen nga parime universale e jo arsye etnike, por në shqip kësaj i thonë “të duash të heqësh vetullat e të nxjerrësh sytë”.

Shqiptarët e vrarë në Kumanovë u nderuan nga një shoqatë veteranësh e nga figura e organizata, por kurrësesi nga shteti i Kosovës apo i Serbisë.

As në Tiranë dhe as në Prishtinë nuk u shpall ditë zie. Presidentët, kryeministrat, e asnjë figurë zyrtare apo institucion shtetëror nuk i trajtoi si heronj.

Asnjë parti politike shqiptare, e asnjë drejtues shqiptar i pushtetit lokal në Maqedoninë e Veriut nuk shpalli ditë zie.

Grupi i Kumanovës nuk përbëhej nga njerëz të lidhur ngushtë me pushtetin në Shqipëri apo në Kosovë.

Nuk ishin armatosur me armë të Ushtrisë së Shqipërisë apo të FSK-së, madje kishin armë që FSK-ja do të donte t’i kishte.

Grupi i Kumanovës, pavarësisht se çfarë agjende kishte, nuk sulmoi por u sulmua. Flitet se u nxit e u ftua në grackë.

Thirrjet e vetme zyrtare shqiptare ishin për një proces hetimor e ligjor të drejtë, që zbulonte të vërtetën e jo të bënte politike elektorale, e antishqiptare.

As Shqipëria dhe as Kosova nuk e kanë vënë në dyshim ekzistencën dhe sovranitetin e Maqedonisë së Veriut. Të dyja e mbështesin integritetin territorial të saj dhe anëtarësimin e saj në NATO dhe BE.

Që ta mbyll, këto janë kohë të vështira dhe të gjithë e teprojmë nganjëherë për shkak të impulsive tona emocionale e ideologjike, dëshirës për të dalë më patriotë e më intelektualë, më njerëzorë e më të zgjuar se të tjerët.

Por sa më i madh ndikimi e sa më e madhe përvoja që vjen pas emrave tanë, aq më e madhe duhet të jetë përgjegjësia e aq më i madh kujdesi që duhet të tregojmë.

Shpresoj që zoti Surroi ta fshijë komentin ose ta modifikojë.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Gonzato mesazh medias: Informoni bazuar mbi fakte e të vërteta! BE-në e keni në krah

Gonzato mesazh medias: Informoni bazuar mbi fakte e të vërteta! BE-në e keni në krah