PSG në borxh me Kylian Mbappe, s'i ka paguar 80 milionë euro

PSG në borxh me Kylian Mbappe, s'i ka paguar 80 milionë euro

Nasser Al Khelaifi dhe Kylian Mbappe

L'Equipe në Francë raporton se Paris Saint Germain nuk i ka paguar Kylian Mbappe dy muaj paga dhe një bonus besnikërie.

Paris Saint Germain dhe Kylian Mbappe i kanë dhënë fund zyrtarisht marrëdhënies së tyre, me sulmuesin që u zyrtarizua te Real Madridi. L'Equipe raporton se Mbappe ende nuk i ka marrë pagat e prillit dhe majit dhe gjithashtu nuk ka marrë bonusin e besnikërisë që klubi duhet t'i ishte paguar në shkurt.

Duke marrë parasysh shifrat e majme në kontratën e Mbappe, kjo do të thotë se PSG i ka borxh Mbappesë deri në 80 milionë euro, ndaj situata mes dy kampeve në prapaskenë thuhet të jetë e tensionuar.

Mosmarrëveshjet datojnë në vitin 2022, kur Kylian Mbappe, me një këmbë ishte tashmë rrugës për në Madrid, por më pas ndryshoi mendje në minutën e fundit dhe zgjati kontratën me PSG-në deri në vitin 2024 me opsionin e zgjatjes së saj.

Në atë kohë, përveç pagës mujore prej 6 milionë eurosh, Mbappe fitoi edhe një bonus gjigant besnikërie dhe çështja u ndërlikua kur Mbappe verën e kaluar njoftoi drejtuesit e klubit se nuk do të rinovonte kontratën deri në vitin 2025 dhe se ai do të largohej nga klubi pas përfundimit të kontratës.

Ishte një humbje e rëndë dhe e turpshme për Nasser Al-Khelaifi dhe ai donte që Mbappe të largohej nga ekipi i parë për të gjithë sezonin, me mediat franceze që raportuan se Mbappe u kthye në ekipin e parë vetëm pasi hoqi dorë nga bonusi i lartpërmendur për besnikëri.

Nga pikëpamja juridike, padyshim që çështja nuk është aq e thjeshtë dhe e paqartë, ndaj sipas parashikimeve të mediave franceze, mosmarrëveshja me shumë gjasa do të përfundojë në gjykatë. Domethënë, Al-Khelaifi dëshiron të ruajë dinjitetin e tij dhe Mbappe i cili nuk do të ketë më lidhje me PSG-në për 25 ditë, gjithashtu nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtë nga një 'tortë' kaq e madhe financiare.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Eksperti i PD-së: Rënia e Euros rrit çmimet, qeveria të jetë më e kujdesshme me kursi

Eksperti i PD-së: Rënia e Euros rrit çmimet, qeveria të jetë më e kujdesshme me kursi