Psikologia: “Ja çfarë ndodh kur bëjmë shumë selfi apo foto”

E ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, ishe psikologe Lorela Garuli, e cila foli për të kuruarit të personave nga ana psikologjike me anë të fotove.

”Ne shpesh nuk e vlerësojmë fuqinë që ka një fotografi, por në shumë studime, kemi parë se njerëz me vetëvlerësim të ulët, duke bërë  foto ndihen më mirë” e nis kështu intervistën Lorela, duke shtuar se fototerapia është risi botërore dhe se po studiohet shumë kohët e fundit.

”Nuk kanë rëndësi çfarë fotografish, mund të jenë foto që i bëjmë vetes, apo foto që ne u bëjmë të tjerëve apo peisazheve, rëndësi ka që ndihemi mirë” vazhdoi ajo.

Sipas psikologes, nga një foto mund të kuptohet shumë, duke nisur nga vetja sociale: pra fotot që ne bëjmë në shoqëri apo me njerëz, vetja profesionale: fotot që bëjmë në ambientet e punës me koleg, vetja personale: fotot tona private dhe e fundit, vetja në një moment të vëshirë.

“Duke analizuar këto katër elemente, ne mund të kuptojmë shumë nga personaliteti i një personi” shtoi Lorela Garuli. Sipas saj të rinjtë janë më shumë të prirur që të kenë më shumë foto, duke i futur në rrjetet sociale, por edhe moshat e tjera nuk mbeten pas.

”Nëse sheh me kujdes elementët e një fotoje, mund të ndërtosh historikun dhe aktualen e gjendjes psikologjike të personit” tha ajo.

Fakt është, që sot rrjetet sociale janë plot me foto të ndryshme dhe kanë shërbyer për t’u bërë të njohur shumë persona dhe madje të kurohen duke u ngritur nivelin e vetëvlerësimit. Sipas të gjitha gjasave, fotomania do të vazhdojë të jetë ende një fenomen për shumë kohë e në vazhdim.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Dhimbje koke' për trajnerët, UEFA gati t'i vijë në ndihmë Sylvinhos për Europianin 2024

'Dhimbje koke' për trajnerët, UEFA gati t'i vijë në ndihmë Sylvinhos për Europianin 2024