PS-ja i rrëzoi dekretet, Presidenca: Të çmendurit, për t’i shpëtuar shiut, futen në pellg

PS-ja i rrëzoi dekretet, Presidenca: Të çmendurit, për t’i shpëtuar shiut, futen në pellg

TIRANE-Presidenca ka reaguar lidhur me vendimin e shumicës ditën e sotme për të rrëzuar pesë dekrete të Presidentit Ilir Meta. Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi shkruan në “Facebook” se “Të çmendurit, për t’i shpëtuar shiut, futen në pellg”. 

Në postimin e tij, Blushi duke folur me gjuhën e Metës jep argumentet se përse duhen rishikuar dekretet, ndërsa thotë se për të shmangur çdo përgjegjësi nesër, qeveria ka miratuar një rregull të ri, për t’ia kaluar përgjegjësinë Kuvendit, me qëllim amnistimin e gjithë procesit të zhvilluar në paligjshmëri të plotë.

Postimi i plotë
Të çmendurit, për t'i shpëtuar shiut, futen në pellg. Njësoj si e çmendura E., e cila u zhyt edhe sot në llumin e shpifjes, për t'i shpëtuar shiut të së vërtetës, duke lëshuar tymuesen e radhës, me shpresën se do largohet sadopak vëmendja nga keqperdorimi i Kuvendit për mbulimin e PPP-ve të paligjshme që u miratuan sot:

1. Ligji nr.51/2019 dhe Kontrata Koncesionare për segmentin rrugor "Porti i Jahteve – By-pass Orikum - Dukat (Ura e Shën Elizës)”, sipas ofertës vlera totale 70 119 755 euro, dhe pas negocimit dhe dakordësimit ndërmjet palëve vlera do të jetë 67 359 926 euro plus TVSH-në.

Çmimi i dakordësuar midis palëve është 16,784,906 Euro, më i lartë se kostoja e projektit e publikuar nga vet autoriteti kontraktor për konkurim.

2. Ligji nr. 52/2019 dhe Kontrata Koncesionare për ndërtimin e segmentit rrugor Milot-Balldren, ashtu si dhe kontrata Orikum-Dukat janë propozuar, hartuar nënshkruar dhe miratuar në kundërshtim me parimin e shtetit të së drejtës; në kundërshtim të hapur me interesin publik dhe në shkelje të parimit të konkurencës së lirë dhe të barazisë përpara ligjit.

Për rrugën Milot Balldren Çmimi i dakordësuar midis palëve në vlerën prej 213 665 040 Euro plus TVSH është 52,165,040 Euro, më i lartë se kostoja e projektit e publikuar nga vet autoriteti kontraktor për konkurim.

Për t’i dhënë një mbrojtje këtij procesi të paligjshëm, dhe për të shmangur çdo përgjegjësi nesër, qeveria ka miratuar një rregull të ri, për t’ia kaluar përgjegjësinë Kuvendit, me qëllim amnistimin e gjithë procesit të zhvilluar në paligjshmëri të plotë.

Keqardhje për të çmendurën E., e cila pasi u përdor për të nxjerrë me këpucë të kuqe doganat, po ofrohet për t'i nxjerrë dritat e kuqe edhe ekonomisë kombëtare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubi: 04/09/2019 13:57

    Shyqyr qe e kemi kete se ky po nderon. Te cmendurin po kerkojm por spo gjejm. Ky debil eshte si puna atij te dh***** qe pyet keni par ndonje te dhj*****. Shporru legen se na nxorret bojen neper bot.

    Përgjigju
  • Rusi: 04/09/2019 07:18

    President idiot. Por e keqja eshte se ka rreth vehtes staf nen nivelin e tij

    Përgjigju
  • Geri: 04/09/2019 01:52

    Keta tocat e Rames kur drejtesija me vertete do vendoset DUHET TE HYJNE NE BURG SI SHKELASA TE LIGJIT

    Përgjigju
    • ERP: 04/09/2019 08:44

      Te shkoje njehere ky hajduti qe e kemi pare me ze e figure duke vjdhur dhe ja hodhi me truqe proceduriale. Do Zoti pastaj e terheq kemben zvarre e merr me vete kedo qe e ka bere veten per burg, perfishire tocat et edhe ramen vete nese e meritojne.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Kam lindur në Athinë, por jam patriot i atdheut tim': Mario Mitaj: Populli rus i thjeshtë dhe miqësor

'Kam lindur në Athinë, por jam patriot i atdheut tim': Mario Mitaj: Populli rus i thjeshtë dhe miqësor