PS-ja kërkon shkarkimin nga BSH, reagon Malaj: Balla më çoi kërcënime, prisni se do të flas me emra

Anëtari i Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, Arben Malaj ka reaguar pas kërkesës së PS-së për lirimin nga detyra me argumentin se ka shkelur etikën me deklaratat e tij për cështjet ekonomike. Përmes një postimi në Facebook, Malaj thotë se do të flasë me emra konkretë duke treguar gjithcka në procesin e ballafaqimit parlamentar, ndërsa flet edhe për kërcënime paralajmëruese nga kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla.

"Nje sqarim per koleget dhe dashamiresit lidhur me kerkesen e disa deputeteve per shkelja te kodit te etikes??!! E para dhe thelbesorja - vendit tim I kam sherbyer ne cdo kohe me integritet te larte, profesionalzem te thelle dhe dashuri te madhe. 2. Te treja keto vertetetohen gjate pervojes 32 vjecare ne cdo angazhim akademik,shoqerore dhe politik. 3. Ju ka kam paralajmeruan qe u bene perpjekje maksimalen per te mos me rizgjedhur. Per interesat dhe emrat konkrete do te flas fillimisht ne procesin e ballafaqimit parlamentar.

4. Ne respekt te institucionit te Bankes se Shqiperise nuk do te bej asnje deklarate specifike perpara nisjes se ballafaqimit institucionale.

5. Gjithe shqetesimet e mia per sfidat e Bankes se Shqiperise qe nga vetingu per "bankieret miliardere" te cilet cuan kredite jo performuese te vendit deri ne 50% te totalit, me larte se ne cdo vend tjeter dhe debatet per kete ne Bord jane te gjithe te dokumentuara ne proces verbalet e mbledhjeve te Bordit. 6. Kercenimet paralajmeruese mi ka derguar Taulant Balla pas mos pranimt te nderhyrje se tij edhe me SMS me rekomandime partiake ne proceset perzgjedhjes ne Bordin e Bankes se Shqiperise. Shqetesim eshte I protokolluar ne mbledhjen e Bordit te BSH. 7. Fakti qe pas shkarkimit nga Erdogan te Guvernatorit te Bankes se Turqise, ky mund te rast I dyte qe maxhorancat e gjithe pushteteshme shkarkojne nje anetar Bordi te Bankes Qendrore, Vetem profesionalisht me trishton.

8. Veprimi I tyre eshte I paster politike, sepse shkeljet etike materializohet me cenim te reputacionit apo eficences se Bankes se Shqiperise gje qe sipas vleresimeve edhe te institucioneve nderkombetare nuk konstatohen te tilla, por edhe ne 7 mbldhjet mbledhje e Bordit gjate vitit 2019, pas mandatin te ri,( mandarin I pare ishte zvendesues rreth dy vite) nuk ka asnje shqetesim te shprehur ndaj meje per shkelje etike. Mbledhja e fundit ishte ne 3 Korrik 2019. 9. Sfiden e integriteti dhe profesionalizmit e kam perhere te fituar edhe gjyqin e ri partizan e kam te fituar moralisht, do ta fitoj edhe ne rruge gjyqesore po pagat dhe penalitete 7 vjecare kush do ti paguaj 28 deputetet apo taksapaguesit shqiptare? Ky eshte thelbi I shqetesimit profesional. Padia do te jete individuale per cdo abuzues me statusin e deputetit qe ttnin t cenoj integritetin tim njerezor dhe profesional, I keshilloj te kerkojne assistance juridike perpara se te shpifin. E fundit por me rendesishme koleget ne PS e dine shume mire qe midis lirise dhe karrikeve kam zgjedhur dhe do te zgjedh lirine, sepse pa te nuk I sherbej dot vendit tim" shkruan Arben Malaj.

Shqiptarja.com zbardh listën me firmat e 28 deputetëve që firmosën për lirimin nga detyra të Arben Malajt.  Në kërkesën e firmosur thuhet se në vlerësim të sjelljes në raport me publikun mund të konkludohet se Arben Malaj në cilësinë e anëtërit të Këshillit Mbikqyrës në asnjë nga daljet publike nuk ka trajtuar cështje që mund ti shërbejnë publikut për edukimin e tij ose për informimin e publikut për veprimtari të këshillit mbikqyrës në kufijtë e lejuar nga legjislacioni. Sipas socialistëve temat e trajtuar nga Malaj në daljet publike janë të një natyre thellësisht politike të ndryshme nga politikat e rregulluara dhe të mbikqyrura nga Banka e Shqipërisë në kundërshtim të hapur me fushën e kompentencave të ushtruara si anëtarë të këshillit mbikqyrës të BSH, kompetencat e të cilit parashikohen në nenin 13 të ligjit ‘Për Bankën e Shqipërisë’.  Qëndrimet e shprehura publikisht nga Malaj thuhet në kërkesë, 'mund të kenë ndikim negative mbi detyrimet që ia ka ndaj BSH dhe duke qenë se ato shprehin qëndrime dhe vlerësime që janë pjese e analizave politike të lidhura me grupime politike, besojmë se ato dëmtojnë edhe imazhin e BSH, bien ndesh dhe cenojnë pavarësinë dhe integritetin e BSH'.

Qëndrimet e Malajt argumentohet në  kërkesë kanë qenë të vazhdueshme dhe gjatë periudhës zgjedhore për zgjedhjet lokale të datës 30 qershor dhe ky fakt përbën argumente të shtuara për sjellje jo etike dhe në konflikt të hapur me funksionin, me manualin e monitorimit të miratuar me vendim kuvendi dhe me standardet e vendosura të paktën në dy zgjedhjet e fundit. Për këto arsye vlerësojnë socialistët anëtari i këshillit mbikqyrës të BSH është në kushtet e ndalimit të ushtrimit të mëtejshëm të funksionit të tij. Malaj u votua me 107 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim për të qenë pjesë e bordit drejtues të BKSH. Malaj, ish-deputet i PS-së dhe ish-ministër i Financave, u propozua për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të BSH-së nga disa deputetë të Partisë Socialiste. Ai zëvendësoi  në këtë post Ermelinda Meksin, e cila në shkurt të 2016 dha dorëheqjen.

Kërkesa dhe firmat e PS për shkarkimin e Arben Malaj

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

d.ba./r.k./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • Bledi: 16/07/2019 17:52

    Nje pleher me pak. Ekonomist i zoti por njeri pa moral.lepirese edhe intrigant. E meriton te hiqet. Ben mire vetem ekonomin e xhepit te tije!!!

    Përgjigju
  • Sam: 16/07/2019 17:36

    Z. Malaj, pervec aftesive tashme te vleresuara nga PS,por edhe me gjere, perben nje pjese te spektrit disa ngjyresh ne PS dhe nqs edhe me prova argumenton figure korrekte,kete sfide duhet te pakten z.Rama t’a pranoje e t’i thote Taulantit,terhiqu e ndalu beg se ka hendek dhe sa per argumentet e propozimit Taulanti i ka me te medha dhe vetem per ironine qe ai perdor ne cdo dalje ne media eshte “ i konsumuar “ teresisht! Thanks!

    Përgjigju
  • Roberto: 16/07/2019 16:04

    Kur u bene edhe ca qe e benin me qenin te firmosin vaj mehdet

    Përgjigju
  • per politikanet: 16/07/2019 16:02

    kaloresin nga kali e zbret vetem plumbi !!e kane thene te tjere para nesh

    Përgjigju
  • toni: 16/07/2019 15:38

    ti mosmirnjohes fol nje here dhe per leket qe ke vjedhur

    Përgjigju