Dalin pamjet e vrasjes së ish-oficerit Arben Bilali, ja si autorët zbrazën kallashnikovin nga një 'Benz' në lëvizje

Dalin pamjet e vrasjes së ish-oficerit Arben Bilali, ja si autorët zbrazën kallashnikovin nga një 'Benz' në lëvizje

Në foto makina 'Benz' e vrasësve dhe ish-oficeri Arben Bilali nën breshërinë e plumbave

Publikohen pamjet e momentit të ekzekutimit të ish-efektivit të policisë, Arben Bilali, ngjarje kjo e ndodhur mesditën e të mërkurës në zonën e Selitës në kryeqytet (Lexo këtu). 50-vjeçari ka zbritur nga një automjet tip "Volkswagen Golf" me targa të huaja dhe ecën në drejtim të trotuarit, pranë banesës së tij, kur pas tyre afrohet një automjet tip "Mercedes Benz S" i zi dhe me targa të falsifikuara. Sapo Bilali ecën disa metra në këmbë, mes dyshimeve për automjetin që po i afrohet, pasi kthen vazhdimisht kokën në drejtim të vrasësve, këta të fundit zbrazin kallashnikovin mbi trupin e tij duke e lënë të vdekur në vend.  

Pamjet janë shkëputur nga kamera sigurie e një biznesi aty pranë, ndërsa janë transmetuar sot nga Top Channel. Arben Bilali u qëllua me plot 14 plumba. Ai është qëlluar teksa makina ka qenë në lëvizje, duke iu fshehur kështu edhe identifikimit nga kamerat e sigurisë. Autorët dyshohet se e kanë njohur mirë zonën. Për grupin hetimor vrasja e Bilalit ka lidhje me ngjarjet tronditëse në Tiranën e viteve '90, ku janë shënuar disa atentate të përgjakshme mes disa familjeve. Vetë familja Bilali ka qenë në konflikt me atë Xhabafti, duke prodhuar disa viktima. Arben Bilalit i kishin vrarë edhe dy vëllezër, njërin në vitin 1997 dhe tjetrin në vitin 2010 (Lexo këtu), vetëm disa muaj pasi vetë ai i kishte shpëtuar një atentati po në zonën e Selitës. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë