Dalin pamjet e rrëzimit të avionit në Pakistan, ja biseda e fundit mes kullës së kontrollit dhe pilotit

Publikohet biseda e fundit e kullës së kontrollit dhe pilotit të avionit që u rrëzua në Pakistan Në bisedën mes tyre në radio, dëgjohet piloti teksa i shpreh kullës së kontrollit shqetësimin për daljen jashtë funksionit të dy motorëve.

Aeroplani Airbus A320 me 100 pasagjerë në bord ishte nisur nga qyteti Lahore dhe do të ulej në aeroportin e Karaçit. Pak para uljes në aeroport, avioni u rrëzua në një zonë të banuar. Një kamera amatore ka filmuar momentet e fundit të rrëzimit të aeroplanit. Sipas mediave të huaja, deri tani janë nxjerrë të vdekur nga rrënojat 41 persona, por numri pritet të rritet. Ndërkohë, tre pasagjerë kanë shpëtuar mrekullisht. Nga komunikimet në radio, piloti u përpoq të ulte avionin pasi raportoi se dy motorët nuk funksiononin. Kulla i dha leje të ulej në njërën nga dy pistat e aeroportit. Dymbëdhjetë sekonda më vonë, piloti lëshoi një tjetër sinjal emergjence. Pas këtij momenti nuk pati tjetër komunikim, ndërsa dëshmitarët thanë se para rrëzimit, aeroplani përplasi një antenë të telefonisë celulare.


Lajmi kryesor:

Pakistan, rrëzohet avioni me 100 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit në bord (FOTO+VIDEO)


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale