Publikohet drafti i amnistisë fiskale/ Përjashtohen zyrtarët e lartë të shtetit! Falja zgjat 1 vit dhe do jetë me 3 fasha tatimi

Publikohet drafti zyrtar i qeverisë për amnistinë fiskale. Projektligji krijon premisat për një amnisti fiskale dhe penale me një afat 1-vjeçar. Ky projektligj që tashmë është hedhur për konsultim publik synon garantimin e procedurave transparente për të mundësuar ligjësimin e pasurive të padeklaruara dhe/ose të paregjistruara tërësisht apo pjesërisht.

Përfitues të amnistisë do të jenë shtetasit shqiptar pavarësisht se ku jetojnë.

Do të jenë personat fizik dh juridik, tatimpaguesit rezident në vend si dhe individët rezident tatimor në Shqipëri, pavarësisht shtetësisë së tyre.

Nuk do të përfitojnë funksionarët e lartë të shtetit, që nga presidenti, kryeministri, ministrat deputetët e deri tek nëpunësit civil, prefektët, drejtor, prokuror, gjyqtar apo edhe drejtues të policisë. Po ashtu përjashtohen subjektet të cilët brenda tre viteve të fundit kanë qenë mbajtës të detyrave apo funksioneve të larta, personat me të shkuar kriminale apo ata që janë akuzuar për financim të terrorizmit.

Në ndryshim nga drafti i zbuluar nga Report TV tashmë përfitues nuk do të jenë funksionarët e lartë të shteti që kanë mbajtur poste deri në vitin 2017, pasi kjo pikë është hequr nga drafti final.

Deklarimit vullnetar i pasurive do të kryhet pranë një strukture që do të ngrihet në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, pranë bankat e nivelit të dytë përfshirë edhe institucionet financiare, në sportel apo online. Do të ndiqen disa hapa për të deklaruar paratë.

Me regjistrimin e pasurisë, detyrimet tatimore të subjekteve përfitues, konsiderohen të paguara rregullisht, nuk do gjobiten, nuk do ndiqen penalisht, dhe nuk do të kërkohet justifikimi i burimit të të ardhurave.

Për deklarimin e pasurive do të aplikohen tre fasha tatimi. Ata që deklarohen në 4 muajit e parë do të paguajnë tatim 5%, të dytët 7% dhe të fundit që deklarojnë pasurinë paguajnë 10%.Aktualisht kush deklaron pasurinë paguan 15% tatim mbi vlerën.

( Kliko këtu ) Drafti i plotë

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:01
Ministria e Financave nis konsultimet me ekspertët për Amnistinë Fiskale

Pas publikimit të draftit, Ministria e Financave nis konsultimet me ekspertët për Amnistinë Fiskale. Takimet e para kanë që janë zhvilluar janë me  shoqatën e bankave, dhomën e industrisë dhe këshilli tatimor.

Postimi i Anila Denajt:

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka zhvilluar sot tri takime të njëpasnjëshme me grupet e interesit, duke filluar zyrtarisht procesin e konsultimit publik për Projekt Ligjin, “Për Amnistinë Fiskale dhe Penale për Subjektet që bëjnë Deklarim Vullnetar të Pasurive". Në takimet me anëtarët e Këshillit Tatimor, përfaqësues të  Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë dhe Shoqatën e Bankave, diskutuam mbi projektligjin në parim dhe mbi detajet e tij teknike. Ky projektligj është një mundësi, për legalizimin e pasurisë së krijuar nga inidividët dhe bizneset, përmes punës së ndershme. Deklarimi vullnetar i pasurisë informale të krijuar në 30 vite do të zgjasë një vit, kundrejt një tatimi të posaçëm në varësi të kohës së deklarimit:

4 mujori i parë - 5% tatim

4 mujori i dytë - 7% tatim

4 mujori i tretë - 10% tatim.

Përjashtohen nga kjo amnisti të gjithë subjektet, të cilët mbartin apo kanë mbartur detyrim për deklarim të pasurisë (zyrtarë  politikë) apo subjekte të përfshira në veprimtari kriminale. Për më shumë informacion, klikoni në

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sheqere: 08/07/2020 06:41

    Nese plotesohen kushtet per te bere aministi, pra p.sh. nese amnistia kryhet per nje sektor te caktuar qe te legalizohet dhe te vazhdoj te qendorj me pas i legalizuar dhe jo te kerkoje me pas aministi pas amnistie, atehere ai duhet te mbuloje vitet para 2013, sepse ne te kundert kjo qeveri eshte ne konflikt interesi. Kjo qeveri eshte votuar per te administruar drejt jeten ekonomike, sociale, kulturore etj, e jo per te legalizuar deshtimet e veta.

    Përgjigju
  • A. N.: 07/07/2020 14:02

    Sikur do behej per emigrantet ky ligj dhe jo per individe me banim ne Shqiperi

    Përgjigju
    • Rom6: 08/07/2020 07:58

      Ku ka emigrant me letra qe ka leke ne te zeze ne Evrope?,vetem ato qe bejn 3 mujor ne greqi per te vjel ullinj ne Greqi jan ne te zeze per 800€ ne muaj,ai i sjell per tu ushqyer,,,,kjo e emigranteve eshte perralle me Mbret

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Gazetari Xhunga: Berisha nuk zbret nga kati i 8-të, Rithemelimi më i izoluar se talebanët

Gazetari Xhunga: Berisha nuk zbret nga kati i 8-të, Rithemelimi më i izoluar se talebanët