Publikohet drafti i Venecias: Ligji Anti- Shpifje i paqartë, s'është gati për miratim! Qeveria ta rishikojë

TIRANË- Paketa antishpifje e qeverisë shqiptare nuk ka marrë "ok" nga Komisioni i Venecias, i cili në draft- opinionin e publikuar ditën e sotme, kërkojnë rishikimin ë saj. Në draftin e siguruar nga Report TV, thuhet se ky ligj nuk është gati për zbatim, pasi ka paqartësi dhe ndikon në lirinë e fjalës.

"Komisioni i Venecias konsideron se projekt-ndryshimet nuk janë gati për miratim në formën e tyre aktuale. Ligji vuan nga paqartësia dhe ka të ngjarë të ketë një “efekt të ftohtë” duke shtypur diskutimin e lirë dhe fjalimin politik", shkruhet mes të tjerave në draft.

Sipas tyre, kjo paketë mund të sjellë më shumë dëme se të mira nëse do të vihet në zbatim siç u votua nga parlamenti në dhjetor të vitit 2019, për këtë arsye rekomandojnë rishqyrtimin e saj.

"Komisioni i Venecias rekomandon të rishqyrtojë miratimin e projekt-ndryshimet në ligjin nr. 97/2013 (dhe draft-ndryshimet në lidhje me Ligjin nr. 9918/2008), siç u votua nga Parlamenti në Dhjetor 2019. Problemet e identifikuara nga autoritetet mund të jenë serioze, por mjetet ligjore të futura në projekt-ndryshimet mund të bëjnë më shumë dëm sesa mirë", vijon 'Venecia'.

Duke u ndalur te Autoriteti i Mediave Audio Vizive (AMA) , e cila me ndryshimet e bëra merr kompetenca të zgjeruara, Komisioni i Venecia e vlerëson si të gabuar, me argumentin se nuk duhet t'u jepet "fuqi shtesë" një organi për të cilin ka dyshime për pavarësinë e tij. Për këtë arsye, 'Venecia' rekomandon ngritjen e një organi vetë-rregullues.

"AMA-s i jepen fuqi të mëdha administrative në lidhje me median online. Kjo është problematike në lidhje me lirinë e shprehjes së mediave online duke pasur parasysh se ekzistojnë dyshime për pavarësinë e atyre organeve; këto fuqitë e reja nuk duhet t’u besohen atyre organeve pa siguruar më parë se ato janë mjaftueshëm të pavarur nga partitë politike, bizneset e mëdha të mediave ose korporatat e tjera interesat e lidhura me politikën. Komisioni i Venecias inkurajon autoritetet shqiptare të mbështesin ngritja e një organi vetë-rregullues që funksionon në mënyrë efektive që përfshin të gjithë aktorët përkatës në fushën e mediave dhe të afta për të siguruar një sistem efektiv dhe të respektuar të mediave përgjegjshmëria në fushën e mediave online. Do të jetë gjithashtu e dobishme për të rishikuar metodën e zgjedhjes së AMA dhe anëtarët e KQ, për të siguruar që këto organe të kenë një pluralist përbërje që përbëhen nga individë të kualifikuar", thuhet në draft, kopjen e e cilës Report Tv e disponon.

Komisioni i Venecias kritikon edhe gjobat e larta në rast të shkeljeve të ligjit nga mediat “online”, që variojnë nga 100 mijë deri në 800 mijë lekë. “Jashtëzakonisht problematike për lirinë e mediave në kontekstin shqiptar është natyra e ashpër dhe me efekte të mëdha negative e gjobave. Gjobat jashtëzakonisht të larta paraqesin një kërcënim me efekt pothuajse aq të ftohtë sa burgimi, megjithëse më shumë tinëzarë” mund të shihet një mënyrë indirekte për të ushtruar presion në media. Komisioni i Venecias nuk mbështet gjithashtu parashikimet ligjore të cilat nuk garantojnë pezullim të gjobave ndaj mediave “online” në rast ankimimi në gjykatë”, thuhet në raport.

Paketa Anti-shpfije u dërgua në "Venecia" nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dhe OSBE, ndërsa mazhoranca bëri "një hap pas", duke mos e votuar në Kuvend pa marrë parasyh opinioni e Komisionit të Venecias. 

(Kliko këtu) Për draftin e plotë

Çfarë parashikonte ligji 'Anti- Shpifje' që u votua me 82 vota pro, 13 kundër dhe 5 abstenim nga Kuvendi, por presidenti Ilir Meta e kthehu mbrapsht? Ligji i ndryshuar rriti gjobat ndaj portaleve, nga 400 mijë lekë, në 600 mijë lekë maksimumi, ndërkohë që për televizionet vlera mbeti e pandryeshuar, 1 milionë lekë. Kur portali nuk zbaton vendimet e Këshillit të Ankesave (në varësi të AMA-s) dhe nuk publikon përgënjeshtrimet, gjoba shkon deri në 800 mijë lekë. Dhe vetëm kur kapet në shkelje më shumë se 3 herë brenda vitit, portali gjobitet akoma më shumë, duke shtuar 50% të vlerës së gjobës. Me ndryshime e fundit, edhe nëse një shkrim ka përmbajtje me pornografi me fëmijë, vepra me qëllime terroriste dhe shkelje të sigurisë kombëtare, portali nuk mbyllet siç ishte në draftin paraprak, por lajmi sfumohet me ndërhyrjen e AKEP, dhe kërkohet të fshihet vetëm përmbajtja që është cënuese.

Paka Anti-shpifje është kundërshtuar nga komuniteti i gazetarëve në vend, të cilët dolën edhe në një protestë duke e cilësuar si një censurë të lirisë së shprehjes, por mazhoranca nga ana e saj kërkon që të ketë ndryshime në ligj, në mënyrë që jo kushdo të ketë mundësi të shpifë për këdo, pa patur asnjë fakt.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 06/06/2020 00:57

    ESHTE PER TU HABITUR SI MERRET VENECJA ME IDJOTIZMAT E ED RAMES DIKUSHI NGA VENECJA DUHET TJA THOTE ANGLISHT SE SHQIP IDJOTI NUK MERR VESH shut a fack up MJAFT ME ME IDJOTIZMA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Basha nga Strasburgu: Asambleja e KiE votoi propozimi tim për konfiskimin e aseteve ruse për rindërtimin e Ukrainës

Basha nga Strasburgu: Asambleja e KiE votoi propozimi tim për konfiskimin e aseteve ruse për rindërtimin e Ukrainës