Publikohet filmi i parë për koronavirusin vdekjeprurës (VIDEO)

Publikohet filmi i parë për koronavirusin vdekjeprurës (VIDEO)

Foto nga filmi

Koronavirusi është tema aktuale në të gjithë botën, i cili ka shkaktuar deri më tani 107 e mijëra të infektuar.

Përhapja e tij me një shpejtësi marramendëse, ka sjellë panik dhe frikë në shumë vende të botës.

Gjithçka nisi në Kinë, por ka të infektuar edhe vende të tjera të botës, ku së fundmi në Gjermani dhe Francë.

Së fundmi ka dalë edhe filmi me metrazh të shkurtër nga aktori, regjisori dhe shkrimtari Blake Ridder.

Ai tregon një student që jeton në SHBA dhe shkon të vizitojë prindërit e tij në Kinë.

Por kur kthehet ai shfaq simptoma si kollë, temeraturë e këputje.

Gjendja e tij vjen duke u përkeqësuar deri sa ndërron jetë.

Është një film prej 7 minutash që tregon didtët e fundit të studentit kinez Blake Ridder.

Filmi është realizuar nga vetë ai, ku është i vetmi aktor.

Ridder lindi në Shanghai të Kinës, por më vonë u transferua në Mbretërinë e Bashkuar me prindërit e tij në moshën 9-vjeçare.

Si aktor, ai njihet për “Apostullin” (2018).

Si regjisor / shkrimtar, ai është i njohur për filmin e shkurtër “Çfarë ndodhi me Kali” (2018).

Gjithashtu Blake është shfaqur edhe në role të tjera të vogla.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Kam lindur në Athinë, por jam patriot i atdheut tim': Mario Mitaj: Populli rus i thjeshtë dhe miqësor

'Kam lindur në Athinë, por jam patriot i atdheut tim': Mario Mitaj: Populli rus i thjeshtë dhe miqësor